Pjesa 3

170 16 0
                                    

Nuk kisha qene ndonje tifoz i madh i alkoolit, as i cigareve, por kohet e fundit, cigaret sa vinin e shtoheshin, sidomos mbremjeve, ndersa alkooli rralle here behej pjese e jetes time si nje ngushellim, ose me mire si nje perpjekje per t'u zhdukur nga realiteti, gje qe mbetej vetem nje tentative, sepse sa me shume pija aq ne shume trishtohesha.

Nuk ishte hera e pare qe dehesha ne Bar Paiadina, madje heren e fundit qe u deha u zgjova mbeshtetur rreze nje peme ne buze te trotuarit, me koken mbeshtetur ne trung e me kembet e mbledhura deri ne kraharor.
Ishte ora 6 e mengjesit kur nje qen me prishi gjumin duke me lepire ne fytyre. Per te ardhur keq, e di, por nuk doja te pija, duheshe te pija, por nuk e di pse, a per te harruar apo per te kujtuar!
Ktheva nje tjeter gote dhe kuptova se nuk mbaja dot me, isha gati per te nxjerre cdo gje jashte!
U ngrita ngadale nga kolltuku dhe ndjeja koken aq te rendesa nuk e mbaja dot e nga momenti ne moment me dukej sikur do me perplasej ne dysheme.
Dola ne rruge.
Majtas me dukej djathtas, e here e kunderta.
Nuk e di saktesisht sa ishte ora, por njerezit ne rruge ishin te pakte dhe shiu kishte kohe qe kishte pushuar.
Dritat e pallateve, butiqeve, me dukeshin me kone, bashke me henen qe depertonte mes shllungave te reve, yjet gjithashtu, dritat e makinave qe kalonin me shpejtesi.
Dola ne anen tjeter te rruges dhe endesha si te isha ne nje anije ne mes te detit, here ne njeren ane e here me tjetren dhe me erdhi keq per veten, deri ku kisha degraduar.
  - Do behemi mire - fola neper dhembe, si per t'i dhen kurajo vetes, e me pas u mbajta ne trugun e nje peme, ne te cilen nxorra zorret e ckisha brenda! Gojen e kisha te hidhur, por ndihesha pak me mire.

Eca per pak metra e me pas ngrita koken lart nga qielli, duke veshtuar yjet qe dukeshin ne hapsirat e medha mes reve, ku arrita te dalloja yjesine e Kasiopeas, yjet e te ciles here i shikoja qarte e here me kone. Me koken larte vazhdoja te ecja here ne njeren ane te trotuarit, e here ne anen tjeter.
Gjendesha perballe nje Kancelarie, ne anen tjeter te rruges, ku dritat e vetme ishin ato te tabeles mbi hyrjen e kancelarise, gjarperonte nje rruge e ngushte dhe e erret, nga e cila m'u be sikur degjova disa hapa zhurma e te cilave afrohej me shpejtesi, e me pas, me pas ndjeva nje perplasje ne krahun tim te majte dhe u dergja pertoke!
  - Ah dreqi e marrte - degjova nje ze femre qe shfryu plot inat, ktheva koken dhe dallova vetem nje siluete vajze, te gjunjezuar ne trotuar.
  - Kujdes ku hedh kembet, qorr - Foli serish me nje ton te ashper dhe filloi te mblidhte disa tablo pikture, qe i rane ne trotuarin e lagur.
  - Po c'faj kam une qe ti je duarthare - Fola mbasi mblodha veten edhe pse fjalet me dolen me gojen qe me ikte shtrember.

Ishte pothuajse mesanate dhe fytyrat me veshtiresi arrije t'i dalloje.
Ajo ngriti koken dhe me pas me shtyn dhe largohet nxitimthi me tablot qe i mbertheu ne kraharor.
  - Faji yt i vetem eshte qe je idiot dhe qorr,  - foli teksa ikte , ndersa une, me duart ne pellgun qe ishte krijuar rreth trungut te nje peme, me prapanicen ne trotuarin e lagur, e mallkoja me vete teksa e shikoja silueten e saj te humbiste ne erresire ne trotuarin e rruges Myslym Shyri.
Gjate te gjithe rruges per ne shtepi me buciste ne mendje zeri i saj.
Mbyllja syte dhe me shfaqej silueta e saj qe perqafohej nga erresira derisa u zhduk krejtesisht.

Pellembet e duarve me digjnin se lekura me ishte rrjepur, koka me dukej sikur nga momenti ne moment do me shperthente dhe me nje deshire te madhe per te fjetur, endesha ne rrugen e Kavajes, duke ikur per ne Kombinat.
Kur arrita ne shtepi, kishte kaluar nje ore e dyzet minuta.
Rrotullova dy here celsin majtas dhe ula dorezen e zeze e me pas u dergja ne shtrat, me kembet qe nuk i ndjeja me, koken qe me bente si muzika e ritualeve te fiseve Afrikane, veshet qe me gumezhinin dhe dhoma qe me rrotullohej e gjitha.
Ne nje moment, mes gjithe asaj katrahure ndjej dike qe me rendon ne kurriz dhe fillon me puth nga mbrapa qafes dhe te veshi, dy pikat me te dobta qe kisha...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now