Pjesa 17

75 10 3
                                    

15 dhjetor.
Zakonisht mengjesi kohet e fundit me zinte ulur ne kolltukun ngjyre jeshile dhe me vija te verdha perballe makines se shkrimit, ndonjehere ne shtrat perballe laptopit. Mbremja ishte e vetmja kohe kur mund te shkruaja, diten edhe te me denonin me vrasje nese nuk shkruaja, nuk e beja dot.

Si shume here te tjera, mengjesi i 15 Dhjetorit me zuri duke shkruar.
Ishte ora 5 e mengjesit kur nje ere e forte filloi te fishkelleje ne deget e pemve te zhveshura, ne hapasirat ku bashkoheshin kanatat e dritareve, ne hapsiren e holle poshte deres.
Dimri i vertete kishte ardhur dhe une ndihesha aq mire kur ndjeja eren e ftohte te me perkedhelte floket, te me cponte poret e lekures, te me bente syte te lotonin teksa rrija me brrylat mbeshtetur ne parmakun e dritares.
E adhuroja dimrin, rruget e hirta e te thata nga i ftohti, njerzit mberthyer deri ne fyt me xhupa te trashe, vajzat me xhupa e me shallin mbeshtjellur rreth qafes, qe u skuqeshin faqet, buzet, hunda.
Ate mengjes ndihesha me mire se nje mengjes me pare, sapo kisha mbyllur perfundimisht librin dhe nuk doja te pendohesha e te hidhja cdo flete si c'kisha bere dy vitet e fundit, keshtuqe te nesermen do e dergoja ne shtepine botuese qe merrej gjithmone me librat e mi.

I pergjumur, me syte e kuqur per gjume, hunden e kuqe nga i ftohti dhe buzet e thara, u nisa per ne 21-sh.
Hodha mbi krah xhupin ngjyre te zeze, mbeshtolla qafen mire me shallin e hirte dhe dola ne rrugen e thate e te boshatisur.

Personi me te cilin kisha bere edhe tre librat e tjere, me premtoi se do e lexonte brenda dy ditesh dhe do me kthente pergjigje.
Sapo dal nga shtepia botuese, ne shkallen e fundit qe zbrita qe bashkohej me pas me trotuarin, shoh vajzen me te cilen kisha fjetur pak dite me pare, e cila ndaloi sapo me pa, hodhi syte perqark sikur kishte frike se mos e shikonte ndokush, e me pas m'u afrua me hapa te ngadalte.

- Me paske genjyer, e dija qe ishe shkrimtar, maskara, - thote ajo duke buzeqeshur.
- Gabon, erdha te interesohem per nje mikeshen time, - ja ktheva teksa shkembyem nje perqafim te vogel ne forme pershendetje.
- Ndonje mike qe kur mbaron se beri seks iken fshehurazi? Apo ndonje mike e vertete, - me thote nderkohe qe me fut krahun ne krahun tim dhe po capiteshim me hapa te ngadalte.
- Mos prisje te sillja mengjesin ne shtrat? Nuk jam tip i tille. - Ja ktheva dhe ajo buzeqeshi.
- Jo aspak, nuk me pelqejne meshkujt te tille, por mund te me pershendesje para se te ikje.
- I urrej pershendetjet kur largohem ose kur njerzit largohen, nuk dua as ti pershendes as te me pershendesim.
- Ti je shume i cuditshem, i ftohte akull, ke nje shikim sikur brenda ke nje Siberi brenda ne shpirt dhe mua me pelqen kjo gje.
- Qe une kam nje Siberi ne shpirt apo qe jam i cuditshem?
- Te dyja, mendoj se Siberia qe ke perbrenda te ben kete qe je, i cuditshem, menefregist, i ftohte. Eshte mbrojtja me e mire qe mund te perdor nje njeri ndaj ndjenjave dhe ti je frikacak, ke frike te ndjesh, apo e kam gabim, - thote ajo duke me shikuar ne sy mbasi ndalon per pak hapat.
- Aspak. Ke shume te drejte, por te ben edhe keq nga njera ane dhe mire ne anen tjeter. Gjithsesi me duhet te iki tani, ja kthej duke shkeputur krahun nga krahu i saj.
- Cdo besh sonte? - me pyet nderkohe qe largohesha.
- Here tjeter, jam i zene sonte, u pergjigja me pas nuk e ktheva me koken mbrapa.

Ajo ishte si zjarr ne dimer, te bente t'i afroheshe cdo here e me shume per te ndjere ate ngrohtesine, te thithte me paraqitjen qe kishte, buzet, syte, menyra si shikonte, trupi, e parezistueshme nese qendroje per pak prane saj.
Por kete here duhet te duroja te mbysja vetmine brenda meje, ta vrisja une vete dhe jo te tentoja ta vrisja me njerez te tjere, menyre qe me bente te ndihesha akoma me vetem...

Vajza Nga Tiranaजहाँ कहानियाँ रहती हैं। अभी खोजें