Pjesa 13

80 11 2
                                    

Mbasi i rashe rreth e qark te gjithe salles se gjate e te ngushte, u ktheva serish ne hyrje te saj, ku gjendej edhe qukaloshja, e cila po bisedonte me nje te moshuar duke i treguar kuptimet e pikturave.
Floket i kishte hedhur ne krah te djathe mbi sup dhe i vareshin duke i qendruar mbi gjoks.

Me duart e futura deri ne gjysem ne xhepat e pantallonave ngjyre portokalli te erret, te ngushta qe nxirrnin ne pah format e saj te mrekullueshme, ajo qendronte perballe pikturave pa vene re qe isha mbrapa saj duke degjuar cdo gje qe i thoshte xhaxhait te moshuar, me nje bastun ne dore e me nje kapele te rrumbullaket mbi koke.
- Ne kohen tone moj cupe, piktoret pikturonin peisazhe, njerez qe punon ne metarulgjikut ne Elbasan, puntoret qe ndertuan rrjetin elektrik, vajza me shamine e kuqe te lidhur ne koke ose ne qafe, te madhin shokun Enver Hoxha, ndersa ju te rinjte e sotshem beni disa vija te ngatrruara me njera tjetren dhe i quani piktura - tha xhaxhai duke ngritur doren lart si i habitur.
- Se marr vesh se c'pikture eshte kjo me vija si rrjete marimange. Tobenestrafkulla, - shtoi xhaxhi dhe iku duke mermeritur me vete.

Ajo vendosi doren ne ball dhe e goditi lehte disa here, me pas u kthye per nga une.
- Prap ti? - Shfryu e inatosur.
- I pash te gjitha pikturat ne ekspozite dhe u ktheva serish ketu te pikturat e tua. Mendoj se me pelqejne me shume se te tjerat. - Fola duke kruajtur mjekren nderkohe veshtroja pikturen e saj abstrakte me disa vizime ngjyre gri te shkrira me te zeze.
- Vertete? - brofi ajo me nje ton zeri disi te lumturuar dhe u kthye per nga piktura e saj.
- Po vertete! - Ja ktheva dhe u afrova akoma me prane piktures.
- Dakort, mund te kishe bere edhe me mire, si c'tha edhe xhaxhi qe iku duket si nje rrjete marimangash, madje marimanga i ben me bukur, me estetike, tani qe po e shoh me mire kuptoj qe paskam menduar gabim, - shtova nderkohe qe hidhja syte ne cdo centimeter dhe cep te tablos.
- Ne c'kuptim? - me pyeti teksa u afrua afer meje dhe arrita te ndjej aromen e saj, qe ngjante me aromen e fushave ne pranvere kur mbushen me luledele, me manushaqe dhe plot bar fijeholle e te gjate.
- Jane perpjekje te deshperuara per te pikturuar, mos e humb kohen kot, me mire gjej nje pune kamariere dhe merr ndonje lek ato ore qe mund t'i humbesh duke harxhuar bojra dhe tablo.
- Zhduku, - shfryu me nerva dhe me afroi pothuajse ngjitur me fytyren time fytyren e saj, qe kishte marre nje pamje tmerresisht te egersuar.
- Ky eshte nje vend publik dhe une jam nje qytetar qe po shikon ekspoziten.
- C'me gjeti me ty!
- Ester? Emri yt qenka Ester? - e pyes pasi dallova qe me shkronja te vogla kishte shkruar emrin e saj ne njerat nga pikturat.
- Ka ndonje gje per t'u cuditur qe e kam emrin Ester?
- Ne fakt po, kur kam qene i vogel jetoja te gjyshrit e mi dhe njihja dike ae quhej Ester. Ishte shume e mire. - U pergjigja duke i buzeqeshur si per te thyer ate akull dhe ndjesi te keqe qe kisha krijuar te ajo ne ato minuta.
  - Epo jemi te mira ne qe quhemi Ester, shtoi ajo duke u perpjekur te bente te njejten gje, si per te me marre me te mira qe mos ja prishja me ate dite.
  - Jeni vertete te mira, ja pershembulla Esteri qe them une ishte shume e mire, nuk fliste, ishte puntore, ndonjehere habitesha si mund te mbaj nje mushke aq shume dru ne kurriz.  - Fola teksa shikoja ate, qe shtrembroi serish fytyren.
  - Ester ishte nje mushke?
  - Po, ishte mushka e gjyshit tim dhe ngjani shume ne karakter aq sa ne emer, fola duke qeshur pasi nuk munda me te qendroja serioz kur fytyra e saj u be e kuqe, syte gati sa nuk j'u zbardhen komplet kur i ngriti lart ndersa gishtat i shtrengonte aq shume ne nje lloj menyre sikur donte te me hidhej ne fyt e te me shkulte gerrmazin.
  - Dakort, jam e qete dhe me mirsjellje po te kerkoj te lutem te largohesh, kjo eshte dita me e rendesishme e jetes time dhe ti po ma shkaterron me komentet e tua pa takt, nuk i flitet nje vajze keshtu, behu pak xhentil dhe me ler te qete. -  Foli duke theksuar shume fjalen e fundit.
  - Ne rregull ne rregull po largohem se kam dicka me te mire per te bere se sa te humb kohen duke pare pikturat e tua te tipit marimange, do dal jasht te ha fara, eshte me bukur besoj. Mirupafshim Ester.
  - Mosupafshim kurre shpresoj.

Dola jashte dhe duke djegur nje cigare, e here pas here e shikoja teksa qendronte ulur me duart e vendosura ne faqe perballe pikturave te saj.

Me pelqente aq shume, por nuk e kuptoja pse tregohesha harbut me te, ndoshta sepse kisha frike se mos kuptonte pelqimin qe kisha ndaj saj, ose ndoshta ishte menyra ime per t'i treguar qe e pelqeja.
Nuk me kishte ndodhur kurre te sillesha ashtu me nje femer qe e kisha qef, mjaftonte ta ftoja per nje kafe, me pas bisedonim per pak ore dhe si me magji perfundonim ne shtrat, ndersa me te ndodhte krejt e kunderta...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now