Pjesa 28

69 8 0
                                    

  - Gersa Stefani, pjeshka e gjimnazit, - i them duke e perqafuar.
  - Tani jam nje pjeshke e rritur Erman, atehere kam qene kajsi, - shton ajo duke qeshur dhe ulet prane meje.

Kur ishim adoleshent Gersa ishte vajza e perkedhelur e babit biznesmen, qe nuk i mungonte asgje, ishte ajo me bishtaleca dhe me dhembet me tela, e sjellshme me familjen e saj, me nenen, babain, vajza me shembullore ne shkolle qe e lavderonin mesueset, drejtori, madje ne disa olimpiada matematike kishte dale perhere e para dhe mesonte si dreqi, por askush se njihte Gersen ashtu si c'ishte.
Shtepia e saj ishte vetem pak minuta larg shtepise time, i ndante vetem nje lagje ku shumica e shtepive ishin te braktisura nga njerzit qe kishin ikur emigrant ne itali, ndersa ne ato pak shtepi te banuara jetonin te moshuar, qe prisnin troktitjen e vdekjes ne deren e tyre.
Diten Gersa ishte engjelli i rene nga qielli, e imponuar nga emri i familjes se saj, nga imazhi qe kishte krijuar ne syte e te tjerve, ajo mundohej te sillej mire, duke kycur veten brenda dhe nxirrte ne pah ate qe te tjeret donin te shikonin, ndersa naten, ne nje nga shtepite e braktisura me cati terrniti ngjyre hiri te lidhura me gozhde, me tulla te rrjepura nga shiu dhe dritare te kalbura ku me veshtirsi qendronin xhamat, ajo ishte kucka me e keqe se cdo femer.
Pothuajse cdo nate te vitit te fundit te gjimnazit, hidhej nga dritarja e viles se vet dhe vraponte per ne shtepine e braktisur plot lageshtire.
Takoheshim gjithmone pas mesnate, kur prinderit e saj flinin gjume dhe kycnin deren e katit te trete.
Me kujtohet kur vinte me vrap, mbeshtjellur me nje guverte te vogel ngjyre hiri, me floket e bera gershet dhe sapo futej brenda me hidhej ne qaf duke me puthur dhe perfundonin shtrire ne dyshemen e shtruar me cimento, ku shtronim nje batanije.
Qe atehere nuk kam njohur asnje femer me perverse dhe me te fiksuar pas seksit sa Gersa Stefani.
Thonim se ishim dashuria e njeri tjetrit dhe te dy e dimin qe nuk ishte e vertete, ajo me perdorte per te thyer jeten e saj tmerresisht monotone,  ndersa une per ate qe cdo mashkull do donte nga ajo femer dhe te dy e dinim cfare ishim, e pohonim ne heshtje dhe binim dakort per ate qe ishim pa thene asnje fjale.

  - Vazhdon te jesh e njejta, - i them duke veshtruar syte e saj, buzet, floket e verdhe, faqet, gjoksin, kofshet, e gjitha e njejta vetem pak me e gjate dhe me femerore.
  - Ndersa ti ke ndryshuar shume, - ma pret duke rrudhur buzet dhe me fut gishtat e saj neper floke
  - Nuk ke me shkelqim ne sy, je shuar Erman, - shtoi dhe doren ma zbriti ne sup duke ma shtrenguar ne forme ngushellimi.

Pervecse palloheshim keqazi ne adoleshence, ishim edhe miq te mire, dija cdo gje per te, madje edhe ku fshihte leket i ati, si e urrente jeten e saj, me ke e tradhtonte i ati te emen dhe e ema te atin. Dija edhe si masturbohej mbremjeve kur nuk takoheshim, si pinte hashash fshehurazi ne dhomen e saj, dija se cfare shpirti kucke dhe fisnik kishte brenda vetes dhe kurre nuk e pash dot si nje kurve pasanike, por si dike qe jeten e saj e jetonte naten si c'donte ajo ndersa diten ishte vajza si e donin te tjeret.
Gjithashtu ajo dinte cdo te bardhe e te zeze timen, njihte engjellin dhe djallin qe kisha brenda vetes, madje ishte njeriu qe i besoja me shume atehere.
  - Jane disa gjera qe nuk kaperdihen kurre ti e di, te mbesin shenja me shpirt si c'mbetet shenja e nje plage te thelle.
  - E di Erman, ajo qe ndodhi me prinderit e tu ishte teper e rende dhe eshte normale qe njeriu te ndryshoje nga tronditje te tilla. Por jeta vazhdon dhe duhet jetuar ndonjehere edhe per hir te tjerve, - shtoi ajo dhe nis te vras mendjen se per hir te kujt kam jetuar keto vitet e fundit dhe i vetmi person qe me vinte ndermend ishte Dumbo.
Thelle vetes e kisha ditur se Dumbo ishte arsyeja e vetme per te cilen jetoja dhe eshte e tmerrshme te jetosh per inerci, per nje qen.

Biseduam deri ne buze te mbremjes, deri kur dielli u fsheh pas ndertesave te vjetra ne kombinat dhe u ndihesha aq mire qe me ne fund fola me dike, dike qe me kuptonte dhe nuk do shkonte lart e poshte duke permendur cdo gje qe folem.
  - Do me pelqente te dilnim ndonjehere, si ne kohet e vjetra, - thote ajo pasi u ngrit dhe hodhi canten mbi sup.
Vazhdonte te ishte po e njejta e paturp dhe e drejtperdrejte.
  - Ndoshta do arrija te ta ndizja shpirtin si c'beje ti dikur me mua! - Shtoi nderkohe qe me mbante doren me faqe...

Vajza Nga TiranaWhere stories live. Discover now