Pjesa 38

58 7 2
                                    

Eshte e frikshme, te jete dikush ne jeten tende qe ka fuqine ta shkatrroi te gjithe jeten vetem me nje veprim.
Eshte e frikshme te duash fort dike, qe ndoshta neser do zgjedh nje tjeter rruge dhe ty, do te duhet te vazhdosh rrugen i vetem me nje valixhe te madhe e te rende ne sup, mbushur plot e perplot me kujtime dhe ndjenja.
Eshte vertete e frikshme te duash, por e di c'eshte me e frikshme? Te mos duash asnje, eshte tmerresisht e tmerrshme te mos duash askend, te mos kesh dike qe te fal dhimbje dhe lumturi, dike qe ta prish e ta nderton jeten serish.
Vetmia eshte me e ndyre se sa dhimbja, madje njerez, ata si une, ndjejne kenaqsi kur ndjene dhimbje, sepse kane duruar shume duke mos ndjere asgje dhe dhimbja ne nje fare menyre eshte nje lloj lumturie.

Dielli po fundosej ngadale ne fund te detit, kishte mbetur vetem nje e treta e tij kur po qendronim ulur ne reren e thate dhe po veshtronim perendimin e tij, vijen portokalli qe vinte deri ne breg, qiellin me re te ngjyrosura me nuanca roze, pulbardhat qe po largoheshin.
Hodha shikimin per nga ajo, qe dukej ne profil, me duart e mbeshtetur mbi gjunj e krrusur, me veshtrimin per nga deti, sikur kerkonte te gjente fundin e tij.
Dukej aq e bukur ne ate moment, aq e qete, aq e embel.
- C'me shikon, - me thote pa e shkeputur shikimin nga perendimi.
- Je kaq e bukur, - i them duke i kaluar gishtat neper floke deri ne majat e tyre.
Buzeqesh dhe me shikon per pak, me pas serish shikimin ja hedh perendimit.
- E di, gjithmone i kam adhuruar perendimet e diellit, pavarsisht se i kam pare vetem ne piktura apo ne televizor, kane nje gje magjepsese perendimet dhe tani qe po e shoh me syte e mi, jam akoma me e bindur per mendimet e mia.
- E di cdo te thuash. Dielli iken dhe i le vendin erresires, por ai del serish neser dhe kjo per mua ka qene gjithmone shprese.
Ai nuk ndalon kurre se dali, pas cdo perendimi, shtuhie, nje dite ai del gjithmone.
Ndaj shpesh here vija ketu ne oret e para te mengjesit dhe shikoja lindjen e tij.
Lindjet e diellit jane me te bukura se perendimet. - I them duke mbajtur shikimin nga perendimi.
Ajo tundi koken ne shenje pohimi me nje buzeqeshje te pikturuar ne fytyre.

Ajri i ftohte i mbremjes perplasej ne fytyren time dhe mbante te shtrire floket e saj teksa ecnim me motorr ne rrugen e boshatisur, te mbuluar nga dy krahet me peme te larta dhe me shkurre te lidhura pas tyre.
Drita e motorrit ndriconte deri larg, ku ne ajer dalloheshin insektet e nates.
Ne trup ndjeja krahet e saj qe me kishin rrethuar dhe shtrengonin fort, ndersa mjekren e mbante ne supin tim duke pare rrugen.
Mbasi futa motorrin serish ne shtepi, mora disa fotografi qe kishin mbetur mbi dollap te rrobave dhe te tjera te varura ne mur, u nisem serish per ne Tirane, duke lene pas edhe nje here nje te shkuar te larget, e cila fizikisht mbetej mbrapa, ndersa ne kujtime gjendej gjithmone e shkrire me te ardhmen.
Gjate te gjithe rruges heshta, i mbeshtetur ne sendilje te pare, me koken mbeshtetur ne xham dhe me dumbon ne preher qe flinte gjume, ndersa Ester, ajo ngiste makinen duke pire nje cigare, tymi i se ciles dilte nga dritarja me xham te hapur.
Edhe nje here ndjeva te njejten ndjesi kur u largova nga aty, sikur po braktisja dicka te shenjte dhe sikur shtepia ku isha rritur qekur isha vetem nje foshnje, me mbante inat dhe me qendronte merzitur pse po e braktisja duke e lene ne harrese.
- Do kthehemi serish atje nje dite? - Me pyet ajo, si te kishte vene re qe po mendoja te njejten gje, se kur do kthehesha serish
- Ndoshta, nuk e di, - i pergjigjem teksa shikoja dritat qe mbeteshin pas pertej xhamit.
- Shpresoj te kthehemi serish, bashke. - Thote ajo me nje ton te trishte, si te ndjente edhe ajo se do e braktisja nje dite, si c'kisha bere me cdo gje ne jeten time.
Nuk fola, i kisha inat premtimet, i kisha marre inat prej kohesh dhe kurre me nuk beja premtime, thyerja e tyre lendon fort, deri ne zemer te shpirtit.
Megjithese ajo kishte nevoje te degjonte nje premtim, nuk mund t'ja plotesoja qefin.

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now