Prolog

439 19 45
                                    

Para leximit: 

-Ajo c'ka do lexoni ketu nuk eshte nje histori e vertet por e trilluar. 
-Personazhet nuk do t'i paraqis me foto por do t'ju lere t'i imagjinoni vete ne menyren me te bukur apo me te shemtuar.

-Vendet, emrat e nderrmarieve jane reale pasi me pelqen ta lidh pak me realitetin. 
-Emrat e personazheve dytesor nuk jane real (doktoreshat, drejtorat, policet etj)
-Ky liber ndahet ne dy pjese, por si fillim ju rekomandoj te shijoni "Djalin e endrrave te mia" e me tutje te shohim e te bejme. (Mbajme te fshehte titullin tjeter te librit.)

-Dhe ne fund kete liber dua t'ja dedikoj nje shoqerie te ngusht te cilat me kane mbeshtetur shume ne kete liber dhe qe besojne tek une me teper se une tek vetja ime.

F.M & J.H

Hajde niseni tani sa me mbare. 
Lexim te mbare!

Traileri eshte me poshte⬇️
Shikim te mbare!

Shenim:
°~Per shkak te nje problemi qe nuk e di as vete pse ndodh, jeni te lutur te gjeni pjesen ku jeni ndryshe nuk do te arrini te kuptoni gje.
Faleminderit! <3

ᴅʜᴇ ᴀᴛᴇʜᴇʀᴇ ᴋᴜʀ ᴍᴇɴᴅᴏɴ ꜱᴇ ᴇɴᴅʀʀᴀᴛ ᴊᴀɴᴇ ᴛʜᴊᴇꜱʜᴛ ᴛʀɪʟʟɪᴍ ɪ ᴛʀᴜʀɪᴛ ᴋᴜᴘᴛᴏɴ ꜱᴇ ᴘʀᴏʙᴀʙɪʟɪᴛᴇᴛɪ Qᴇ ᴀɪ ᴛᴇ ᴅᴀʟ ᴇꜱʜᴛᴇ ᴍᴇ ɪ ᴍᴀᴅʜ ꜱᴇ ᴄᴅᴏ ɢᴊᴇ ᴛᴊᴇᴛᴇʀ.

-ᴊᴇᴛᴀ,ᴍᴀᴛᴇᴍᴀᴛɪᴋᴇ.

####################

"Shoh një dritë.

Mos kam vdekur gjë që të kaloj nga errësira në dritë?

Futem në një tunel ku nuk duket gjë prej gjëje vecse një turfulli e tërë me shkëlqim rozë. Ç'është kjo e fundit që po mi merr sytë për së gjalli?

Vendos dorën para dhe përpiqem të zgjedh mes errësirës dhe tunelit rozë. Vetëm një hap dhe çdo gjë do të ndryshoj.
Ndërkohë tik-tak-et e orës që vetëm i dëgjoj zënë të masin kohën për zgjedhjen time.

-Rozë...po po normalisht që rozë...-them duke hyr në tunelin me rozën e shndërritshme që t'i vret sytë.

Sapo vendos këmbën çdo gjë ndryshon. Qielli dhe toka bëhen një...
Rozë. Qetësi. Shkëlqim. Vetëm kaq i duhet një personi për ta pasur jetën më të lumtur...

-Rene...-ngre kokën nga historia që po lexoja në internet dhe pres zërin e mamasë të më thërras përsëri. Nëse ajo më thërret sërisht atëherë do të thotë se veshët e mia nuk kanë ikur akoma nga qarkullimi edhe pse në fakt e ndjej fort mirë se jam pak shurdhe.

-Jo, jo domosdoshmërisht më kanë bërë veshët.

Ul kokën sërisht mbi libër për të lexuar pjesën e mbetur të kapitullit. Autorja e ka titulluar këtë të fundit "Endërr rozë" dhe në fakt mund të them se autorja qënka vërtet e fiksuar pas rozës.
E vërteta se pse po e lexoj këtë libër është ndryshe. Në fakt është një lëmsh i vërtet ama nëse do t'i biem nga A-ja në Zh-ë atëherë do arrish ta kuptosh historinë e çuditëshme që fshihet pas zgjedhjes së këtij libri.

Djali i ëndrrave të mia ✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora