38//Sekretet

50 5 0
                                    

-Pra akoma nuk më ke thënë se përse më ke sjellur në këtë vend dhe sigurisht përse të bien të fikët aq shpesh.

Unë heshtja. Heshtja gjerë më tani ishtë bërë miku im më i mirë. C'të thoja më shumë?

-Ky, është vendi ku lindi dëshira e parë për ardhjen tënde. Këtu linde ti në trurin tim ndërsa unë rilinda, e dija se më duhet të luftoja për dicka dhe...-isha mbështjellur mirë dhe sytë ia kisha ngulur detit. Ja kisha ngulur atij horizonti të blunjtë që ndryshonte kontrastin e saj nga njera pikë në tjetrën. Qielli i blunjtë bënte diferencën mes detit që here kthehej blu të hapur, herë blu të errët, herë blu dhe jeshile të përziera bashkë dhe hera herës kthehej në një bluu shumë e shumë të errët.
Deti ishte i qetë, valët përkëdhelëse dukeshin të buta në krahasim me valët tipike të një ditë të fundit dhjetori. Dielli ishtë i fort dhe i butë në të njëjtën kohë, intesitetin e nxehtësis ja fshinte pak nga pak puhiza detare ndërsa dritën ja fshihnin ato retë e bardha dhe të pambukta që mbushnin hapsirat e blunjta për t'i kthyer në një gri të zakonshme.

-Dhe?-pyet në këmbë duke mos kuptuar asgjë ndërsa unë vijoj heshtjen. Ky vend me jep meditim, i përgjigjet shpirtit tim ndonëse nuk kam ndonjë kujtim shumë të bukur për të.
Nën horizont dallohen një tufë e madhe më zogj të bardhë. Ata zogjtë e bardhë që quajtur pulëbardha ngjasonin sikur të kishin qënë rojtarët e asaj ure të bardhë dëshirash. Ndërkohë që për të tjerat mund të quhej parajsa dhe ferri i shpirtit të tyre.

-...dhe te shpresoja se dicka më e mirë do të vinte.

-Serioziteti yt, fjalët e tua të ftohta sikur po më shqetësojnë Rene.

-As mos e vrit trurin. Unë jam mirë dhe kam një jetë të bukur. Ti si je?

-Rene, a je mirë? Më duket se je vërtet në pragë të tyre.-Kthej kokën dhe e vështroj me inat ndërsa ai me hedh një shikim të shqetësuar duke buzeqeshur. Arriti të marr vëmëndjen time.

-Unë kam vërtet dicka për të të then Roxhers por, nuk di vërtet se si ta nis.

-Bjeri shkurt-afrohet pranë meje dhe ashtu në këmnë qëndrojmë në njërin krahë të urës. Niveli i ujit është ngritur ama për mua kjo nuk bën ndonjë lloj përshtypjeje.
Arrijë të ndjej sërisht një dorë që më mbështillet në bel dhe që më anë të venies në punë të muskujve të tij arrin t'më afroj pranë vetes ndërsa unë qetë mbështes kokën mbi supin e tij.

-Të dëgjova teksa the më shaka "Le të nisim çunin sot".

-Po, por ishte me shaka. Mos më thuaj se je prekur nga kjo fjalë.

Ngre kokën dhe dal para tij.
-Unë s'mundem...-zëri është vibrues mos nuk po këndoj, ai dridhet e prekur.

-Ti s'mundesh cfarë Rene?

-Unë s'mund të të jap atë cfarë kërkon.

-Cfarë?

-Mos e bëj me të vështirë pra...Roxhers, unë s'mund të të jap një fëmijë...-e di se sytë e mi shkëlqejnë shume. Ndjej më kujdes një plogështi, nje dhëmbje, një sëmbim në zemër.

-Cfarë?!

-Uff...vazhdon t'i bësh dhe më të vështira gjërat-ankohem dhe bëhem gati të ik por ai më kap nga kyci.

-Prit mos ik.

-Je i lirë t'më lësh, e kuptoj shumë mirë situatën që ndodhesh-them ftohtë ama e prekur ndërkohë që nuk jam kthyer që ta shoh në fytyrë.

-E kush tha që do të të lë?-nuk e prisja këtë. Zakonisht djemtë shqiptar nuk janë kështu. Shumica sapo merr vesh dicka për vajzën që do të ketë në krahë atëherë vendos ta lërë në mes të rrugës pa i interesuar aspak.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now