Pjesa 22

68 8 0
                                    

Nuk kisha ndermend te gjunjezohesha perballe tekave te saj.
Heshta per pak dhe mbasi thitha dy here rrjesht cigaren, ktheva dhe goten e konjakut ngadale e me pas e veshtrova i heshtur edhe per pak sekonda duke luajtur me durimin e saj.
  - Ti je njeriu me acarues ne planet, si dreqin me solli jeta perballe dike si ty! - shtoi duke u mbeshtetur ne kolltuk me peshe te vdekur.
  - Pike se pari ti ndihesh e privilegjuar qe je ulur ne nje tavoline me mua, e dyta eshte qe duhet te harrosh qe une te kerkoj falje dhe e treta duhet te kerkosh falje qe me shave nga robt dhe shkerdhate, nuk eshte menyre e sjelluri kjo per nje vajze te moshes tende. - U pergjigja duke e veshtruar drejt ne sy, gje qe gjithe kohes ndodhte, si nje lufte e heshtur me shikime, shigjetonim njeri tjetrin deri ne piken kur njeri do humbiste durimin dhe do shperthente.
  - Po ti shkerdhate je dhe une jam ne nje moshe ne te cilen me lejohet te them c'te dua une. - Foli ajo duke nenqeshur me ironi ne fund te fjalise, duke fituar terrenin e humbur te durimit.
  - Ti je minorene me aq sa di une, - i fola, pastaj edhe nese nuk je, nga sjellja dhe kapaciteti dukesh e tille, shtova.
Ajo mori nje cigare tjeter dhe tymi serish i kaloi neper fytyre.
  - Shiko une jam aq e rritur sa jetoj vetem dhe e perballoj jeten mjaft mire vetem, ndryshe nga ty qe me siguri cigaret i ble me leket e babit, foli ajo dhe ne ate moment ndjeva sikur nje masiv i madh hekuri me ra ne shpirt dhe ma perplasi fort ne dysheme te qenies.

M'u kujtua im ate me syte e tij bojqielli gati te perlotur kur mori vesh se pija cigare. Kushedi sa here ishim zene me pare per shkak te cigareve qe ai pinte me teprice dhe duke e ditur se c'te bente cigarja pervec shendetit nuk u ndje mire qe isha bere pre e saj.
Megjithate nuk e dhash veten per t'u dukur viktime dhe te kerkoja meshiren e saj e te tregoja se im ate nuk jetonte me.
  - Te kerkoj ndjese qe te putha dhe te ofendova, - i them duke i buzeqeshur dashamirsisht, thjesht per t'i dhene fund asaj bisede edhe pse nuk doja te kerkoja falje qe putha, kur ne fakt ajo ishte nje nder gjerat me te bukura qe kisha bere dhe ndjere.
  - Dakort, te kerkoj ndjese edhe une qe te shava nga robt, por jo qe te thashe shkerdhate, sepse i tille je, shkerdhate dhe legen, - me pergjigjet duke buzeqeshur.
Heshta dhe koken e ktheva per nga rruga duke veshtruar nje verashites qe ndodhej ne anen tjeter te rruges, por ne fakt mendja me kishte ikur diku tjeter, ne kohen kur isha femije dhe im ate me vishte dorezat e leshta, mi lidhte me lidhsat e tyre, me hidhte mbi supe dhe iknim per nga sheshi ku shiteshin cokollata te shkrira e te ngrohta, mes pishave te larta ku nen to luanin spathi pensionistet, luanin femijet me njeri tjetrin, benim gershteta me halat e pishave te rena perdhe.

Isha 27 vjec dhe nuk me mbante dot shpirti nje pesh te tille, te mos kisha askend pervec kujtimeve qe sado te bukura te ishin, dhimbnin tmerresisht shume.
  - Ej Erman, me fal, - degjova zerin e saj qe me nderpreu udhetimin pas ne kohe.
  - Per cfare? - e pyes nderkohe qe e mbaja ende koken drejt rruges.
  - Qe te thashe se cigaret i ble me leket e babait, - shtoi ajo dhe ngrihet nga kolltuku perballe duke u ulur ne kolltukun qe kishte vendosur canten e lekures, qe ndodhej ngjitur meje.
  - E di qe nuk i ke me prinderit, kam lexuar librin tend KUJTIME ku flet aq shume per babain dhe nenen. Nuk doja, e thashe pa menduar. - Foli duke me vendosur doren e saj te ftohte mbi doren time qe gjendej mbi tavoline.
Fshiva lotet me mengen e xhupit te ashper dhe u ktheva per nga ajo, e cila kishte tkurrur buzet ne shenje deshperimi dhe po me shikonte.
  - Nuk ka gje, jam mesuar, - ja kthej duke i buzeqeshur dhe me pas heshtem te dy duke veshtruar per pak syte e njeri tjetrit.

Sa e bukur qe ishte. Fytyra e lemuar, qukat qe  dukeshin si yje ne hapsire, buzet e kuqura nga i ftohti, mjekra ne forme perfekte qe te krijonte ndjesine t'ja kafoshje lehtazi.
Krijuesi ishte ishte treguar tmerresisht artist me te kur e kishte krijuar.
  - Nese te puth, do me godasesh serish me shpulle, - i them duke e derguar shikimin here nga syte e saj e here nga buzet.
  - Duhet te rrezikosh qe ta dish, me pergjigjet dhe nuk e dija c'te beja, kishte puthje te embel dreqi, gjithashtu edhe shuplake te rende.

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now