Pjesa 52

64 5 5
                                    

Dicka nuk shkonte me mua, kisha ndryshuar jashtezakonisht shume, aq sa nuk e njihja me veten.
Me pare isha i mbushur plot dhimbje, dhimbje qe me kishte formuar si nje njeri me karkater te forte, te eger, korrekt, i ndershem dhe i sinqerte me veten.
Ndersa tani ndihesha si nje pasqyre e thyer qe nuk pasqyronte vetem ne nje drejtim, por ne te gjitha drejtimet me copzat e thyera.
Jeta ime ishte si nje lum qe rrjedh lehte dhe pse i turbulluar nga dhimbja, ndersa tani ishte kthyer ne nje lum te furishem, te terbuar e te turbulluar nga dhimbja, trishtimi, deshperimi qe merrte perpara cdo gje.

Jeta me ishte kthyer ne nje lemsh dhe gjithcka nisi kur ne jeten time u fut ajo, Ester, drita dhe erresira ime, trishtimi dhe lumturia, rrenimi i te qenurit UNE.
Dashuria duhet te jete e tille mendoja, se vjen dikush dhe ta shkerdhen jeten ne menyren me shtazore, ta perdhunon ne menyren me te pameshirshme dhe me pas, ta lumturon ate, ta ben te bukur, ta vesh me trishtim, lumturi, gezim, buzeqeshje, lot, gjithcka rrotullohet rreth nje njeriu te vetem, pastaj ky njeri ka fuqine te zgjedh, ose te largohet, ose te qendroje, e ndersa ti, ti qe je infektuar nga ndjenjat nuk te mbetet gje tjeter te besh vecse te presesh vendimin e te tjerve, nese qendrojne apo largohen.

Ate nate ndjeva trupin e djersitur te Gerses, qe perdhridhej ne duart e mia si nje ngjale ne duart e peshkatarit, ndjeva prane veshit renkimet e saj, aromen e mire te flokve, lekuren e bute te kofsheve, te pasmet e beshme qe cirreshin nga thonjte e mi e shtrengoheshin fort, gjoksin e fryre e te bute qe tundej para fytyres time dhe ne cdo gje qe po ndodhte ne ate shtrat, une mendoja ende fytyren e Ester kur buzeqeshte.
- Je teper i shperqendruar keto ditet e fundit Erman, - me thote ajo me nje ton zeri te inatosur kur ngrihet nga une dhe mbeshtillet me cercafin ngjyre bojeqielli.
Me pas me nje ecje te revoltuar shkon drejt banjos ku fillon te bej dush.
Ndeza nje cigare dhe po mendoja: C'dreqin ka ndodh me ty!

Ishte e pandershme dhe eshte e pandershme te pallosh nje femer, sado kurve te jete dhe te mendosh per nje tjeter dhe une ndihesha i tille, i pandershem dhe legen, por, ishte e pashmangshme te mos mendoja per te, aq e pashmangshme sa c'eshte e pashmangshme te mos lagesh kur hidhesh ne det.
Pastaj une isha mashkull dhe meshkujt te tille jane, shkerdhata, legena, trapa, por budallenj kur dashurohen e une s'mund te ndaloja se qeni nje mashkull.
Nje mashkull mund te jete qenia me e ndyre ne planet, me e peshtire dhe me mekatare, por kur dashuron ai zhvishet nga cdo gje dhe cdo gje qe ben, eshte fisnikeri.
- Mos ka te beje ajo vajza qe ishte sot ne promovimin e librit? Ajo autorja e kopertines, - foli Gersa qe nga dushi me dere te hapur, duke me nderprere mendimet.
Vura re se cigaria kishte shkuar pothuajse ne fund dhe hiri me zor po mbahej te mos binte, si pisanjos dhe i shkujdesur e shkunda poshte ne parket.
- Aspak, - pergjigjem.
- Kush eshte ajo? Ndonjera qe s'ta ka lene apo ndonjera qe ke palluar dhe s'te shqitet, sepse vura re zjarr ne syte e saj kur me shikoi ne sy dhe femrat Erman, femrat gjithmone kuptohen me njera tjetren edhe pa thene asnje fjale. - Shtoi ajo teksa ecte e zbathur dhe e lagur neper parket.
Edhe sikur t'i tregoja cdo gje Gerses, sikur te tregohesha i ndershem, ajo do me kuptonte, por zgjodha te jem i pandershem, mashkull.
- Eshte vetem nje mike, eshte e fejuar a e martuar nuk e di dhe nuk ka asnje zjarr apo nuk e di se c'ke pare ti ne syte e saj, vetem ceshtje pune mes nesh, mosmarrveshje, - i pergjigjem dhe ajo tha se kuptoi, por ne fakt dukej qarte qe as nuk besoi qofte edhe nje fjale nga ato cfare thashe.

1 Prill.
Dita e genjeshtrave.
E vetmja dite kur njerzit jane te sinqerte dhe dalin pa maska.
Kisha dite per te mos thene jave me rradhe qe nuk isha dukur ne bar Piadina, vete Ester me kishte kerkuar te dukesha andej, por as qe e kisha marre mundin deri ne daten 1 Prill, qe nuk e di pse e bera, prej mallit per te shikuar fytyren e saj te mbuluar nga qukat si rruga e qumeshtit, per t'u dendur me alkool, apo thjesht sepse kisha nevoje te degjoja justifikimet apo genjeshtrat e saj.
Ishte ora 21:15 kur u ula ne bar Piadina dhe po prisja kamarierin.
Qielli qe mbushur plot yje, aq yje sa dukeshe sikur kishin lindur yje te tjere. Qielli qe i paster dhe pa fijen e rese.
Nje qetesi vdekje pllakoste gjithcka duke krijuar edhe nje here magjine e asaj rruge, magji te cilen kisha kohe pa e ndjere, pavarsisht muzikes, zhurmave te takave te femrave qe i troksinin fort ne trotuar, zhurmes se makinave te shtrenjta qe gerthisnin fort per te terhequr vemendjen e atyre qe trokisnin takat, qetesia ishte me e theksuar se cdo zhurme tjeter.
- Te zakonshmen? - me pyet kamarieri teksa qendron ne kembe perballe meje me nje bllok te vogel me dore.
- Po, por shishe, jo gote, - i them dhe ai nis te largohet.
- Ej, te pyes dicka, te kane zene syte ate vajzen qe vinte qendronte ndonjehere me mua, nje me floke ngjyre gruri, me quka ne fytyre dhe qe mbante gjithmone...
- Po, disa here ka ardhur cdo nate. Ulej pikerisht aty, merrte ndonje gje per te pire dhe qendronte deri ne mesnate dhe me pas, mbasi shikonte rreth e qark, largohej, - pergjigjet ai dhe me pas largohet...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now