Pjesa 24

68 7 0
                                    

Makina doli nga rruga Myslym Shyri dhe perfunduam drejt rruges Muhamet Gjollesha, e cila te dergonte drejt zogut te zi.
Nderkohe qe ajo ngiste makinen, i qete dhe i rehatuar ne sendilje e veshtroja teksa mbante cigaren me njeren dore dhe me tjetren drejtonte makinen. 
Dritarja gjysem e hapur lejonte eren te futej brenda dhe te luante me floket e saj, te cilet rremujshem i dergonte nga te gjitha anet, ndonjehere edhe neper fytyre, ndersa ajo, i largonte me dore dhe buzeqeshte duke me shikuar here pas here.
Me pelqente momenti kur floket i ngatrroheshin neper fytyre, nderkohe qe ajo kishte cigaren mes buzesh dhe drita e makinave perballe i ndriconte fytyren per nje sekond.

  - Pse me shikon? - me pyet teksa ngiste makinen.
  - Sepse je e bukur, me magjeps dhe nuk e shmang, - i pergjigjem dhe ne cdo here qe shikimi saj perplasej me shikimin tim kur dritat e makinave na ndriconin fytyren, me dukej sikur mbushesha thelle ne qenien time me nje lloj ndjenje qe veshtire te shpjegohet, ndjesi si ajo kur sheh nje enderr qe po fluturon.
Ajo buzeqesh dhe hesht.
Po shkojm per ne Durres, te pakten keshtu dukej pasi u futem ne autostrade.
Qielli eshte i paster kristal dhe yjet duken aq qarte dhe aq te bukur, rruga e qumshtit, kasiopea, nje grumbull yjesh pak me tej e me pas miliona te tjere.
Por prap shikimi im shkon ne fytyren e saj dhe aty ndalon per minuta me radhe pa u lodhur.
Nuk e kisha ndjere kurre ate ndjesi me pare per nje femer, te ndaloja dhe ta shikoja me aq adhurim.
Merrja fryme lirshem, pa friken se e nesermja do vinte dhe do niste serish nje dite monotone dhe e trishte.
Ajo sapo kishte nisur t'i jepte ngjyre jetes time ne aq pak kohe dhe ndihesha aq mire dhe aq i friksuar ne te njejten kohe.

Ne hyrje te Vores ajo futet ne nje rruge dytsore e cila te dergonte drejt e ne nje fshat ngjitur me qytezen e Vores.
Me pas ne nje rruge te shtruar me beton qe ngjitej ne nje koder te larte dhe per pak minuta gjendemi buze nje liqeni te vogel privat, qe dukej ngjyre bojqielli per shkakt te henes qe reflektohej mbi te, reflektim ne te cilin dukeshin edhe pemet e mbjellura rreth tij, kodrat, qe ngadale zbeheshin ne erresire ku hena e perfundonte shkelqimin e reflektimit te saj.

Ulemi ne nje rreze kodre te vogel.
Kembet sa nuk preknin ujin qe flinte i qete ne shtratin e tij.
Gjethet e pemve qe kishin veshur kodret kudo feshferinin lehtasi, aq sa per te te vene ne gjume.
  - Ketu vij shpesh here kur kam nevoje te mendoj, eshte streha ime e fshehte, - me thote teksa mban koken mbeshtetur ne gjunjet e mbledhur.
Dhe vertete ishte nje vend i fshehur, ne thellesi te nje fshati te vogel, thelle kodrave, mbuluar me peme, ku nuk degjoja asnje ze, asnje zhurme makine, vetem qetesi dhe nje melodi e lehte e gjetheve qe griste embelsisht qetesine.
  - Erman, do me tregosh dicka?
  - Cfare?,  - e pyes duke e shikuar nderkohe qe mbante shikimin per nga fundi i liqenit qe ndodhej fare pak larg.
  - Vertete mendon se pikturat e mia jane te shpifura? Sepse qe heren e fundit ne ekspoziten ne Durres nuk kam pikturuar dot me, -me thote duke kthyer koken nga une dhe hena i ndrycon gjysmen e fytyres ne krahun e majte.
Buzeqesha.
Vendos doren ne faqen e saj dhe i perkedhel me gishtin e madh mollzen e faqes, fytyra e saj merr nje pamje te embel e te relaksuar te shoqeruar me nje buzeqeshje te imet.
  - Mendoj se jane te mrekullueshme, ashtu si ty.
  - Vertet mendon keshtu apo ma thua per te me bere qefin? - vazdon ajo.
  - Vertete, por pse duhet te kishte rendesi mendimi i nje te huaji, sa te ndalje se beri ate qe do! - e pyes dhe ajo kthehet serish per nga liqeni, kete here duke rremuar ne ranishten e shtufit me nje shkop te vogel.
  - Sepse per mua ti ke qene gjithmone force,  - thote dhe serish kthehet nga une, kete here me nje pamje disi te trishte ne fytyre.
  - Lexoja librat e tu dhe mbushesha me shprese, pavarsisht se jane teper te trishta, brenda tyre ka dicka qe mendoj qe nuk jam e vetmja qe e kam lexuar edhe pse nuk eshte e shkruar me shkronja, cdo gje shkon keq ne librat e tu, por cdo gje rregullohet, sikur ti ke dashur te thuash qe sado keq te behet gjithmone vjen momenti kur behet mire. -  shtoi ajo dhe me pas buzeqesh me cepin e buzes.
  - Ndoshta, por se kam bere me qellim, ndoshta edhe une e le te kuptohet ate gje per t'i thene vetes se ka shprese, se gjerat do behen mire, se jeta eshte bukur dhe dashuria eshte e tille.
  - Ke dashuruar? - me pyet duke u kthyer teresisht nga une kete here edhe me trup.
  - Mendoj se jo, nuk e di.
  - Po si mund te shkruash atehere per dashurine kur nuk ke dashuruar, - shtoj ajo.
  - Po ti pse pikturon vende ne te cilat s'ke qene kurre? Ose vende qe nuk ekzistojne, sepse ti do qe bota te kete vende te tilla, njerez te tille, peisazhe te tilla, ashtu edhe une shkruaj per dashurine si c'do doja te ishte ne te vertete...

Vajza Nga Tiranaحيث تعيش القصص. اكتشف الآن