7// I dashur Sinan

83 10 21
                                    

𝘒𝘪𝘴𝘩𝘢 𝘥𝘦𝘨𝘫𝘶𝘢𝘳 𝘵𝘦 𝘵𝘩𝘰𝘯𝘪𝘯 𝘴𝘦 𝘥𝘢𝘴𝘩𝘶𝘳𝘪𝘢 𝘵𝘦 𝘩𝘢 𝘵𝘦 𝘨𝘫𝘢𝘭𝘭𝘦 𝘱𝘰𝘳 𝘯𝘦 𝘵𝘦 𝘷𝘦𝘳𝘵𝘦𝘵 𝘦𝘴𝘩𝘵𝘦 𝘯𝘥𝘳𝘺𝘴𝘩𝘦, 𝘢𝘫𝘰 𝘵𝘦 𝘥𝘫𝘦𝘨 𝘵𝘦 𝘨𝘫𝘢𝘭𝘭𝘦.

####################

-Merru me punët e tua-thash me vetullat e ngrysura plot seriozitet.
-Po pak me të mijat pak me të tuat, kjo është ajo cfarë shqiptarët din të bëjnë më mirë-pasi tha këto mbylli derën e banjës ndërsa unë u futa në kuzhinë. Vështrova përreth dhe vështrova disa mollë, disa portokalle dhe gjithashu pak luleshtrydhe të cilat dukeshin paska të qullta.

Epo gjëja e parë që mamat shqiptare të mësojnë është të bësh ekonomi. Këtë kisha mësuar unë nga ime më. Kisha mësuar se duke bërë ekonomi të rregullt dhe jo të ashpër njeriu do të jetoj i lumtur.
"Mos u bëj kurnace, bëhu kavaliere dhe mbyti njerëzit me hijeshin tënde" më thonte gjithmon.
Epo c'është e vërteta një nënë di vërtet mirë se si të të këshillojë.

Hapa dollapin ku që mbremë kisha vënë rë një shtrydhëse frutash dhe duke e nxierrur nga vendi e vendos mbi kundrabufe.
Pasi i hodha një sy të thellë dhe u kujdesa se kjo gjë nuk ishte e mbuluar nga pluhuri fillova të preja me kujdes të gjitha frutat.

-Ndoshta me ketë do të arrijë ta falenderoj për mbrëmë-belbezova e hutuar dhe pasi i rreshtova frutat e prera në një tas futa kokën në frigrorifer për të hulumtuar për kos ose qumësht.

-Uh cfarë fati, paska kos pa yndyrë-e rrëmbej sic rrëmben hajduti gjën më të cmuar që gjen aty rreth dhe duke e mbyllur me kujdes frigroriferin si një flutur kërcimtare hidhem në veprim.

Fus frutat e prera në kubik brenda nën enën e gjatë dhe duke i hedhur kosin brenda bashk me pak uj vazhdoj të mbaj pajisjen në dorë në mënyrë që kjo e fundit të punonte.

"Kur ishim të vegjel, në hanim akullore dhe pinim cokollata lala-lala-lala..." një fragment jo të rregullt të një këngë që nuk e dija po këndoja. Mbaja mend që e pata dëgjuar në një festival që në fëmijeri por si përfundim nuk isha interesuar kurrë për titullin e kësaj kënge nostalgjike dhe fëmijnore.

-Ah e paskam qar-them pasi shoh se sa i mirë është bërë lëngu "cudibërës".
Marr një got qelqi aty pranë ku ishin shkruar fjalët "My bro is my hero" dhe e hedh tërë masën e përftuar në gotë.

-Duhet të shkoj në Durrës tani-thash me zë dhe kur kthehem vështroj laptopin e tij të ndezur të ngecur nën aplikacionin "Microsoft Word".
"Do t'i lë një shënim" mendoj dhe më një buzëqeshjë i sulem kompiuterit për të shkruar atë që doja të shkruaja dhe pas kësaj për tu zhdukur nga aty.

***

-Po mami po aty jam por sinqerisht nuk kam kuriozitet për ta njohur këtë djalë.

-Është djalë i mirë më beso-thot ndërkohë që dëgjoj zhurmën e enëve.

-Nuk do ta prish qejfin do ta takoj por nëse nuk më pëlqen atëherë do iki nga aty ose do t'ja them atij në sy.

-Oh, ku ta gjesh rastin e parë t'na nxish faqen-tha mami.

-Nuk po e bëj këtë unë po...

-E di cfarë? Bëj c'të duash se më lodhe. Hajde ik tani-pasi ma preu shkurt më mbylli telefonin në fytyrë dhe më la nën vetmin time.

"Sabrina është amaneti im për ty" kjo fjalë kishte arritur t'më prekte deri nën kufirin e vetmisë sime gjë e cila nuk ndodh shpesh.

-Ke nevoj për një kakao-thash dhe dëgjova borit e makinave pas meje.
E kisha harruar që isha e para e rradhës.

Djali i ëndrrave të mia ✔Où les histoires vivent. Découvrez maintenant