6//Paralajmërim i dickaje të pabesueshme

99 11 36
                                    

ɴᴇꜱᴇ ᴛɪ ᴀʀʀɪɴ ᴛᴇ ɴᴅᴊᴇꜱʜ ᴅɪᴄᴋᴀ ʙʀᴇɴᴅᴀ ᴠᴇᴛᴇꜱ,ʙᴇꜱᴏᴊɪ. ᴀꜱᴋᴜꜱʜ ɴᴜᴋ ᴋᴀ ᴍᴇ ꜱʜᴜᴍᴇ ᴛᴇ ᴅʀᴇᴊᴛᴇ ꜱᴇ ɪɴᴛᴜɪᴛᴀ ᴊᴏᴛᴇ.

#######################

-Ta lëmë më mirë nuk ka rëndësi-tha duke u ulur përballë meje dhe duke më vështuar mua se si konsumoja ushqimet e vendosura para tamam si një majmun i babzitur.

-Po më bën vërtet kurioze-them me gojën e mbushur plot.

-Bën mirë të hash në fillim. "Kur hahet bukë nuk flitet"-përmendi si përfundim frazën time të preferuar kur isha e vogël. Këtë të fundit e thoja gjithmon kur babi dhe gjyshi ngrinin zërin në tavolinën e ngrënies për dicka krejt kot, ata nuk ziheshin por komunikonin me një volum të tepruar zëri gjë të cilën e kam trashguar dhe unë dhe motra ime.

-Ti,-them duke i drejtuar pirunin sikur t'ja hiqja syt nga vendi-Si ka mundësi që thua gjëra të cilat i kam thënë dhe unë më parë? Je vërtet i cuditëshëm.-Them duke u përtypur dhe duke hedhur pirunin me zhurmë në tavolinë.

-Rene mos bëj si fëmijë tani. Bëji shyqyrin bukës!-përsëri një fjalë tjetër e njohur e marrë nga fjalori i babait tim.

-More ti, Roxhers- tërheq vëmëndjen-Mos ti dhe plaku im njiheni bashkë kështu si padashje me qëllim?

-Më fal, s'të kuptova e dashur Ada.

-Ti i dashuri im Sinan, mos e njeh gjë babain tim?-e vështrova me dyshim në fytyrë ndërsa ai më pa sikur të isha një e cmendur.

-Meqë ra fjala tek baballarët ma prezanto ta njoh-buzëqeshi.

-Atëhere babai im quhet Albert Rexhepi, është teknikisht 53 vjec dhe fatmirësisht gëzon një shëndet të mirë. Ai është njeriu më i mirë në botë edhe pse pak si shumë nevrik. Nëse do ta njihje nuk do kishe nevoj për prezantimin tim të vogël i dashur Sinan-përmend emrin e rremë të cilin sic duket e paska inat.

-Ndoshta dhe do ta njoh shpejtë e dashur Ada-mu hakërrye.

-Po babai yt si është Roxhers?

-Ah, babai im. Ai është një burrë i mirë dhe i ndershëm i cili punon si petagog matematike në një universitet privat.

-Si e quajnë?

-Ilirjan Duka.

-Emër i dëgjuar-them duke kruar mjekrën.

-Ka 30 vite që punon si mësues si mos të jet një emër i dëgjuar?!

-E drejtë...-them dhe pyes sërisht-Po mamaja?

-Ah mamaja ime, quhet Silvia. Është një grua e fort e cila e dashuron luksin dhe mundohet ta arrijë atë. Ëndrrat e saj ja ka dhuruar fëmijëve në mënyrë që ne të jemi plotësuesit e saj ndërsa ajo të jetë krenare për ne.

-Dhe unë besoj se ti ke bërë atë që ka dashur Silvia apo jo?-më pa shtrembur-Domethënë zonja Silvia-korrigjoi gabimin me një buzëqeshje të zënë në faj.

-Deri diku po-tha ai me një pamje serioze në fytyrë duke ngrënë nga veza e tij e squllur.
-Po mamaja jote?

-Oh mamaja ime epo ajo quhet Floriana. Nuk gëzon ndonjë gjë si mami jot që do vetëm luks por mjaftohet me thjeshtësin. Ajo është një grua e shëndetshme e cila punon si senitare nëpër call centerat e ndryshëm. Dhe ajo është pak nevrike por më e vetëpërmbajtur fal zotit-them duke qeshur ndërsa ai tundi kokën në shenjë mirkuptimi. Mos thash ndonjë gjë që nuk duhet ta thoja?

-Jam e ngopur-them duke marr frymë me vështirësi dhe duke u cuar nga vendi.

-Po ti nuk i hëngre të gjitha!-tha duke më parë pjatën gjysmë të boshatisur

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now