50

56 6 1
                                    

Ishte e pakuptim te kishte ardhur edhe Ester aty, do tregonte qe ishte vertete e pafytyre, me e pafytyre nga c'ishte treguar deri ne ato momente.
Mblodha mendjen per pak minuta por ishte e pamundur te qendroja per shume gjate me mendje te mbledhur, cdo femer qe me qendronte me kurriz e shikoja me vemendje deri kur kthehej nga une, se mos ishte ajo apo jo dhe nuk arrija te kuptoja dicka, nese doja te dija nese ajo kishte ardhur vertete apo doja qe ajo te ishte aty.
Teksa qendroja perballe tryezes se gjate ne te cilen ishin vendosur kapice te sistemuar librat, ndjej nje dore qe me rrethon nga beli.
  - C'po mendon? - degjoj zerin e Gerses, ze qe me qetesoi te rrahurat e zemres duke menduar se do degjoja zerin e dikujt tjeter.
  - Po mendoj qe eshte dicka e pakuptim e gjithe kjo zhurme, asnjehere nuk me ka pelqyer publiciteti i librave.
  - Po nese nuk i ben publicitet si mendon se do shitet? - ma kthen ajo me nje ton zeri nenqeshes.
  - Kjo eshte ajo qe nuk kuptoni ju, i them duke u kthyer nga ajo, - Une nuk dua t'i bej publicitet librave te mi, do shitej si gjithe te tjeret qe jane shitur pa publicitet, - shtova dhe ajo serish me pergjigjet me te njejtin ton zeri.
  - Epo keshtu do shesesh edhe me shume dhe do fitosh edhe me shume. - vazhdoi ajo.
Te njejten gje me kishte thene edhe Artani, thua sikur i beja librat me qellim per te fituar dhe per te ngrene buke me ato leke, ishte gjeja me deshperuese ne bote, te shkruash per te ngrene buke dhe per te fituar.
I buzeqesha pa shtuar me asnje fjale me teper duke e ditur qe nuk do ndrisja asgje edhe sikur te flisja, sepse askush nuk me kuptonte se qellimi nuk ishte te fitoja, por te lexohesha nga ata qe donin te me lexonin ne mendimet e hedhura ne leter, por ishte e kot, pasi leku ishte ngulur ne mendjen e tyre dhe e shikonin ate ne cdo gje qe benin.
Gersa qendronte perballe meje me nje gote vere te kuqe ne dore, ndersa une mbeshtetur ne tavolinen ku ishin vendosur librat.
  - Kane ardhur shume njerez sot vetem per te pare ty dhe e di c'eshte me e bukura? Qe askush nuk e di se...
  - Kane ardhur vertete shume njerez, - degjova zerin e Ester qe nderpreu ne mes fjaline e Gerses.
Ktheva koken dhe e pashe pikerisht ne te majten time, me nje gote vere ne dore dhe nje cigare te pergjysmuar qe nxirrte tym ne te njejten dore ku mbante goten, ndersa ne doren tjeter mbante nje liber timin te cilin po e shikonte me vemendje.
  - Duhet te ndihesh i lumtur per kaq shume vemendje, - shtoi ajo duke kthyer koken nga une dhe me pas u afrua edhe me shume.
Heshta.
Shikoja syte e saj qe ishin po aq te bukur, buzet e ngjyrosura me buzekuq dhe floket e shtrira te drejte thua sikur ne fund te tyre qendronin plumba qe i mbanin aq drejte.
I gjithe ai mellef qe ndjeja brenda u percoll ne shikimin tim me syte e saj dhe e ndjeva qe e kuptoi, qe nga menyra si i'u bene syte kur u perplasen shikimet tona.
  - S'po na prezanton, - tha ajo duke kthyer syte per nga Gersa.
  - Gersa, kjo eshte Ester, autorja e kopertines se librit, - fola dhe ne ate moment Gersa zgjati doren, te cilen ja shtrengoi Ester.
  - Ester kjo eshte Gersa Stefani, e fejuara ime, - shtova dhe te dyja hodhen veshtrimin nga une, Gersa nje shikim te habitur ndersa Ester nje shikim vrases, shikim te cilin e mori edhe Gersa ne ate moment.
  - Gezohem, - tha Ester duke shkeputur doren nga shtrengimi i duarve qe ben dhe e shikoja me kujdes kur nofullat e saj shtrengoheshin me nje inat te semure dhe ne shikim percillte aq shume urrejtje ne ate moment.
Gersa nuk e dha veten, me mbajti lojen edhe pse nuk dinte se per cfare behej fjale.
  - Qe kur jeni te fejuar? - pyeti Ester
  - Ka nje vit, - u pergjigj Gersa duke zmadhuar edhe me shume urrejtjen brenda Ester qukaloshes, e cila dukej sikur nga momenti ne moment do pelciste si nje tullumbac u fryre teje mase shume.
E shikoja teksa ziente brenda vetes si nje vullkan qe ka nevoje te dal nga krateri, te derdhet neper faqen e malit dhe te marr para gjithcka me llaven e tij dhe ndjeja kenaqesi kur e shikoja aq te acaruar, me nofulla te shtrenguara sa dukej sikur nga momenti ne moment do i kercisnin dhembet.
  - Oh me fal, jam kaq e ngathet dhe e shkujdesur, - tha Ester kur nisi te largohej duke e leshuar gjysmen e gotes se veres mbi fustanin e Gerses, me pas edhe gjysmen tjeter duke e bere te qarte qe e beri me qellim.
  - Shihemi  Erman, - shtoi ajo teksa ikte dhe shikonte me nje veshtrim vrases, thua sikur thoshte pa ze do ta pres koken do ta bej supe dhe do ta ha me neps....

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now