25//Thjesht një histori ënderrimesh

65 8 0
                                    

Vetem prej teje une jam kjo qe jam.
Ti je ai te te cilin kam dashur, shpresuar dhe enderruar gjithmone!

##############

-Hapni vend për mua mor pëllumba të dashuruar...-s'po arrija të kuptoja c'po ndodhte thjesht e dija se kokën e kisha mbështetur në një vend të ngritur dhe të rehatshëm. Dorën e kisha vendosur sipër dickaje që vërtet rrëshqiste megjithatë përsëri këndëshëm.

Mendoja se në atë ditë për herë të dytë do arrija të bëja gjum të qetë por e vërteta na qënkëka ndryshe. Hapa sytë dhe shoh e magjepsur dy sy që më vështrojnë më vëmëndje. Vëmëndje kjo për të lënë kokën, vërtet e këndëshme për t'u quajtur e tillë.

Sic duket dorën e kisha vendosur në gjoksin e tij ku lejoja gishtërinjt të luanin me materialin e kostumit sportive që mbante veshur. Material rrëshqitës, acarues dhe aspak i këndëshem megjithatë "argëtues" sepse më pëlqente kur e gërricja me thonjtë e bërë. Dukej sikur materiali nuk do të prishej kurrë prandaj vazhdoja ta gërricja vazhdimisht.

-Mendoj se u kënaqe duke qëndruar sipër krahut tim.

-Cfarë?

-Po them që...dhe pak ka mundësi të bëhem invalid nga krahu dhe ka mundësi ta pres krahun fare.

-Mendim i mirë, s'ke ce do-cohem ironike me flokë të crregullta tamam si një zombie.

-Rene qëndro aty,-Maria po na shikonte ngulshëm të dy me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë-Mendoj se Roxhersi duhet të largohet-buzëqeshja ju shtua.

-Cfarë?!

-Po, po më dëgjove mirë. E kam fjalën se duhet të shkosh të flesh me Franceskon.

-Do ta dënoj atë të fle me ty. Unë nga cadra ime nuk dal. Ti Rene bëj c'të duash.

-E di cfarë,-buzëqeshja u shtua-shtrihuni, shtrihuni se jam duke u vërdallisur.

Në buzëqeshjen e saj fshihej dicka që nuk shkonte. E dija me siguri se dicka do ndodhte por e dija se cfarëdo që do të ndodhte do ishte dicka argëtuese dhe normalisht tepër e turpshme. Turpi që do më burgoste do më mbante peng për shekujt e ardhshëm.

-Nga po shkon?

-Shtrihu, shtrihu se po shkoj të bezdis Joanën dhe Nadën.

-Interesante, të vij dhe unë?

-Jo.

-Po mirë moj, mua më lusin.

-Pff, zgjidh Rene të dalësh apo të rrish-foli me ton të përgjumur vërtet të acaruar. Në mendjen time u kthyen pas ato kujtime shumë "të errëta" të fëmijëris kur akrepat e orës gjatë verës shënonin 5 fiks të mbasdites dhe unë një fëmijë tepër bezdisës, futesha në dhomën e prindërve dhe bëja zhurmë për t'i zgjuar. Njeri i zgjuar kam qënë dhe vazhdoj të jem megjithatë varej se si prindit e mi zgjoheshin. Kur zgjoheshin me nerva më dënonin të mos dilja nga lagja e Sabrinës për një javë rresht. Kur zgjoheshin mirë më lejonin të dilja pa llafe ndërsa kur babi ishte në punë dhe mami shpenzonte mbasditen duke fjetur, fluturimthi më vinte ndonjë shapk plot nerva. Eh, arti i fshehur i gjuajtjes me shapkë s'do humbi kurrë. Një art i trashëguar brez pas brezi por normalisht me mjete më moderne.

Me pak fjalë Roxhersi kish marr figurën e nënës sime. Ngjasonte me një thekse buke shumë të nxehtë por pa buk brenda.

-E di cfarë, po rri-u ula rëndëshëm si një fëmijë shumë I lumtur dhe u shtriva vrullëshëm duke përplasur kokën jo vetëm mbi jastëk por dhe mbi supin e zotëris.

-Rene...më vrave.

-Vërtet? S'ka gjë-ndër vite kisha kuptuar se isha njeriu më i mirë për të këmbëngulur, për të acaruar njerëzit dhe sigurit për t'i nxierr gjumin dhe pikërisht tashmë të njëjtën gjë po bëja dhe tanimë. Mini misioni im ishte t'i nxirrja shpatën Roxhersit dhe ta bëja atë të zgjohej dhe të dilte nga cadra.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now