Pjesa 27

61 6 0
                                    

U nisem serish per ne Kryeqytet, te dy me nga nje cigare ne duar, teksa canim permes autostrades me dritaret hapur.
Floket e saj iknin here majtas here djathtas, e here i ngaterrohen neper fytyre dhe duket kaq e bukur teksa buzeqesh dhe mundohet te ndjek muziken me volum te larte.
Ndalojm ne 21-sh, ku zbres dhe perkulem te dritarja.
  - Kur do shihemi serish? - e pyes.
Ajo me shikon dhe buzeqesh.
  - Asnjehere nuk kemi len takim por gjithmone jemi takuar, keshtuqe mos u shqeteso, si gjithmone, thote dhe mbasi me ben nje puthje duke me shkelur syrin largohet.
Ngrita duart larte duke shtrydhur kockat dhe u nisa per ne shtepi me urbanin e rradhes.
Nuk isha mesuar te isha i tille, te kisha nje buzeqeshje ne fytyre te cilen per dreq nuk e fshihja dot.
Me dukej vetja i cuditshem dhe patetik, sepse kisha pershtypjen sikur te gjithe me shikonin mua dhe kuptonin ndryshimin brenda meje.

Kur arrita ne shtepi c'te shoh, Dumbo kishte bere nje pirg me jashtqitje ne pllakat e banjos dhe shtepia vinte nje ere, qe po te merrje fryme thelle te zinte narkoza.
Nuk kaluan as pak sekonda dhe degjoj te lehuren e tij qe afrohej cdo here e me shume.
Me hidhet ne gjoks dhe bie mbi pllakat e korridorit te ngushte.
Gjuha e tij me shetiti neper gjithe fytyren, me pas largohet me vrap duke lehur, vjen serish dhe iken prap, donte te me tregonte dicka.
E ndoqa deri ne guzhine dhe pash qe cdo gje qe ishte ne frigorifer, gjendej ne dysheme, veze te thyera, qumesht, sallate, domate, fruta, gjelle, uje, qe ishin perzier bashke. Vura duart ne koke nderkohe ai qendronte ulur prane tyre dhe me shikonte me nje shikim te lumtur dhe gjuhen jashte.
  - Oh zot i madh, - thashe duke u larguar nga aty me duart ne koke dhe po ndiqja gjurmet e Dumbos qe ishin te laparosura me kushedi cfare, gjurme qe me dergonin ne dhomen e gjumit, ku mbi shtrat gjendej nje pule e lene pergjysem, disa kocka mbi jastek, gjurme kudo neper jorganin bojqielli.
Dola jashte dhe u ula ne shkallet e hekurit te merrja veten se sa s'me ra pika ne ate moment, thjesht duke menduar se duheshin pastruar.
Ai vjen dhe ulet prane meje me nje kofshe pule te papjekur, qe e mbante ne goje dhe pas pak e leshon ne kembet e mia. Shqetesohej per mua dhe me solli nje kofshe pule qe te mos rrija pa ngrene dhe kur e shikoja ne surratin e tij me nofulla kaf te gjera, arrija t'i degjoja zerin "Ha Erman se per ty e kam ruajtur" dhe perballe me qendronte me gjuhen jashte si per te treguar qe ishte lodhur.

E kapa nga koka dhe ja mbeshteta ne preher duke e ledhatuar. Nuk kishte faj, e kisha lene nje dite e gjysem vetem dhe nuk i mbajta inat megjithate ja terhoqa nje here veshin.

Mbas disa oresh me ne fund mbarova se pastruari shtepine dhe u shemba ne krevat i rraskapitur.
Ora ishte pothuajse tre e pasdites. Sapo mbylla syte te flija pak ore, ndjej krevatin qe tundet dhe Dumbon qe me vjen dhe kerkonte ndonje hapsire te futej poshte batanijes.
E gjej veten ne qoshe te krevatit.
I mbylla serish syte, me ne fund do flija.
Nuk kaluan as 2 minuta dhe degjoj nje hungerime qe here shtohej e here paksohej, Dumbo po gerrhiste, poshte ne katin e pare filloi nje muzike "Jam vlonjate e kam per nder..." gajde, klarinete, mire kenga por degjohej zeri i komshies poshte qe e shoqeronte me ze kengen dhe sa nuk po me dilnin temthat vendit.

  - Po ti kurve je, do ta marr shpirtin, - u degjua nje ze burri nga dritarja e ballkonit ku perballe ishte nje shtepi tjeter, me pas disa zhurma gotash e pjatash qe thyheshin.
  - Do ta q.. rracen kurve e mutit, - bertiti serish ai e me pas zeri i nje gruaje qe qante dhe i nje vajze qe bertiste.
Poshte vazhdonte kenga Jam vlonjate e kam per nder, zeri komshies, dumbo hungerinte, u cmenda.
  - Ngrihu Dumbo, - i them dhe ai ngre koken lart me batanijen siper, u shtri serish dhe e kapa nga kembet duke e terhequr poshte.
I vura qaforen dhe dolem jashte duke zbritur poshte per ne qender te kombinatit, ku u ulem ne stolat prane stacionit te urbanit dhe me ne fund pak qetesi edhe pse syte po me percellonin per gjume.
  - Erman? Sa kohe pa te pare. - Degjoj nje ze dhe kur kthej koken c'te shoh, Gersa Stefani, "Dashuria" e pare, e dashura e gjimnazit me te cilen kisha humbur virgjerine, femra me e cmendur dhe me perverse qe ekzitonte ne rruzullin toksor.

Floket i kishte ende te verdha dhe telin e dhembve e mbante akoma dhe per dreq vazhdonte te ishte edhe me bukur nga c'kishte qene me pare...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now