46// Rrëmbimet më qesharake te kohes

39 7 0
                                    

-Teo...-po kërkoja kudo vërdallë duke thërritur nën zërin e tim të ngjirur emrin e tij.

-Nuk është dele ai që të të blegëri, është foshnjë-Thot Joana e trullosur nga gjumi që kish bërë.

-Po mos të kishit fjetur të dyja ju nuk do kishte humbur djali im-them e acaruar duke lidhur krahët me njëra-tjetrën dhe duke thirrur emrin e tij.

-Na zuri gjumi, njerëz jemi. Pastaj, kur je kështu mos na e le djalin. Je nëna në fund të fundit qëndroji afër-thot duke më ndjekur pas mua ndërsa unë ndaloj hapin dhe marr frymë thellë.
-Ja tani më merr frymë si gjel gaduf.

-Faleminderit Joana por di vërtet mirë si të kujdesem për cdo gjë. Faleminderit, më lejen tënde më duhet të gjej djalin tim.-E dinte fort mirë se vijoja të mbaja veten nga tërë fjalët por më shumë më dukej si provokim ndoshta kjo për faktin e vetëm që në kokë më vërtiteshin fjalët e asaj dite kur shkuam në QTU. Po sikur ata ta kishin rrëmbyer djalin tim? Dhe kjo vetëm prej fajit tim.

-Rene...

-Më lër të qetë Joana të lutem.-Përpiqem të largohem nga ajo, nxitoj hapin por nuk mundem pasi pas meje qëndron akoma ajo. Ka vendosur të mos i largohet ritmit të hapit tim. Duket sikur dëshiron të zbuloj të gjitha sekretet, duket sikur e ndjen se unë po vijoj të fsheh dicka.

-Rene, pse sillesh kështu? Cfarë po fsheh?

-Joana të lutem po të kërkoj vetem të më lësh të qetë për dy minuta-së paku dy minuta do të mjaftonin ta merrja Morisin në telefon.

-Po sillesh ftohtë, nuk e kam hasur ndonjëherë këtë gjë tek ty. Tani na zuri gjumi, jemi njerëz.

-E kuptova Joana por shko kërko diku tjetër për Teon dhe më lërë të kërkoj vetem.

-Prit,-më kapi kycin e dorës duke bërë që të tërhiqem pas. Arriti t'më ndalonte ndërsa unë thjesht dija të shfryja sikur të isha një lokomotiv treni.-Është e vërtet që po më fsheh dicka?

-Jo.

-Atëherë pse e anashkalove pyetjen?

-Sepse nuk kam nerva të merrem më pyetjet e askujt. Dua thjesht të rri e qetë dhe e vetme, për të paktën dy minuta pra të paktën për tani por askush nuk po më kupton. Jam e stresuar sepse nuk po e gjej dot Teon, ai vogëlush nuk meriton të rrëmbehet. Nuk dua ta kem larg, dua ta kem afër cdo ditë dhe më shumë.

-Por duke dashur Teon më shumë po na largon neve.

-Jo nuk po e bej.

-Realisht po e bën-lëshon kycin e dorës sime me një pamje të mbytur dhe të zbrazët.-Nejse, kërkoje djalin tënd dhe nëse e gjen më lajmëro. Unë po shkoj të kërkoj diku tjetër.
Ngadalë largohet me hapa të shpejtë. Flokët e kaftë e valviten në fundshpinë nga vrulli në të ecur, fustani blu i ngjitur mbas trupit i është grisur pak duke krijuar një topth të vogël pas, në fund. Ndërsa këpucët nuk i ka në këmbë, më ka ndjekur këmbëzbathur.

Marr frymë thellë e trazuar. Nxierr telefonin nga canta dhe pa humbur kohë telefonoj Morisin.

-Alo...-zëri i tij duket i mbytur.

-Alo, Moris. Di gjë ku është Teo? Nëse e ke ti dhe po e fsheh të betohem që do të të fus në burg pa më interesuar aspak.

-Pa shiko, kunata paska filluar të bëj lojëra. Në fakt jam unë ai që duhet të të bërtas dhe të të shaj sepse më ke futur 144 orë shërbime në komunitet.

-Më lumshin duart që ta kam bërë. Jam shumë krenare për këtë që ta dish.

-Si mos të jesh krenare kur je martuar me një burr p*ll si vëllai im. Ti hidhesh sa andej këtej si bretkos, medoemos mund dhe ta tradhetosh po ku ta marr vesh ai teveqelja.

Djali i ëndrrave të mia ✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora