49// Shpirti binjak

37 6 0
                                    

-Mos luaj me nervat e mia të thash. Nuk i vesh ato dantella të kuqe tepër të shëmtuara-them sërisht dhe shtoi-Pastaj s'ka asnjë "gjithcka". Në do shohim thjeshtë një film dhe menjëherë dhe flem.

-Nga e di ti se cfarë planesh kam unë në kokë.

-Planet e tua mbaji për vete ti zotëri i dashur, ndërsa unë do të zbatoj planet e mia. Është e mjaftueshme kjo?-pyes.

-Normal që jo-thot menjëherë.-Ishte plani im që ta vishje këtë fustanin por... s'ka asnjë problem tani.

-Normal që s'ka.

-Por prap, po ta mendosh mirë do kuptosh se është ngjyra ime e preferuar.

-E kuqja?! Dyshoj.

-Për të hequr dyshimin provoje!-ma hedh mua menjëherë dhe ulet mbi krevat duke më parë me një buzëqeshje.

-Në rregull, mos dil nga dhoma.

-Oh, se dija që plani do ishte drejtë funksionimit kaq shpejtë.

-Asnjëherë nuk i dihet-them dhe picerroj sytë me një buzëqeshje. Me fustanin në dorë futem në banjë dhe kyc derën. Buzëqesh para pasqyres nga mendimet e Roxhersit. E besonte vërtet se do ta vishja atë fustan të turptë?
E vendos para vetes sikur e kisha provuar. Ngjyra e kuqe e saj dukej sikur i jepte provokimin e nevojshëm që i duhej dikujt. Pjesa e hapur e gjoksit tregonte lehtë pjesën e zbuluar të kraharorit, pjesët e punuara me dantella të holla të bënin të dukeshe më fine, mirëpo sidoqoftë mua vijonte të mos më pëlqente.

Sic e kam fustanin në duar e mbledh top menjëherë dhe shkoj drejtë dritares.
-Besoj se ndonjë lypse do të të përdor më mirë se unë-them menjëherë dhe e hedh nga dritarja duke veshtruar se si fustani i ngrat përfundon mbi kokën e një plakushi.

-Kush dreqin...-ai bërtet dhe ngre kokën për të parë atë i cili i kish shkaktuar këto probleme ndërsa unë futem brenda me të shpejtë duke mbyllur dritaren sikur mos të kishte ndodhur gjë.

Marr frymë e lehtësuar dhe me hapa të qeta shkoj përballë derës, e hap dhe përplasem me Roxhersin i cili më bën roje në derë.
-Po më përgjon?

-Jo, por jam i zhgënjyer se si nuk e ke veshur fustanin.

-S'ndihem vetvetja-them menjëherë duke e anashkaluar dhe shtoi-Ah dhe fustani tashmë i përket një plakushi që i ra në kokë.

-Cfarë?!

-E hodha fustanin nga dritarja, c'e doja.

-Posi, posi c'e doje...-thot dhe futet në dhomën e ndenjes pas meje e cila tashmë jam ulur e qetë në divan këmbë-kryq me tasin e madh të kokoshkave para. Faqet i kam mbushur plot me kokoshka ndërsa vijoj ta ngrij ushqimin me kujdes në gojë.

-Kam gjetur filmin perfekt-thot dhe duke fikur dritën ulet ndërsa unë e painteresuar zhys dorën në tas dhe vijoj të ha kokoshkat.

-Ke vendosur të hash apo të shohësh filmin me mua?-pyet menjëherë.

-Pak nga të dyja. Cfarë filmi është?-pyes duke mos kuptuar asnjë gjë nga televizori.

-Fifty shades of Grey-thot ndërsa unë e shoh në mënyrë normale, duket se ai pret konfirmimin tim nëse dëshiron ta shohim apo jo.

-E shohim, nuk është ndonjë problem.

-Vëetet?!

-Po, nëse ty të pëlqen...pastaj pse u habite kaq shumë?

-Sepse mendova se nuk të pëlqejnë këta filma.

-Fifty shades of Grey mos është ai filmi më përbindëshat e askundit-ai më shikon me cudi, vështron herë televizorin dhe herë mua.

Djali i ëndrrave të mia ✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora