Pjesa 6

114 16 4
                                    

Mbasi i shqita me zor mishin nga goja Dumbos dhe i vura zinxhirin ne qafore, u ulem serish ne te njejten kafene, ku bashke me ne qendronte dhe vajza, te ciles akoma i dridheshin duart.
Syte e saj ishin si dy toptha yjesh te medhenj, qe ndricojne ne qiell te kthjellet. Fytyre topolake dhe me disa shenja ne faqen e majt, qe dukeshin si te djegura te hershme.
  - Si quhet? - Me pyet dhe shikimin e mbante nga Dumbo, i cili qe ulur ne te njejtin vend dhe lepinte nofullat me gjuhen e tij te gjere.
  - Dumbo - pergjigjem dhe ajo ve buzen ne gaz.
  - Pse Dumbo?
  - Sepse eshte qen budalla dhe i mire.
Dhe si per dreq, sa thashe se eshte budalla, ai ngriti koken dhe me pa me syte e tij te trishte, mbi te cilet kishte dy vija kaf si vetulla te rrudhura, qe e perforconin akoma shikimin e tij te trishte, me pas nxorri gjuhen jashte.
  - C'qen i cuditshem, ka sy te trishte dhe duket sikur qesh kur mban gjuhen jashte - tha ajo dhe ktheu koken nga une.
Per nje moment shikimet tona rane mbi njeri tjetrin dhe nje heshtje pllakosi ne moment.
  - I tille ka qene qe i vogel - Fola une dhe shkeputa shikimin nga syte e saj ngjyr kaf te erret.

I kisha frike shikimet e gjate, me dukej sikur isha lakuriq perballe njerzve qe i shikoja ne sy, sikur do zbulonin ndonje gje po t'i shikoja per shume gjate.
  - Por ti i paske edhe me te trishte!
Qesha me cepin e buzes dhe po shikoja tutje nga kryqzimi i 21-shit.
  - Jeta dhe njerzit t'i ndryshojne syte, t'i bejn te shkelqejne per pak kohe, e me pas t'i veshin me trishtim per shume gjate - Ja ktheva duke kthyer koken nga ajo, e cila me buzeqeshi me keqardhje.
  - Une mendoj se jeta eshte e bukur dhe e shkurter dhe nuk ja vlen te mbash veshur nje rrobe te tille ne sy! - Vazhdoi ajo pas meje.
  - Nuk mund te dalesh e veshur me nje kanatjere mbi trup, kur jashte ben shume ftohte! - Ja ktheva.
  - Shkrimtar? - me pyeti.
  - Jo, - u pergjigja.
  - Ti gazetare? - e pyeta
  - Aspak. Studente per mjeksi!
Une genjeva, ajo gjithashtu.
U pershendetem dhe u larguam, ajo per nga Zogu i zi, e ndersa une per ne Qender bashke me Dumbon, i cili ecte shtrember prej barkut te fryre.

Teksa ecja rruges mendoja, se pse isha aq idiot, qe nuk perfitoja nga rastesite qe servir jeta per te njohur njerez te rinj.
Ndoshta e kisha sepse nje here shpirti me ishte perplasur fort mbi dyshemen e qenies dhe humba shume, veten time. U bera dikush tjeter, qe nuk isha une. Me pas perfundova ne nje vorbull boshe, qe me fundoste cdo here e me thelle ne vetmi.
Mundohesha te gjeja ngushellim neper shtreter femrash te bukura, ne gjokse e buze plot epsh, e me pas ndihesha akoma me bosh, akoma me vetem dhe nuk doja qe te perseritej e njejta gje.
Po prisja dicka te forte.
Dicka qe te ma shkundte mire shpirtin e ta zgjonte nga gjumi letargjik qe e kishte zene.
Dhe e dija per cfare kisha nevoje, per nje femer me karakter, krenare, kokeforte, te cmendur qe te me dergonte pikiate drejt ringjalljes, por ishte teper e veshtire te njihje te tilla femra, duhet te kishe shume fat dhe une vetem fat qe nuk kisha.
  - Ti si mendon Dumbo, nuk ishte gjithe ajo femer ajo? - e pyeta Dumbon, i cili tundej sa andej ketej si te ishte me barre....

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now