pjesa 58

187 8 1
                                    

Ne ate moment heshta dhe vetem degjoja ate teksa fliste dhe me tregonte per jeten e saj qe si c'e quante ajo ishte nje jete e kalbur dhe tashme e mbyllur.
  - Une e di cdo ndodh me jeten time Erman dhe kjo eshte e tmerrshme.
Eshte e tmerrshme te mos kesh supriza nga jeta, te dish se cdo besh deri ne vdekje, te jesh nje shtepiake, brenda nje shtepie te madhe, te rritesh femijet dhe te gjesh ngushellim tek librat per te thyer sadopak monotonine, e ndersa tim shoq do e shoh nje here ne jave apo ndoshta edhe me rralle nga c'shikoja une tim ate apo ime me burrin e saj.
Ndaj u dashurova me ty, sepse ti i jep jetes time efektin suprize, sepse e di qe ti do jesh aty duke zhgarravitur neper letra, duke tymosur cigare ne ballkon, duke udhetuar me motorr se bashku dhe shume gjera te tjera, e kupton? ti hap dyert e imagjinates time dhe une pa ty jam si nje njeri pa endrra, pa imagjinate, e vdekur e gjalle. - Me thote ajo nderkohe qe lotet i rridhnin neper faqe dhe i pikonin ne filxhanin e cajit.
  - Kjo eshte ajo qe ti zgjodhe Ester.
Ajo ngre koken dhe me shikon me syte e skuqur e te degezuar brenda.
  - Ti nuk di asgje ne lidhje me cfare zgjodha une, per mua zgjodhen te tjeret, zgjodhi jeta. Im ate mendon se ai eshte i duhuri per mua, sepse shoku i tij eshte burre me norma, tamam burre dhe i biri eshte gjithashtu burre, sepse eshte ushtarak dhe une do jem mire me te sepse ai do kujdeset per mua, por e di qe s'do ndodh keshtu por edhe sikur te ndodh une nuk dua, nuk dua te kujdeset dikush per mua, dua dike qe ta dua, qe me keqtrajton, si ty, qe me godet nje here, pastaj me perqafon me jep nje puthje qe ma ndalon rrotullimin e qenies, qe largohesh dhe me pranon kur vij te ty e lagur edhe pse te kam bere keq, qe me jep caj, me mbulon, me zhvesh, me shan, bertet, kjo eshte kujdesje per mua. Dua te me duan, jo te kujdesen dhe une e di qe ti me do pavarsisht se ti s'e ke belbezuar kurre fjalen te dua une e di qe me do, ja kjo eshte ajo qe dua. - Shtoi teksa lotet vazhdonin ti rridhnin neper fytyre dhe une e degjoja i ulur perballe saj.
  - Atehere hiq dore, bej ate qe do.
  - As kete nuk e bej dot, im ate sic e di eshte ushtarak, i ati i atij dhe ai gjithashtu jane te tille dhe per ata fjala eshte teper e rendesishme, rregulli, ligji, eshte dicka e shenjte sepse jane rritur me frymen e shtypjes dhe do shtypin edhe pse pavetedije. Im ate po vdes nga kanceri dhe nese une dal nga fjala do jete ai qe do e vuaj me shume, ndoshta edhe t'i ndodh ndonje gje e keqe per shkak te dobesise qe ka per kete fejese dhe per "nderin".
  - Atehere cdo besh? - e pyes dhe ajo ngre serish syte larte duke me shikuar nderkohe qe dridhej.
  - Asgje, do qendroj ne vend, sepse sido qe te leviz do i bej keq dikujt.
  - Atehere ti zgjedh te me besh keq mua.
  - Mos e shiko ne kete menyre, shikoje si c'eshte ne te vertete, qe mundesite e mia jane keto dhe une nuk bej dot asgje, - me thote duke me vendosur doren mbi doren time
  - Me kupto dreqi ta haje, kam nevoje te di qe ti me kupton, - shton duke bertitur mes te qarash dhe ishte pikerisht dora ime mbi faqen e saj qe i qetesoi lotet qe rridhnin si pika shiu ne siperfaqen e xhamit, qe i qetesoi frymarrjen.

Mengjesi ishte i pashmangshem per te ardhur, nuk ndalej lindja e diellit, ashtu si edhe ikja e saj dhe kete here pergjithmone.
Nje shkreptime tronditi kodren ku ndodhej shtepia dhe dritat u shuan.
Ndeza nje kunje shkrepse dhe fytyra e saj u ndricua, buzet e kuqe, syte e skuqur, floket e lagur, qukat ngjyre kafe te hapur, hunda e vogel, mjekra, faqet e kuqura ne mollza.
Me pas serish erresire.
Nje tjeter kunje shkrepse ndricoi serish dhomen.
Heshtja pllakoste dhomen si te ishte melodi e erresires.
Degjoheshin vetem frymarrjet tona qe nxirrnin avull e me pas serish heshtje.
  - Bej dashuri me mua, - tha ajo dhe zeri saj i qete me krijoi pershtypjen sikur m'u fut ne gjak dhe kaloi neper cdo qelize derisa ndaloi ne epiqender te shpirtit.
  - Bej dashuri me mua Erman, dua te ndihem e jotja ne te gjitha kuptimet. Me bej te ndjej dashurine deri ne rreze te shpirtit, me bej te djersij, te uleras, te ndjej dhimbjen nga ty, te ndihem si ngjale ne duart dhe krahet e tu.
  - Bej dashuri me mua te lutem, - shtoi ajo dhe zeri kalonte neper erresire, neper venat e mia e me pas binte ne fund te shpirtit si nje pike uji qe shkeputet qe nga lart kapakut te pusit dhe me pas bie ne fund te tij duke krijuar vale...

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Oct 11, 2021 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now