Pjesa 46

54 5 0
                                    

Cdokush ka te drejte te jete si te doje, te beje c'te doje, te kete c'te doje, por pa i bere keq askujt, sepse me pas nuk eshte liri.
E teksa shikoja syte e saj, me nuanca drite te vaket, drita te dyqaneve perreth qe pasqyroheshin aty, mendova se kisha perballe nje njeri edhe me egoist,me te eger, me te pandjeshem se veten.
Ate nate ne Teater u rrezuan shume gjera, pervec njeres nga aktoret qe ra nga shkallet e improvizuara, ra edhe imazhi i Ester qukaloshesh ne syte e mi, mendimi qe kisha per te si njeri, si qenie.
Syte e saj ndaluan se dukuri te bukur.
Buzet e saj nuk me ndjellnin me deshiren per t'i puthur deri ne fund te kohes, as floket nuk kisha me deshire t'ja perkedhelja.
Trupi i saj me dukej si nje godine qe brenda nuk mbante kurrfare gjeje dhe une, une nuk doja me te ferkoja lekuren time me ate trup, as te ndjeja aromen e atij trupi.
Pra, ate nate rane shume gjera, aktorja nga shkallet, Ester qukaloshja, rash une, imazhi i saj im per te, por kishte dicka qe mbahej fort te mos binte, ndjenja.
Pavarsisht gjithckaje, nuk mund ta urreja dot per shume gjate, e ndoshta kjo s'kishte te bente aspak me te, por me menyren si isha une.
  - Erman, c'po mendon? - me foli ajo duke me nderprere mendimet qe me ishin bere lesh e li ne koke.
  - Asgje, - pergjigjem duke u munduar te mos e shoh ne sy.
  - Nese truri i njeriut ndalon se menduari sikur edhe per nje minute atehere ai njeri eshte me i zgjuari ne bote, - me thote ajo me sens humori.
Une nuk qesha, thjesht vura buzen ne gaz, por jo per gjerat qe po thonte ajo, thjesht me bente te buzeqeshja fakti se sa larg mund te shkoi pafytyresia e nje njeriu, hipokrizia, duke menduar keto me lindi ideja t'i mbaja lojen, vetem dhe vetem per te pare deri ku do arrinte ai njeri.
  - E di qe me mungove? - i them dhe ajo buzeqeshi ne moment, sapo thashe shkronjen e fundit te fjales "mungove".
  - Jo me shume se ti mua, - shton ajo pas meje dhe vjen ulet ne prehrin tim duke me perqafuar.
Perqfimi ishte po i njejte si me pare, i thelle, i ndjere dhe me magjine e te harruarit te marri fryme.
- Edhe ti me mungove jashtzakonisht shume, aq sa nuk ja ke idene, - shtoi me pas me ze te ulet dhe me nje ton melankolik teksa mbante mjekren mbeshtetur ne supim tim.
  - Ka ndonje gje qe do te me thuash apo tregosh? - e pyes dhe ajo tundi koken ne shenje mohimi teksa e mbante mbeshtetur te une.
E pyeta me teper per veten, keshtu mund te hiqja dore nga ajo qe doja te beja nese ajo me tregonte, per t'i dhene edhe nje mundesi qe te pakten te ndryshoja mendim per te lere pastaj c'do ndodhte me pas, por vazhdoi po e njejta gje, ajo, hipokrizia e saj, mashtrimi, genjeshtrat dhe pafytyrsia qe tashme i shikoja te vendosura ne maje te karakterit te asaj, asaj qe deri para pak ditesh ishte ne syte e mi e brishte, qe kishte nevoje per shume dashuri dhe qe dinte ta donte dashurine, por nese ajo kishte vendosur te vazhdonte lojen atehere edhe une do beja te njejten gje.

Nuk eshte se kurre nuk kisha ndjere dashuri, kisha ndjere dashuri por jo per dike, por per dashurine.
Me pare gjithmone kisha qene i mendimit se kur dy njerez duhen fort, nuk duhet te duan njeri-tjetrin, por dashurine qe kane per njeri tjetrin, ajo duhet dashur fort, dashuria.
Eshte e vertete qe njerzit ndryshojne, buzet thahen, syte skuqen e behen me degzime brenda, faqet rrudhen, trupi tkurret, por dashuria jo, kur ajo eshte e vertete, nuk ndryshon dhe as tkurret kurre.
Kjo eshte ajo qe kisha dashur gjithmone, nje njeri qe di te doje dashurine qe kam per te, dashurine qe ka per mua dhe dashurine qe kemi te dy.
Ne nje mardhenie jane pese gjera per tu mbrojtur, tre dashurite dhe dy jane njerzit qe jane ne ate mardhenie.
Sepse dreqi ta haje shkencerisht eshte vertetuar qe njerzit kane akses ne 10 perqind te trurit, por akses ne shpirt nuk ka askush mbi veten, pervec dikujt, atij qe dashurojme.
Dhe kur ne nuk perdorim dot 90 perqind te trurit dhe as 1 perqind te shpirtit, vjen dikush qe ate 10 perqind te trurit na e shkerdhen apo qeteson brutalisht, pastaj edhe 100 perqind te shpirtit, nuk mendon se ky njeri qe ka akses kudo ne ty, duhet dashur fort? Duhet mbrojtur fort?
Epo une mendoj se po.
Shpirti une eshte i kycur dhe dikush tjeter i ka celsat dhe ky dikush, ka fuqine te beje cte doje brenda tij, ta beje te lumtur por dhe ta shkaterroje...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now