Pjesa 25

69 7 1
                                    

Ajo buzeqesh serish, kete here duke me veshtruar ne sy.
Nuk mund ta ndalja dot ate qe po me ndodhte, ishte si t'i dilja para diellit per ta ndalur te lind, apo te ndalja dallget e detit, e kisha te pamundur dhe ndihesha i pafuqishem per ta ndalur.
Ajo ishte me e forte se une, ishte femer nga ato te cilat ta bejne jeten lemsh si te duan e me pas kane ne dore edhe ta ndertojne edhe ta shkaterrojne sa here te duan.
Kush isha une te ndalja ate qe per te cilen miliona libra ishin shkruar, miliona kenge dhe sifoni ishin kompozuar, te ndalja ate rreth te ciles rrotullohej bota, dashurine. Nuk mundesha dot, ndihesha si nje i dobet perballe nje gladiatori qe me zgerdhinte ne dru dhe une nuk mund te beja asgje.

  - I kam lexuar librat e tu, disa here, shume here dhe gjithmone qendroja ne pritje te botimit te rradhes. Me pas kaluan dy vite dhe mendova se nuk do vinte kurre dita kur ti do shkruaje serish, - me thot ajo.
  - Eshte nje nga gjerat qe dua ta bej sepse dua, jo sepse duhet. Njejte si me ty, nuk mund te pikturosh nese nuk te pikturohet dhe askush nuk te detyron dot, - i them une.
  - E di kete gje, - me thote dhe mbledh krahet nga te ftohtet.
  - Mund te mbeshtetem te ty? - shton duke shikuar teksa pret.
Afrohem edhe me shume prane saj dhe ndjeva koken qe m'u mbeshtet ne sup.
I kap doren e ftohte, te bute e te imet me gishta te holle dhe ja mbeshtjell me doren time.
  - Je e bukur e di? - i them teksa luaj me floket e saj me doren tjeter.
  - Ndonjehere te prish shume pune te jesh e bukur, i pengon njerzit te shohin pertej bukurise tende.
  - E bukura eshte gjithmone e bukur dhe njerzit rendin pas te bukures qe prej krijimit te tyre, nuk eshte difekt, por eshte pjese e natyres njerzore. Ata qe thua ti jane injorantet, qe mjaftohen me te bukuren fizike dhe mbeten aty, pa e ditur se nje femer mbart nje bukuri perrallore brenda saj, qofte e bukur apo e pahijshme ne fizik, - i them une.
  - E di Erman? Ti je nje shkerdhate i ndyre, -  me thote duke hequr koken nga supi im dhe me drejtohet perballe.
  - Pse!? - e pyes i cuditur.
  - Sepse di t'i perdoresh fjalet bukur dhe te prish mendjen me keto qe thua, qe une te besoj se ti je ndryshe dhe ke mendime ndryshe nga te tjeret, por ne fakt ti je nje shkerdhate si te gjithe shkerdhatat e tjere. Je edhe kurvar per me teper. -  Me thote duke qeshur dhe un qesh bashke me te.

  - Fjala eshte art ne vete, ti gjithsesi i beson keto qe te thashe une edhe pse mendon se t'i them per te mbushur mendjen, sepse ke nevoje t'i degjosh, te shpresosh, - i them une.
  - Jo nuk kam aspak nevoje te degjoj brockullat e tua per te me prishur mendjen, legen. - Shton ajo pas meje duke u munduar te ndalonte te qeshuren.
  - Une mendoj se ta kam prishur mendjen tashme, i them dhe vendos doren ne faqen e saj. Me pas afroj buzet pothuajse ngjitur me te sajat dhe fryma e saj fillon rendohet.
Me vendos duart ne secilen faqe dhe me pas pa e shkeputur shikimin nga buzet e mia, me ulet ne preher dhe me pas puthemi.
Ndjej duart e saj qe me kalojne gishtat neper floke, neper qafe, faqe, fytyre dhe puthemi duke harruar te marrim fryme, aq sa ajo renkon prej mungeses se ajrit.
  - Ma ke prishur mendjen vertete, - flet neper buze e neper puthje teksa e shtrengoj fort ne kraharor aq sa i ndjej gjoksin te shtypej ne trupin tim.

Aroma e flokve te saj me magjepste aq shume sa fusja fytyren mes tyre dhe mbushesha me fryme e me dukej sikur merrja ajer nga parajsa.
Prekja saj e bute, ndonjehere e ashper duke me cjerr neper qafe.
Puthjet nga ato buze plot epsh qe zienin brenda si nje llave brenda vullkanit.
Lekura e bute dhe e lemuar.
Shikimi i saj kur putheshin e here pas here syte hapeshin per nje sekond.
Menyra si me perqafonte dhe si me ngjeshej ne trup qe ta shtrengoja fort.
Cdo gje e saj me cmendte, ashtu si asnje femer nuk e kishte bere me pare, as femrat me gjoks te beshem, as ato me te pasme te bukura, as kurvat me te ndyra e me perverse, asnje femer me te cilat kisha bere cdo gje, nuk kishte mundur te me bente ate qe ajo bente vetem me nje shikim, nje puthje, nje prekje te lehte.
Ma dritheronte trupin bashke me shpirtin, me zhvishte nga cdo kore dhe cipe trishtimi dhe te keqe qe me kishte ndodhur.
  - Do shkruash dicka per mua? - me thote teksa qendron me koken mbeshtetur ne kembet e mia dhe po veshtronte yjet.
Ishim shtrire dhe menyra si qendronim kishte marre formen e shkronjes Y te deformuar.
Ajo nuk e dinte se per te kisha shkruar ore te tera ne mesnat e pas mesnate.
Nuk e dinte se flete te tera ishin mbushur vetem duke menduar ate si personazh dhe keshtu i shkeputa nje pjese nga libri qe kisha derguar per t'u botuar...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now