Pjesa 18

71 6 0
                                    

Kishte kaluar pothuajse nje jave qe nga dita kur dergova dorshkrimin ne shtepine botuese dhe pikerisht ate dite, ose me sakte ate nate rreth ores 21 marr nje telefonate, ku me konfirmuan se do botohej madje me shpejt nga c'ma merrte mendja.
Ky ishte lajmi me i mire qe kisha marre muajt e fundit dhe duhej festuar me patjeter.

Qe nga qendra nisem per ne rrugen Myslym Shyri per te shkuar ne bar Paiadina, qe bashke me rrugen me ishin bere si nje droge kohet e fundit dhe nuk e kuptoja, nese shkoja per te pire kafe apo dicka tjeter ne ate bar, apo shkoja me shpresen per te hasur qukaloshen Ester, me shume mundesi ishte kjo e fundit edhe pse vetedija ime nuk donte ta pertypte.

Une kisha besuar gjithmone se rastesite krijojne dhe lindin dashurite me te medha, ato me te fuqishmet ku brenda nje sekondi te duket sikur do te shkeputet zemra prej vendit vetem nga nje shikim.
Dhe nese nje dite do dashuroja ashtu si neper libra, do doja te ndodhte krejt rastesisht, pa e kuptuar ta gjeja veten tmerresisht te dashuruar ndryshe cdo menyre tjeter nuk do funksiononte, per shkak te barrierave qe i kisha veshur me gjemba frike.

  - Xhaxha edhe sonte serish ketu? - i flas plakut qe qendronte ulur rreze pemes me nje cigare mes gishtave.
  - Sigurisht, si cdo nate! - u pergjigj ai duke vene buzen ne gaz.
  - Por eshte ftohte, mund te presesh kur te ngrohet koha, -  ja ktheva si me sens humori.
  - Le te jete, sot kam informacione se do vije. - Me thote dhe zeri ju drodh prej emocionit.
  - Kush do v...
  - Shhh ja ku eshte, - me nderpreu ai dhe uli strehen e kapeles duke mbuluar syte.
Ktheva koken dhe pash nje vajze te re dhe nje grua qe po ngjisnin ngadale shkallet hyrese te pallatit.
  - Ik tani me ler vetem se nuk dua te kem njeri prane keto ore, - me thote duke me bere shenje me dore qe te largohem.

Fillova te eci dhe koken e mbaja mbrapa. Nuk zgjati shume dhe ai u ngrit ne kembe dhe ngriti koken lart, ne katin e katert te pallatit, ku drita ishte cdo nate e fikur.
Drita u ndez dhe qendroi e ndezur derisa u largova nga aty.

U ula ne vendin e perhershem ne bar Paiadina dhe ndeza nje cigare teksa prisja kafen. e cila nuk vonoi bashke me nje gote konjak.
U rehatova ne kolltuk dhe e kisha ndare mendjen qe qukalloshen Esrer kushedi pas sa kohesh do e hasja serish, ndoshta edhe kurre me dhe e kisha ndare mendjen per kete gje.
Akoma pa cuar goten e pare ne mes, makina fiat punto u parkua ne anen tjeter te rruges dhe nga aty del edhe Ester, me xhaketen e saj ngjyre kaf, cizmet qe shkonin deri lart ne gjunj, floket e leshuara dhe u drejtua per ne bar.
Pa shikuar as majtas as djathtas u ul ne njeren nga tavolinat jashte. Ndezi nje cigare dhe dicka se c'po fliste me kamarierin, i cili me mbulonte me trupin e tij ne shikimin e saj.

Kur kamarieri u largua, ajo u rehatua dhe mori nje qendrim me pamje per nga rruga.
Teksa e shikoja dehesha edhe me shume nga bukuria e saj, ishte e tera art, si nje pikture e varur ne mur mbi oxhakun,qe ndricohet ngadale nga drunjte qe digjen ne nje nate dimri pa drita.
  - Erman! Si je? - degjoj nje ze entuziast qe me sjell ne vete.
  - Mire ti si je? - i them burrit qe rreth nje muaj me pare e kisha takuar ne urban, por per dreq qe nuk e dija kush ishte, e vetmja gje qe dija nga ai ishte se qenkerkesh shkrimtar.
  - Ja ashtu, shtyjme, foli ai duke rrudhur buzet ne forme deshperimi, me pas shtoi serish me entuziazem.
  - Artani me tha qe kishe derguar nje doreshkrim te ri per ta botuar, u gezova jashtezakonisht shume.
Nderkohe qe ai fliste, syte e mi ishin perqendruar ne syte e tij, qe ishin identik si te tim eti, i njejti shikim dhe e njejta melankoli.
Sa nuk plasa ne lot e ta perqafoja.
  - Po do botohet se shpejti, - u pergjigja dhe ula shikimin mbi tavoline e me pas per nga Ester, e cila po shikonte per nga ne.
  - Shiko, nuk dua te tregohem harbut, ti je shume i sjellshem dhe dukesh njeri i mire, por te lutem nuk te shikoj dot dhe dua te ikesh nga ketu, me kujton dike qe nuk eshte me dhe nuk te shoh dot. - Shtova me zerin qe sa sme dridhej.
  - Pa merak, ketu do jemi do kemi mundesi te tjera per te folur,  - tha ai dhe u largua duke me pershendetur.

Vura buzen ne gaz dhe e pash derisa u ul ne njeren nga tavolinat brenda barit.
  - Paskemi kenaqsine te kemi afer shkrimtar Erman Staroven dhe nuk e paskemi ditur! - Degjova zerin e Ester qe nga tavolina tjeter dhe per nje moment zemra sa s'me doli nga kraharori e te perpelitej mbi tavoline...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now