36//Te kalosh nje dite te ngarkuar emocionalisht

41 7 0
                                    

-...akoma nuk e besoj që më ke mbajtur të fshehtë tërë këto gjëra Rene. Më pate thënë se do t'më tregoje cdo gjë një për një dhe tashmë marrim vesh lajme nga më të ndryshmet?! Pastaj ajo puthja në kanalin televiziv të "Prive" c'ishte? E kupton se në cfarë gjendje na ke cuar?

-Mam tani shiko...

-C'të shikoj moj vajzë c'të shikoj? Të shikoj faktin që nuk nxierr dot kokën në dritare. "Shiko si u puth vajza e kësaj të pamoralshmes" thonë.

-Po c'të thonë ato moj mama. Të të thonë që vajzat e tyrë rrijnë cepave me djemte e huaj? Të të thonë që konsumojnë cigaren dhe drogën si të ishte një copë Tiramisu tek Pelikani? Apo të të thonë që djemtë e tyre merren me prostitucion, pijë e shesin drogë madje-madje me mundesi e prodhojnë atë.

-Mirë mi mam por atë nuk e pa e gjithë Shqipëria duke u puthur me një tutkun.

-Mam ai tutkuni për të cilin po flet është djaloshi që dua.

-Uuu e zeza tani më vajti tensioni pesë.-Cdo gjë kthehet dramatike-Po jo s'ke faj ti. Kam faj unë që të tërbova. "Mami kam një intervistë për t'i marr Artjola Toskës" dhe unë e mjera shko të thoja se mos do të të vinte Artjola Toska të të këndonte në dasëm tënde e të të hidhte lulet mbi kokë kur t'i të kërceje me tët shoq.

-Mami të lutem qetësohu, ti e dije se një ditë do të vinte ajo kohë kur unë do të të thoja se e dua dikë.

-Po ta dija unë para se ta dinte tërë Shqipëria. Jam më e vecantë unë.

-Mami as unë nuk e dija nëse e doja apo nuk e doja-I tregoj të vërtetën.

-Nuk e dije?!

-Nuk isha e sigurt mam, arrin ta kuptosh tani sadopak?

-Po ti arrin ta kuptosh se c'dreqin ka Filja që m'i bie derës cdo 20 minuta duke ardhur me lajme të reja cdo herë? S'mund t'i duroj dot këto poshtërsit që po më ndodhin.

-Qetësohu, c'do gjë do të përfundoj.

-Do të përfundoj? Dhe me sa pare mend m'i thua të gjitha këto?

-Mami ta premtoj se do të rregulloj cdo gjë të mundëshme-kthej kokën dhe vëmëndjen ma tërheq Kejsi, një punonjëse e TCH Albania më të cilën kam bërë shkollën e gazetarisë.

-Erdhi koha...-më përshpërit.

-...dhe që ta dish Bakia është vërtet...-mami po vijonte të qante hallin e saj mbi mendimet e komshinjëve të lagjes ndërsa unë nuk isha e interesuar ta dëgjoja. Nuk më interesonin më njerëzit por vetja ime. Të paktën t'na interesoj vetja përderinsa të tjerët nuk interesohen për ne, për shëndetin tonë, për ecurin e mbarë të punëve tona dhe madje-madje as nuk e kanë ndërmend t'na urojnë më të mirat. Përkundrazi bëjnë sikur u bëhet qejfi por në fakt janë ziliqar të gjithë. Njerëit nuk duan kurrë të të shohin sa më mirë, ata duan të të shohin mirë por poshtë tyre.

-Mami erdhi Kejsi më duhet të shkoj.

-Të shkosh?

-Kam një intervist tjetër me Roxhersin.

-Me atë tutkunin moj? Prap keni ndërmend ta puthësh në sy të kamerave? Uuu na degjenerove moj...

-Mami më duhet të shkoj sinqerisht ndryshe do të vazhdoj të bëhem akoma dhe më shumë vonë-them ndërsa e dëgjoj akoma teksa qan hallin e gjithë lagjes-Të dua mami, je më e mira-me këtë të fundit e mbyll dhe telefonin.

-Një mrekulli, ke kohë vetëm një minutë për tu bërë gati.

-Jam për mrekulli Kejsi faleminderit.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now