33//Konfuzë të vërtet

48 7 0
                                    

-Tashmë më duhet të largohem-ja bëj të ditur ndërsa ndjej mbështetjen e kokës së tij në shpatullën time. Duket i përhumbur, shumë i përhumbur. I ngjason një ushtari shpresëfikur i cili ngadalë i përulet vdekjes kur vë re se pranë tij nuk ekziston askush i rëndësishëm.

-Pse i bën gjërat akoma më të ndërlikuara?! Pse sillesh kaq cuditshëm me mua?-unë mbështes kokën në shpatullën e tij dhe marr frymë thellë.

-Sepse të dua-I përshpëris në heshtje. I përshpëris nën heshtjen e zhurmshme fjalë të dala nga zemra dhe të nxierrura më kujdes nga shpirti. Do kishte më bukur se kaq? Kurrë.
-Të dua shumë por më duhet të bisedoj gjatë me ty, vërtet duhet.

-Po sikur mos më pëlqej ajo c'ka do thuash?

-S'do të të pëlqej ama të duhet të përballesh me një të vërtet. Një të vërtet...-ngre kokën nga unë dhe nuk më sheh në sy. Vështrimin ja ka hedhur derës e cila bie me kujdes në një zhurmë ritmike të vazhdueshme. Një zhurmë ritmike e shkujdesur, teknikisht i ngjason dorës së një plaku duar-dridhur i cili i lutet kohes së pensionit të vijë sa më shpejtë.

-Shefi Sela, mundem të hyjë?-intuita ime e sëmurë nuk kishte gabuar kësaj rradhe. Zëri i mbytur që vinte nga krahu tjetër i derës ishte një zë i dridhur, i thellë, aspak melodioz dhe madje-madje me volum tepër të lart.

-Dy sekonda shef Hasani-përpiqet të ul zërin më shumë që të mos duket se është pas dere. Më vështron serioz, më mbërthen krahun dhe përpiqet të marr një pamje të qetë sikur para të mos kishte një njeri të dashur.

-Bëj si të duash ama ndjenjat e kësaj zemre,-I vendos dorën në kraharor dhe ndjej valën e ngadaltë dhe përkedhelese të zemrës së tij t'më përplaset me qelizat e athta të dorës sime-nuk do t'i fshehesh dot për shumë gjatë. Ta garantoj këtë.

Ai merr frymë thellë në vështirësi ndërsa unë i largoj dorën nga kraharori duke e mbërthyer grushtë të lehtë dhe duke e lënë të lirë mes hapsirës boshe, mes përplasjes se atomeve të padukshme ajrore, mes askundit. E mbaj dorën shtrenguar sikur në brendësi të saj të mbaj dicka plotë vlerë e cila mund të arratiset menjëhere.
Marr frymë dhe unë me një zhurmë të pazakontë. Një therje të cuditëshme ndjej tek barku im, një therje anormale.
Rrudhë vetullat nga dhimbja dhe buzëqesh fort si një psikopate kur kryen një krim të rëndë si është vrasja. E bëj atë të mos e kuptoj se dicka me mua nuk shkon sic duhet.

-Bëj mirë të iki. Do shihemi në darkë.

-Kismet.

-Në darkë thash, s'ka më tepër fjalë këtu! Rregullat në shtëpin time i vendos unë officer.-Ja bëj të ditur duke i nxierr para gishtin tregues. Ngjason sikur dikush po e qorton rëndë këtë fëmijë të vockël.

-...Shefi Sela?

-Erdha,erdha.

-Nejse...-vendos dorën në bravën e ftohtë dhe e ul për të hapur derën. Përballë derës më shfaqet një burrë i moshuar i cili duhet të ishte rreth të 60-ave. Në pamje të parë duket i këndëshëm. Ka një kokë të rrumbullakët në formë vezake, një formë vezake goxha bucko. Në kokë i gjënden dy grushta flokë të thinjura, të zbardhura tamam si dëbora e ftohtë e dimrit. Balli i rrudhur, sytë me rrathë dhe sigurisht faqe të shëndetshme me rrudha, tamam si brumi i pahapur i një byreku të shijshëm. Qartazi dallohet e kaltërta e hapur e atyre dy syve plot ndricim dhe plot sinqeritet. Duket njeri i mirë!
Megjithatë përvec syve mund të dallosh gjithashtu dhe një hundë të madhe me një gungë të madhe të cilin e bën të duket si një shqiponjë luftëtare, sypatrembur. Buzë të vogla, dhëmbë gjysmake dhe një qafë mesatare me lëkurë të rrudhosur fort.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now