pjesa 54

55 4 0
                                    

E ndjeva veten ne kurth, ashtu si dhelpra qe e ndjen lakun te lidhur pas qafes dhe nuk ka cfare te beje.
Lakuriq, me rroba te lagura perdhe dhe me nje batanije qe mbulonte lakuriqsine time, isha i detyruar te qendroja ne te njejten dhome me ate, kucken e shekullit, Ester Qukaloshen.
Femrat si ajo jane teper por teper te rralla, mes gjinise se femres do gjesh pak te tilla, femra te pacipa, kucka, te ndyra qe jane te afta te bejne gjithcka qe t'u dale e vetja dhe keto femra, keto femra jane me te vecantat, me te mirat.
Meshkullit gjithmone i ka pelqyer te jete urdherues, udheheqes, te behet si c'thote ai, por perballe te tilla femrave ndihet i fishkelluar si nje skllav egjiptian teksa ngre gure te medhenj per te ndertuar piramida. Dhe ferma te tilla, jane ato femra qe duhen fort nga meshkujt, qe meshkujt nuk i tradhetojne dot edhe sikur te kene perballe femrat me te bukura e me te hishjmet, sepse ata e dine qe mund te kontrollojne cdo femer, ta rrotullojne si te duan, ta genjejne si te duan apo ta trajtojne si te duan, pervec asaj femre.
Eshte pak a shume keshtu, si nje zbutes luanesh, ai mund te zbus cdo luan mbret, por vetem nje luaneshe nuk e zbut dot dhe ai do pikerisht ate me shume, luaneshen qe nuk e zbut dot.
Meshkujt vdesin per femra te tilla, mbarojne pas femrave te tilla, lene edhe jeten, shtepine, pasurine, gjithcka, per nje femer te veshtire.
Ester ishte e tille, por une nuk isha nje zbutes i duruar.

Kisha dyshimet e mia nese rrobat ishin lagur vertete ne dush mbi trupin tim, apo ajo me kast i kishte marre dhe i kishte lagur te gjitha, ne menyre qe ta kisha te pamundur te largohesha.
Megjithate, nuk me mbetej gje tjeter vecse te qendroja.
  - Je me mire tani? - me pyet teksa mbante ne dore nje filxhan te madh me kafe.
Nuk i ktheva pergjigje, thjesht e shikoja dhe pija kafen nga filxhani im.
Kisha aq shume pyetje per t'i bere, doja aq shume pergjigje sa, nuk dija nga te filloja.
Ajo e kuptoi qe ne shikimin tim se kisha dicka per te thene dhe u ngrit nga kolltuku, ku ishte ulur duke qendruar kembe mbi kembe dhe u afrua te une.
  - Me thuaj Erman, e di qe ke shume per te thene. - me tha ajo duke u drejtuar nga une.
Kembet i vuri mbi njera tjetren dhe kofshet e lemuara e te bardha i dilnin ne pah per shkak se bluzja e gjate qe kishte veshur nuk e mbulonte te teren.
E pash ne sy per nje moment dhe ndalova se marri fryme per pak sekonda.
  - Kush eshte ai? -e pyes dhe ajo buzeqesh lehte ne njeren ane te buzes.
  - I fejuari im, - pergjigjet pa ju dridhur qerpiku as edhe per nje sekond.
  - I fejuari? - e pyes serish i cuditur dhe ajo pohon me koke.
  - Epo ja Erman na doli qe une jam e fejuar, kam rreth nje vit e gjysem e fejuar dhe se shpejti do martohem, - shtoi e me pas me vendosi doren e saj ne faqe.
   - Dhemb apo jo? - me pyet.
  - Jo, - i pergjigjem duke ja larguar doren nga fytyra ime, - Nuk dhemb, pervelon thelle deri ne rrenje te shpirtit, - shtova dhe ajo uli koken.
  - Po c'te tha mendja njeher? Mendon se mund te futesh ne jeten e nje njeriu, ta mbushesh me shpresa, me besim, t'i thuash se po dashurohesh me te, t'i kerkosh te premtoje pa e patur qellim te qendrosh? C'dreqin jemi bere keshtu ne njerzit! - i them duke i bertitur dhe perplasa filxhanin ne dysheme, e cila u ngjye nga e zeza e kafes.
  - Nuk eshte ashtu Erman, eshte teper e ngaterruar sa as une vete nuk di ta shpjegoj apo t'i jap drejtim, ne Tetor te ketij viti kemi dasmen, megjithate edhe ti je i fejuar shkerdhate muti pse me ben te indinjuarin ketu, - thote ajo duke ngritur zerin.
-Te pashe ate nate ne teater, si perqafoheshit, degjova edhe kur i the qe jam Askush, teksa zbrisja shkallet e pallatit tend, nese ti shtrihesh ne perqafimet e dikujt tjeter, une jam askush dhe dikush tjeter qenka dikush, atehere pse me fute ne kete valle? Te pelqen te luash?
  - Sepse ty, ty te kam dashur para atij, ty te kam dashur ne cdo flete libri qe lexoja, ne cdo shkronje, per vite me rradhe dhe kur mora vesh se ishe ti, nuk munda te rezistoja dot te mos hidhesha ne krahe, sikur edhe nje here te vetme te ndihesha e jotja dhe ti i imi.

  - Pra, nje teke e jotja, duhet te rritesh Ester. - i them dhe ngrihem ne kembe duke veshur rrobat e lagura.
Vertete dhelpra nuk ka nga iken kur e fut koken ne lak, por perpiqet duke e mbytur vete veten e saj, dhe une doja te ikja nga aty, me rroba te lagura apo te palagura nuk ma ndiente me.
  - Teka jote u plotesua tani mund te jetosh e lumtur me te fejuarin tend dhe mua mos me dil me perballe dhe as mos me kerko me, zere se isha thjesht nje enderr nga e cila u zgjove. Kaq, - i them nderkohe qe mbertheja rripin, por nuk kaloi as nje sekond mbasi mbarova fjalen dhe ndjeva duart e saj te ftohta qe me rrethuan kraharorin.
  - Qendro, te lutem!...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now