Pjesa 36

54 6 0
                                    

Morem rrugen drejt detit.
Motorri uleriste ndersa ajo shtrengohej fort pas meje me koken mbeshtetur ne shpinen time.
Shtepiat me tjergulla i lam pas, ndersa perballe nesh shtrihej rruga e gjate dhe e drejte, ku ne fund te saj dukej pakez bluja e detit.
Ecem shpejt, aq lotet sapo dilnin nga syte iknin pas me eren.
Floket e saj, valviteshin mbrapa si nje flamur krenar pas lufte.
Era luante me to aq embel dhe me aq dashuri sa nje dashnor luan me floket e se dashures se tij ne shtrat naten vone pasi kane bere dashuri.

Nderkohe qe deti afrohej cdo sekond edhe me shume, ndjej duart e saj ne dy supe dhe shoh qe po ngrihej ne kembe ngadale, duke mbajtur kembet mbeshtetur mbi mbeshtetese, ndersa barkun ma mbeshtet ne kurriz dhe me pas hap krahet dhe i shtrin plotesisht.
Per nje moment ndjeva sikur kisha marre dike nga ferri dhe po e shetisja me motorr ne parajse, sikur ja kisha cliruar shpirtin, te pakten per nje moment.
Me pas ajo mbyll krahet rreth qafes time dhe me buzet e ftohta e te thara, prek faqen time te parruar.
  - Eshte kaq bukur, - peshperit ajo dhe era fjalet i merr mbrapa, ashtu si floket e saj.
Sikur te ekzistonte nje limit shpejtesie, qe sapo te arrish ate limit gjithcka qe te ben keq te mbetet mbrapa, ashtu si era le fjalet, pikat e shiut, nje gjethe te thare qe ngrihet nga asfalti i zi e me pas shtrihet serish ngadale po aty.

Rrota e pare e motorrit ndalon pikerisht aty ku mbaronte toka dhe fillonte nje ranishte e thate.
Pak metra me tutje shtriheshin dallget e qeta, qe vdisnin ne breg, me tej ishte deti ngjyre blu i erret prej thellesise, qe dukej i rende dhe dembel prej qetesise.
Disa pulbardha vinin rrotull per ndonje peshk qefull apo levrek te ngordhur.
Me tutje peshkatari martin, nje lloj zogu i ngjashem me qukapikun por me i vogel dhe me i shpejte, qe fluturonte pothuajse ngjitur me bregun e njome te reres.
Ndermend me erdhi serish im ate, kur gjendesha ne arken e tij plastike mbrapa bicikletes dhe pas linim shenjat e gomave, qe krijonin nje vije te drejte dhe nje tjeter qe dridhej pas saj.
  - Nuk kisha pare kurre det, - me nderpret mendimet zeri i saj.
E pashe teksa prekte reren me duar me aq dashuri sa mendova se do e hante, se do fuste koken ne det dhe do pinte ujin e tij.
  - Do ikim andej? - me pyet duke treguar me gisht vijen bregdetare ku shtriheshin disa pisha te vogla, e me pas vazhdonte nje pyll i vogel me pisha dhe kodrina te vogla.
Plazhi ishte krejtesisht i shkrete, tek tuk dukeshin disa hapa te lena kushedi qe prej kur.
Zeri i saj qe buconte nga gezimi, perzihej me zhurmen e dallgeve qe benin pauz cdo dy tre sekonda derisa vinte dallga tjeter, me zhurmen e eres qe krijonte nje fishkellime kur perplasej me floket e saj, me zhurmen e pulbardhave qe grindeshin lart ne qiell dhe me zhurmen e motorrit qe ecte ngadale neper rere.
  - Do doja te kishim nje shtepi ketu, mes ketyre pishave, nje shtepi te bere me dru, me nje strehe te vogel jashte ne forme ballkoni ku mbremjeve te uleshim ne kolltuqe kolovites dhe te pinim nga nje caj apo cigare. - me thote ajo.
  - Shtepi me mua? - e pyes dhe per nje moment se c'ndjeva nje ngrohtesi qe ma perqafoi shpirtin.
  - Harrova qe ne nuk jemi as te dashur, ti akoma nuk me ke propozuar, - pergjigjet ajo dhe me godet lehte ne sup.
  - Dhe mos prit ta bej, nuk jam tip i tille. - i theme une.
  - Ah dhe thone pastaj qe shkrimtaret jane romantik, ju jeni zemergur,  - ma kthen ajo duke qeshur.
  - Nese do propozoja dike, do e beja per ta genjyer apo per ta bere per vete, dike ndaj te ciles do kisha nje perfitim si pershembull si c'ndodh sot, qe romanciteti perdoret per te genjyer nje femer, per ta futur ne shtrat dhe mbasi e pallon mire e mire ne menyren me shtazore, pas disa ditesh i thua se nuk ndjen me si me pare! - shtova duke kthyer koken mbrapa per te pare reagimin e saj.
  - Jo gjithmone, ndonjehere edhe gjerat jane te verteta dhe ndjenjat gjithashtu,- me thote ajo teksa mbante koken mbeshtetur ne shpinen time.
  - Ndonjehere. Por une s'jam tip i propozimeve, mendoj se jane disa gjera qe thjesht rrjedhin vete, si uji ne burim, nuk eshte e nevojshme t'i tregosh rrugen sepse ai e di, e ka krijuar vete ate rruge.
Apo si te mesosh te marresh fryme, cdo qenie sapo lind di te marre fryme.
Edhe dashuria eshte e tille, nuk ka nevoje ta mesosh e ti tregosh se c'eshte apo c'duhet te jete, thjesht e ndjen si c'merr fryme kur sapo lind! - i them une.
  - Ju shkrimtaret te merrni ne qafe me fjale, por sado qe shkruani dhe keni aftesine t'i zbertheni njerzit apo ndjenjat, kurre nuk do e kuptoni c'do te thote per nje femer te jete e dikujt, t'ja konfirmoni se ju perket dhe i perkisni! - ma kthen ajo.
  - Dhe kjo duhet te behet domosdoshmerisht me fjale?
  - Jo, por... Se di.
  - Qepe tani dhe mbahu fort, - i them dhe ajo bindet vetem mbasi motorri uleriti njeher fort dhe u shkeput nga vendi ne sekond...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now