Pjesa 12

81 8 4
                                    

Data 3 Dhjetor.
Mengjes.
Ne fytyren time ndjej dicka te qullur qe levizte here poshte e here larte.
Hapa syte dhe shoh fytyren e qenit tim budalla.
Per nje moment u ndjeva si pricesha e fjetur qe zgjohet nga puthja e princit.
  - Ik or dreq! - i fola gjithe neveri duke e shtyre e me pas po fshija fytyren me kuverte. Si gjithmone, kur Dumbon e shtyne ai mendon se kerkon te luajne dhe m'u hodh seri mbi krevat dhe po me kafshonte nga kembet, pjesa qe atij i pelqen me shume.

U ngrita dhe po behesha gati per te ikur ne durres.
Vesha xhupin ngjyre hiri, shallin e zi dhe dola jashte.
Shenjat e para te dimrit po fillonin te ndiheshin.
Mengjes i ftohte dhe vesh'mpires.
Teksa zbrisja poshte nga Komisariati i policise ne Kombinat, per nje moment ndalova perballe shkolles Lasgush Poradeci, ku ne oborrin e shkolles disa femije po luanin me top.
Vendosa duart ne hekuart e kangjellave dhe po i shikoja i hutuar, mes tyre imagjinova veten, i vogel, me floket e bardhe, i shkurter duke rendur pas topit.
Sa me kishte marre malli per veten, me dukej sikur kisha vdekur dhe isha misheruar ne dike tjeter.

Zbrita poshte ne rruge dhe mora urbani ngjyre te bardhe dhe pas 30 minutash isha vetem nje stacion me tutje 21-shit.
Me dukej sikur po udhetoja me ndonje autobuz varrimi dhe po percillnim ndonje per ne varreza.
Mbasi arrita ne zog te zi, ku mes nje zhurme te madhe degjoheshin njerez qe bertisnin "Durres, Durres, edhe nje dhe u nisem"
Brenda 40 minutash u gjenda ne Qytetin e Durresit.
U nisa drejt Bashkise, ku behej edhe ekspozita.
Me vete kisha marre aparatin tim fotografik, per te ruajtur ndonje pikture qe mund te me pelqente.
Durresi ndryshe nga Tirana me percillte nje tjeter lloj ndjesie, nese ne Tirane rruget dhe gjithcka qe e perbenin si qytet me sillnin frymzim dhe trishtim, Durresi me bente te ndihesha me mire, sikur isha ne shtepi, ngrohte dhe nuk e ndjeja veten te huaj, sepse vite me pare jetoja pikerisht ne kete vend.

Ne krah te djathte te bashkise ndodhej edhe ekspozita, e cila kishte nisur qe ne oret e para te mengjesit.
Sapo vura kemben brenda ne ekspozite, nuk mund dot te ve re qukaloshen e cila po rregullonte disa piktura duke i vendosur ne mur, ne ate moment mu kujtua vajza e rruges Myslym Shyri, te ciles i mbaja mend vetem prekjen e dores se ftohte dhe silueten e saj te veshur me hije dhe pikturat qe i rane pertoke ate nate kur u perplasem.
Te ishte valle ajo? Apo ishte thjeshte nje rastesi qe te dyja kishin lidhje me pikturat.
  - Dicka u mungon ketyre pikturave! - Fola nderkohe qe qendroja mbrapa saj.
  -Cfare? ,-  pyeti ajo pa kthyer koken.
  - Duken qarte qe u mungon arti, nuk jane bere me dashuri, jane thjeshte piktura nga ndonje amator. - U pergjigja.
Ajo ktheu koken dhe fytyra i kishte marre te njejten pamje te eger si ne bar Paiadina ku ishim ferkuar me fjale, por ne momentin qe shikimi i saj preku pamjen time, fytyra j'u egersua edhe me shume.
  - Ta thoshte ndonje prefesionist edhe mund ta besoja, por nga nje amator dhe aq me pak nga nje manjak nuk i pranoj kritikat e aq me pak te lejoj qe pikturat e mia te ofendohen. Vazhdoi ajo te fliste me ate theksin e saj tipik jugor.
  - Po me ndjek apo cfare? - shtoi me pas dhe u kthye serish nga muri.
  - Jo, thjesht fat i keq qe ti me del serish para dhe per kete duhet ta kem fajin une? Apo te quhem manjak? Jo nuk te kam ndjekur. Nuk kam pse te jap shpjegime ty gjithsesi pikturat e tua lene shume per te deshiruar, - u pergjigja duke u afruar te njera nga pikturat e saj dhe po e shikoja duke shtrembruar fytyren ne shenje keqardhje.
  - Ben mire te mos flasesh me dhe te rrish larg pikturave te mia degjove.
  - Ate do bej, eshte humbje kohe te shikoj keto zhgarravina, sinqerisht mos humbe kohe as ti duke pikturuar sepse e ben tmerresisht keq. - Ja ktheva me seriozitetin ne kulm.
  - Mos ma merr per keq, eshte thjeshte nje keshille. - Shtova dhe bera dy hapa mbrapa.
  - Largohu thashe.
  - Ika te shoh ndonje pikture te asaj vajzes se vogel, do jene me interesante,-  thashe dhe shkova prane nje vajze rreth 15 vjecare qe kishte bere disa piktura.
Nderkohe qe shikoja pikturat e adoleshentes, ajo me shikonte me inat dhe gati sa nuk po me hidhej ne fyt kur komplimentoja adoleshenten kacurelse per pikturat e saj...

Vajza Nga TiranaUnde poveștirile trăiesc. Descoperă acum