30//Ndjenja të pakontrolluara

57 6 0
                                    

"Një shenjë të vogël po të lë dhe po të them se kudo që të shkosh tek unë do përfundosh", po e shikoja në sy dhe po rikujtoja fjalët që më tha pas asaj puthjeje të zgjatur në dhomë.

-Po më cfarë merresh ti Rene?-tregoj interes të papritur Violeta e cila me thikën e dobët priste mishin e trashë që kishte në pjatë.

-Unë? Mund të prisja c'do pyetje të mundur por jo këtë-qesh dhe shtoi-Besoj se informatat e ke marr goxha mirë për mua. Unë jam një gazetare ashtu sic është dhe personi me të cilin ju po darkoni sot.

-Hmm...kuptoj. Shkollën e keni përfunduar?-pyeti.

-Jo akoma nuk i ka dhënë fund shkollës por avash avash do mbaroj dhe shkolla-buzëqesh dhe e vështroj.
Ka vënë një makë-up të rënduar por që i shkon dhe vëshur mban një fustan blu të errët të gjatë ngjitur pas trupit ndërsa flokët i ka të shtrira mirë dhe të lëna lëshuar. Interesante, vajzë e bukur megjithatë nuk më pëlqen ta shoh ngjitur Roxhersit.

-Jeni bërë vërtet shumë e bukur. E kuqja është ngjyra juaj-më komplimenton për herë të dyzet Laurenci i cili ushqehet edukueshëm, flet me edukat dhe bashkbisedon këndshëm me Violetën ndërsa unë dhe Roxhersi jemi të heshtur. Herë shohim njëri-tjetrin dhe herë ata të dy.

-Faleminderit për herë të dyzet-them ndërsa ndjej një prekje të butë që vjen nga poshtë tavolinës. Janë këmbët e tij që ngacmojnë këmbët e mia sa herë që Laurenci më komplimenton. Unë i hedh syt me një buzëqeshje të shtirur dhe i pulis sytë dy herë në fraksionin e sekondave ndërsa shoh atë të shfryhet.

-I dashur...-tashmë unë e gjuaj Roxhersin instiktivisht-kë që shpar që shfryn dhe nuk ha. Nuk të pëlqeu ushqimi?-pyeti.

-Jo, jo është i adhurueshëm e dashur,-këtë rradhë i gjuaj vërtet qëllimisht më këmbë por më dorë-por u ngopa vetëm duke e parë peshkun.

-Po ti Rene pse nuk po ha?

-Si? Ahh...është e nxehtë. Pjata ime ishte e fundit që erdhi në tavolinë.

-E drejtë, por pa provoje ta hash tanimë. U bën 15 minuta që pjata ka ardhur. Duhet të të jetë ftohur sadopak.

-Ja ta provoj.-Kap njërën cep të picës por digjëm dhe padashur godas gotën që e shampanjës që kam para. Fatkeqësisht gota derdhet mbi Roxhersin. Sa hutaqe që jam.

Në tavolin dëgjohej zhurma e rrëmujës që krijohet. Violeta ka mëndjen tek kostumi i Roxhersit ndërsa Laurenci tek gishtërinjt e mi. Sic duket nuk duan ta kenë mendjen tek tjetër vend. Nuk u intereson njeri vec personave që kanë në krahë ndryshe nga unë dhe Roxhersi që shohim njëri-tjetrit dhe duket sikur do t'i hidhemi për ta ndihmuar njëri-tjetrin nga momenti në moment.

-Nuk kam asgjë jo. Thjesht një djegie e momentit.-Them me mirësjellje Laurencit që t'më lërë të qetë ndërsa ai qëndron dhe më shpjegon një temë interesante të djegieve që unë si "doktoresh Ada" duhet ta dijë.

-...nuk jam bërë pis, lecka më mbrojti. Mos u shqetëso, cdo gjë është mirë.-I bëri me dije paksa i acaruar duke na vështruar gjatë mua dhe Laurencit që qeshim qetësisht me një pacientin e tij të traumatizuar nga djegia.

-Në sallë dëgjohen këngë valsesh. Ciftet e tjera ngrihen për të kërcyer ndërsa ne qëndrojmë gjatë në tavolinë.

-Do dëshironit ju zonjusha Rene të kërcenit me mua në këtë natë të bukur me hënë të plotë?-është ngritur në këmbë dhe më ka drejtuar dorën në pritje të aprovimit të kërkesës.

-Unë...? Po, po dua si s'dua-aprovoj menjëhere dhe ngrihem nga aty duke u kapur në dorën e tij.
-Kjo është një këngë vërtet e bukur, si mos të dua ta kërcej.

Djali i ëndrrave të mia ✔Kde žijí příběhy. Začni objevovat