54//Zgjedh te jem e jotja

63 4 0
                                    

Nuk do ta harroj kurrë momentin kur e vështrova ndër sy dhe me një buzëqeshje të lodhur zgjodha të isha e tija. Megjithëse ky moment kaq romantik mori fund menjëherë për shkak të gjumit tim të menjëherëshëm.
Por falë Zotit jam mirë, vijoj të jem mirë.

Tashmë kanë kaluar rreth 2 javë nga tërrë ngjarja.
Doktori më tha se s'mund të ecja për momentin kështu që isha e dënuar të qëndroja pikërisht në karrocën e invalideve duke ndjerë veten të paaftë për një shumëllojshmëri gjërash.
Gjërat kishin ndryshuar shumë nga kohët e fundit.
Roxhersi më qëndronte më pranë, Teo ishte rritur vërtet shumë dhe njërëzit e mi më vizitonin shpesh, por më shpesh më vizionte Stela dhe babai i Roxhersit. E ëma qëndronte e hidhëruar se si djali i saj kish futur nën pranga vëllain e tij.

-Zonjusha ime...-thot duke qeshur ndërsa vjen nga bregu i detit ku qëndronte pak më parë me Teon.

-U kënaqet ndopak?-pyes ndërsa mua vijon t'më marri malli akoma më shumë për ujin e kaltër i cili para një viti më guduliste lehtë ato tulet që i ka nën vete cdo vajzë.

-Po por na mungon dicka-thot menjëherë ndërsa unë e vështroj e pasigurt.

-Cfarë?-pyes

-Gomardarja e Teos, mund të na e sjellësh në breg? Në këtë mënyrë do të kesh mundësi dhe të shohesh detin e qetë më në afër.

-Epo, mundem-them e zënë në vështirësi.

-Mrekulli-thot dhe thërret Teon e vogël ta ndjeki pas. E vështroj se si ndjekin njëri-tjetrin të lumtur. Do dëshiroja dhe unë vërtet të isha pas tyre por nuk mundja. E vetmja gjë që mund të bëja ishte të prisja Sabrinën, Joanën dhe Marian të dilnin nga puna dhe të na bashkoheshin së bashku me Lorisin dhe Jurin. Bëhemi vërtet të këndëshëm kur rrijmë ashtu së bashku.

Me vështirësi marr nga shazlloni gomardaren nën formën e një rozaku në ngjyrë të jeshiltë. Është shumë i këndëshëm dhe sa herë e shtyp padashur arrin të të krijoj një zhurmë të lezetshme.
E mbaja mend dhe unë kur isha familjë. Futesha me të në ujë dhe mbahesha tek gomardarja. Qëndroja në ujë për orë e orë të tëra, ama kur vinte mbasditja më duhet të dilja nga uji dhe të shkoja në cadër.
Mbasditja ishte momenti kur dielli mbledh rrezet e tij të cilat para disa orësh bienin pingul. Tashmë arrija të shikoja hijen time të gjatë dhe trembesha. Vrapoja nëpër rërë me shpresën se mund ta largoja atë hije që më ndjek pas.
C'fëmijë budalla që kam qënë!

Mirëpo ato kohëra ikën. Më gomardaren mbështetur në prehër rrotulloj më kujdes rrotat e karrocës dhe shkoj pranë bregut. E shoh se sa bukur dallgët e detit përplasen më rrotat e karriges dhe ikin pas, në vendin ku e kanë vendlindjen.

-Shumë falemindërit zonjusha ime-thot duke qeshur dhe më merr lehtë nga prehëri gomardaren.

-Kënaqësia ime zotëri-përkul kokën lehtë nën shenjën e një shakaje. Sipas tij unë isha mbretëresha e tij ndërsa sipas meje ai ishte mbreti im. Njerëzit thonë se respekti është reciprok por në ketë rast dashuria ishte akoma më shumë. Nëse dy njerëz duhen nga të dyja anët, vendosin të jetojnë të lumtur me mirëkuptim dhe cdo gjë të këndshme në mes atëherë kjo ka rëndesi.
Ndonëse ishim të divorcuar, gjyqi kish qënë i fituar nga unë që para tre muajsh. Tashme bënim 2 javë të ndarë por e thënë shkurt ne bashkëjetonim.

Mendoj se kishin të drejtë njerëzit kur thonin se nuk ta mban një copë letre dashurinë, por zemra...
Kish nisur ta ndjeja më së miri këtë fjali...kish nisur të kuptoja thelbin se saj... kish nisur të ribesoja në ndryshim sepse ndryshimi na kish cuar në këtë fazë.
E vërteta është se tashmë mund të thoja me plotë gojë që i besoja, mund të thoja me plot besim se ai më donte dhe nuk me zvendësonte dot më gjë. Ndoshta ndonjëherë na duhet të vdesim për të zbuluar se sa shumë na duan njerëzit. Ama kur vdes nuk rikthehesh më, ndërsa mua Zoti ma fali jetën për së dyti. Ndoshta ky ishte fati im...ndoshta...

Djali i ëndrrave të mia ✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora