53//Burgu i kohes

31 3 0
                                    

Jeta...

Jeta për disa është kaq perfekte. Zgjohen me iden se cdo gjë do të jetë mbi tavolinë cfarëdoqoftë...mëngjesi, dreka, darka...portofoli, celësat e makinës...lekët...por jo cdo gjë është e tillë për të gjithë.
Zgjohen nga gjumi plotë ëndrra jeshile, mendojnë për shenjat e ndyra të parave të cilat fusin një dynjah në sherr, dhe duke menduar se mund të blejnë njerëzit dhe kohën mbushin barkun plot bukë duke harruar se në zemrën e tyre thjeshtë jeton një ndjenjë bosh.

Disa zgjohen në mëngjes. Nuk kanë as një tavolinë pranë vetes, një copë thërrime buke, nuk kanë jetë, nuk kanë shkollë, nuk kanë shpresë...por në fund kanë gjërat që cdokush duhet t'i ketë në jetë...një familje, një dorë të ngrohtë, një ndjenjë të fortë, ëndrra plot vlerë dhe besimin madhor të një të sëmuri i cili beson plot shpresë se do ta hedhi tutje të keqen që i ka rënë.
Zgjohen nga gjumi pa një ide të saktë. Ku do t'i lajnë duart në mëngjes? Ku do t'i lajnë sytë tërë zglepa? Si ta pushojnë zhurmën brenda stomakut i cili i pabindur ka hapur grevë urie? Në fund, kush do t'i jap zgjidhje të gjitha këtyre?
Askush...sepse sot asnjë nuk mendon plotësisht mbi bukën e tjëtrit...të gjithë mendojnë për veten.

Mirëpo po unë cfarë duhet të bëja?
E mbyllur brenda një mjedisi të cuditëshëm ku ndryshojnë variantet mjedisore ndjehem e izoluar brenda një dickaje që as vetë nuk e kuptoj thjeshtë e kam titulluar "Burgu i kohës".

Arrijë të ec me këmbët e zbathura mbi barin e njomë, në dorë mbaj një shportë të bukur ndërsa veshur kam një fustan të bardhë dhe të shkurtër gjerë tek gjuri. Mbi bar kam vendosur një cërcafë të bardhë dhe thjesht jam ulur duke parë lezetshëm retë bardhoshe në qiell. Formojnë gjëra të bukura, të mrekullueshme dhe unike.
Arrijë të dëgjoj një tingull pianoje në sfond. Vërdallë nuk ka njeri, jam vetëm unë... Ashtu sic duhet të kisha zgjedhur të isha.

-Rene...unë thjesht të dua...-zëri burrëror i Roxhersit bucet. Arrijë të dalloj zërin e prekur por nuk arrijë të ndjej as aromën e tij dhe as të ndjej ngrohtësin e siluetës së tij teksa vërdalloset drejtë meje.

-Brockulla...kjo nuk është e vërtet-them me sytë gjysmë të përlotur. Cohem në këmbë dhe bërtas më fort-A më dëgjon? Kjo nuk është e vërtet...

-E vetmja gjë është që ti të bëhesh mirë dhe më pas...më pas...-dukej si një telefonat. Arrija të dëgjoja cdo gjë por vetja ime nuk reagonte. Arrija të kuptoja se unë ndodhesha mes jetës dhe vdekjes.

-Më pas...mund të zhdukesh me Sarën apo jo? Dhe unë thjeshtë...thjeshtë kisha besim tek ty. Mendova se do ta mbaje plotësisht premtimin tënd.

-...do të bëj ashtu sic dëshiron ti...vetëm zgjohu...të lutem...unë nuk e di...-ngashërimi i hollë dëgjohet akoma, arrijë të ndjej një prekje në dorë.

-Oh Roxhers!

-...vij përdit pranë teje me shpresën se ti do të ngrihesh, cdo ditë të sjell nga një kaktus të ri. Mjeket thonë se nëse ti nuk zgjohesh dhe për disa ditë do të ta lënë shpirtin e lirë...por unë nuk dua që ti të shkosh, të paktën jo tani që të gjeta...

-Të gjeta?

-Kam kaq vite që të kërkoj dashuria ime. Dhe kur të gjeta, t'i dhash sinjalet pak nga pak...një libër...një njoftim për punë...një martesë e sajuar...të gjitha ishin planet e mia. Madje Timiton Deshon e denim të vdekur por kur morem vesh se cfarë po ndodhte vërdallë teje atëherë u detyruam të vepronim ndryshe.

-Po Teo?

-...vetëm Teo...ai ka qënë koicidenca më e bukur që na ka ndodhur në jetë. Pas një martëse që as e mendonim doli në derë si ta kishte bërë ndonjë me plan. Megjithatë mjekët thonë se arrin të më dëgjosh, a më dëgjon vërtet?

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now