Pjesa 8

95 10 0
                                    

U ula ne vendin tim dhe ndeza nje cigare. Kohet e fundit kisha filluar te tymosja aq shume, sa nuk ndaloja se ndezuri e fikuri cigare deri ne momentin kur me vinte mendja verdalle.
Melodine e feshferimave te gjetheve e kapi nga fyti melodia e SCORPIONS - Always Somewhere, e cila me nje volum te ulet tingellonte nga bokset qe gjendeshin jashte.
Me ne fund kafeja erdhi.
  - U poq me ne fund, - i fola me ironi kamarierit i cili buzeqeshi si i detyruar te buzeqeshte.
  - Ndjese per vonesen, -tha ai dhe nisi te largohej.
  - Meqe je ketu, me mbush edhe nje dopjo nga e perhershmja! - Shtova une, ai tundi koken ne shenje pohimi dhe mbylli deren.
Nderkohe qe trazoja sheqerin ne filxhan shikoja here pas here brenda barit, ku me veshtirsi pas nje kollone dallohej vetem profili i saj i anes se djathte, floket qe i mbulonin gjysmen e fytyres, pakez majat e buzve dhe disa letra qe kishte hedhur ne tavoline dhe po i vendoste njera mbi tjetren.
  - Kete here nuk u vonova, - foli kamarieri qe vendosi konjakun mbi tavoline me nje gote katrore dhe nje picete duarsh poshte saj.
  - Do ndonje bakshish per kete tani? -  i fola serish me ironi dhe ne moment u ndjeva keq kur pash reagimin ne syte dhe fytyren e tij. Ishte vetem nje plak i shkrete rreth te 50-tave, i thinjur anesh dhe tullac ne mes te kokes.
Nuk foli, thjesht u largua duke me uruar te me beje mire.
E urreva veten ne ate moment, isha bere si nje egersire me njerzit, sikur me kishin te gjithe borxh dicka! Gjendje e shpifur.
Kur ktheva serish koken per te pare brenda barit, vura re se nga gjuha e duarve po debatonte me nje nga kamarieret teksa mbante nje cigare ne mes te gishtave.
E revoltuar mblodhi fletet qe kishte ne tavolinez i futi ne cante, mori filxhanin ne dore dhe u ngrit duke u drejtuar per nga dera me floket qe i tundeshin.
Hapi deren duke e shtyre me kembe dhe u ul ne njeren nga tavolinat qe ndodheshin jashte.
Se c'peshperishte neper dhembe me ate te veten e nevrikosur dhe dukej akoma me e bukur kur syte i egersoheshin.
Kisha harruar edhe te thithja cigaren duke pare ate, hiri kishte shkuar deri ne ate pike sa u keput dhe ra mbi tavoline.
  - Ka ndonje gje per te pare? - foli nderkohe qe rremonte ne canten e saj dhe shikonte nga une.

Per nje moment me erdhi per te qeshur, sepse dukej si pasqyrimi im, qe i flisja njerzve keq, i pergjigjesha keq, i shikoja eger, thua sikur per cdo gje qe me ndodhte e kishin fajin ata, te gjithe.
Nuk fola, thjesht buzeqesha dhe thitha cigaren teksa e shikoja pa i ulur syte.
Ishte vetem tre tavolina larg meje, e ulur ne karrigen e thurur me kallama, kishte te veshura nje pal xhizme ngjyre te kafta, nje minifund mershini ngjyre te zi, nje xhiboks ngjyre kaf te hapur dhe me pas floket e saj qe i afroheshin te kafes por me te hapur.
Nxorri serish fletet e bardha, boshe, e te vogla dhe i vuri mbi tavoline. Floket ja mbuluan krejtesisht fytyren dhe se c'shkruante e se c'bente nuk dukej me.
Ndersa une puthesha me miqt e mi, here cigaren, pastaj kafen e me pas ndonje gllenjke konjak.

Tymi i cigares dilte i drejte nga ana tjeter e saj dhe me pas fillonte te hapej larte mbi koke e dersa zhbehej ne ajer.
Kishte dicka qe nuk arrija ta kuptoja, me dukej sikur ate njeri kisha kohe qe e njihja, sikur e kisha pasur prane per gjithe jeten dhe e njihja aq mire sa askush tjeter, pastaj kuptova qe thjesht ne mendjen time, fytyres se saj dhe egersise se tipit te saj i vendosa karakterin tim, e ngjyrosa te gjithen me menyren si isha une dhe ngjanim aq shume si dy pika uje.
Mendoja se dhe ajo e urrente fytyren e saj, ndoshta qukat, si c'urreja une floket e mi te rralle.
Mendoja se edhe ajo e urrente shtratin ne oret e para te mbremjes dhe e donte aq shume pas ores tre te mengjesit.
Mendoja se edhe ajo i urrente vendet me shume njerez dhe pelqente me shume kafenet e qeta, te vetmuara, ku te bente shoqeri vetem qetesia, nje kafe, nje cigare dhe mendimet.
  - Epo c'dreqin ke qe shikon? Manjak. - Foli ajo duke me shikuar me inat, kete here kishte rrudhur edhe vetullat dhe mbante buzet ne nje menyre plot perbuzje.
E kisha humbur fillin duke menduar dhe duke shikuar ate, duke e krijuar si karakter ne mendjen time dhe kur me foli ne ate menyre e kuptova qe ishte pasqyrimi im, por ajo qe nuk kuptoja ishte fakti qe pse nuk po nevrikosesha nga sjellja e saj harbute, pse nuk e shikoja dot me inat e t'i plasja ndonje fyerje, por vetem me vinte te qeshja edhe pse ne pamje po qendroja serioz....

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now