Pjesa 26

68 6 0
                                    

Ajo buzeqeshi dhe per at'zot e ndjeva dashurine te me qarkullonte neper venat e shpirtit.
Kisha pare ne jete shume buzeqeshje, por jo te tille, kur buzeqeshin syte, buza, qenia e gjitha.
Ester me dukej si dicka mistike, nje qenie qe kishte zbritur nga parajsa dhe jetonte e maskuar me bukuri ne toke, sepse nuk kishte mundesi qe nje njeri te ishte aq i bukur, ose ndoshta kishte dale nga tablot e pikturave te piktorve me te talentuar, ose nga librat e shkrimtarve qe adhurojne te bukuren.
Dhe kush isha une te mos dashuroja nje qenie te tille? Nje i gjore me shpirtin bosh dhe me nevojen per nje dashuri te madhe, qe t'ja perplaste shpirtin fort dhe ashtu ndodhi, dashuria per te ma kapi shpirtin nga fyti, e perplasi ne dysheme dhe e puthi.

  - Kam ftohte, - me thote dhe ngrihet ne kembe.
  - Futemi ne makine, - shtoi dhe u drejtua per nga makina, e cila ishte pozicionuar perballe liqenit fare pak metra larg bregut.
Mbasi i shtrim sendiljet dhe u rehatuam, nje qetesi zaptoi cdo gje.
Degjoj vetem zhurma e frymes se saj te renduar, qe vinte nga sendilja tjeter ne anen e timonit.
  - Mund te vi? - me pyet dhe shikonte nga ana tjeter.
Ktheva koken nga ajo dhe e pashe teksa qendronte e strukur me duart mes kofshesh.
Ajo hodhi veshtrimin nga une kur po shtyhesha per nga dera dhe me pas kalon nga sendilja ne sendilje duke u ngjeshur prane meje, me hedh njeren kembe mbi kembet e mia, me mbeshtet koken ne sup e me pas merr fryme dhe e leshon te gjithen jashte, fryme e cila ra e ngrohte ne qafen time.
  - Te urrej Erman Starova, - me thote me zerin e pergjumur ndersa syte i mbante te mbyllura.
  - Pse? - e pyes duke mbeshtetur koken mbi koken e saj.
  - Sepse me nxive nje nga ditet me te rendesishme te jetes time, me ke ngritur nervat cdo here qe perplaseshim ne kafene, je tallur me pikturat e mia dhe une ja ku jam serish, me koken mbeshtetur ne supin tend, duke puthur buzet e tua, duke besuar dike qe se njoh ne mes te nje pylli qe ska asnje njeri dhe nuk kam frike se mos me ndodh gje, - Me thote duke mbajtur syte lart per te me shikuar.
  - Ti me nxjerr nga binaret. Kam vetem pak kohe qe te njoh dhe me vret cdo frike time, - shtoi teksa mundohej te nxirrte nje pakete cigaresh nga kroskoti.
  - Ndersa ti me ngjall qindra frikra! - i pergjigjem duke mbajtur shikimin per nga liqeni, i cili dukej si nje tablo me yjet dhe henen te pikturuar ne vaj.
  - Me pelqen fakti qe arrij te lekund sadopak jeten tende.
  - Ti ma shkund te gjithe qenien, - mendova me vete dhe per nje moment humba ne imagjinat, duke menduar veten pas disa vitesh dhe ajo ishte aty ne cdo hap timin, ne cdo renie dhe ngritje.
  - Pse hesht? - me tbot ajo.
Kthej koken nga ajo, te ciles hena i ndriconte pakez trupin dhe gjysmen e fytyres nga buza e poshte. I vendos gishtat mbi buze dhe nis t'i perkedhell ngadale. Ndjeja frymen e saj te shpeshtohej e te behej me e rende, ndersa syte i mbylli paqesisht duke marre nje pamje te qete ne fytyre.
Puthemi serish.
Buza e saj lehte ledhatonte timen dhe e imja lehte fuste mes buzesh buzen e saj te siperme.
Ulet ne preher pa e nderprere puthjen dhe e shtrengoj fort me njeren dore, ndersa me tjetren perkedhel qafen e saj, veshin e me pas floket duke rreshqitur serish poshte neper trupin e saj te mbuluar nga nje bluze e holle pambuku ngjyre te bardh, te cilen ngadale e ngrita lart dhe e hodha mbarapa.
Ndjej buzet ne qafen e saj dhe me duket sikur do me dal shpirti vendit e do vrapoi nga lumturia.
Duart e buta e te ftohta neper fytyre.
Dy bluza te hequra behen bashke dhe dy trupa pothuajse te zhveshur puthen bashke.
Eshte e ngrohte, e bute, e lemuar dhe aq e mire.
E puth plot vrull nga qafa, nofulla, veshi, me pas supet, kraharorin dhe sytjenat e  saj i bashkohen rrobave te hedhura mbrapa sendiljes.
Gjoksi i saj i bute ngjeshet fort ne kraharorin tim dhe pas heshtje.
  - Me perqafo, - thote me zerin e saj qe dridhej nga ngasherimat dhe ishte gati ne te qare.
  - Mos ki frike, nuk te bej keq, - i them duke e shtrenguar fort mes krahesh.
  - E di, - shtoi ajo dhe merr fryme thelle!
I hodha xhupin time te hirte mbi kurriz dhe qendruam ashtu per ore te tera deri sa Dielli filloi te dilte mbi koder.

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now