16//Te thyesh distanca

72 10 0
                                    

Asgje me shume nuk dua ne jete vec ty...

#################################

-Shtyhu, do firmos unë i pari-po më shtynte ndërkohë që unë kisha përparësinë për të firmosur e para.

-Më lërë të qetë. C'dreqin pate që erdhe? Unë dhe zoti Tomorri po kalonim shumë mirë se bashku-thash duke e shtyrë tutje.

-Oh mjaft!-ngritëm kokën të dy nga ulurima e zotit Tomorri dhe e vështruam duke ngritur vetullat sipër.
-Pa lëreni një herë këtë letrën-na e mori letrën nga duart dhe duke e grisur e mblodhi shuk dhe e hodhi në koshin e blunjtë që mbante poshtë tavolinës dhe duke gërshetuar gishtërinjt e duarve me njëri-tjetrin, u ul rëndëshëm duke i krijuar karriges lëvizëse një zhurmë goxha të fortë dhe gërvishtëse.

-Uluni!-na urdhëroj më ton autoritar dhe të dy u ngritëm sic duhej nga tavolina ku pak më parë ishim mbështetur dhe qëndronim gjysmë trupi në këmbë.
I kthyem kurrizin njëri-tjetrit dhe vështruam karriget ku duhet të uleshim. Në krahun e majtë ishte një karrige e lezetshme ngjyrë kafe të lehtë por fatkeqësisht ishte ajo karrige e parehatëshme pa mbështetëse krahësh.
U ula aty dhe ballë për ballë vështrova Roxhersin.
Mbylla sytë dhe mora frymë thellë e lodhur. Isha lodhur duke parë fytyrën e tij të "shëmtuar".

-S'je më e bukur që t'i mbyllësh syt në atë mënyrë-foli sikur t'më kish dëgjuar mendimet.

-Ti bukuris sime t'i vish anash,-iu ktheva vrazhdë ashtu sic e meritonte-Idiot.

-Pushoni!-na urdheroj t'a mbyllnim gojën. Po pse po sillej në këtë mënyrë zoti Tomorri? Pse nuk na lë të lirë të bëjmë zgjedhjet tona.
-Nuk e di se cfarë nuk shkon me ju. Mos jeni zënë dhe menjëhere vendosët t'i jepnit fund cdo gjëje.

-Unë u justifikova, s'kam c'të them me tepër madje-madje dhe zgjidhjen e problemit e gjeta. Meqënëse ai ka një të dashur gazetare, le të futet në mision me të.

-Po s'dua unë-tha duke kryqëzuar krahët.

-Po ti Roxhers pse nuk dëshiron të punosh me të dashurën tënde?-ja përgjigjen e kësaj pyetje po kërkoja dhe unë.
"S'ke si të shpëtosh kësaj rradhe. Përgjigju pyetjes Roxhers, përgjigju" mendova dhe një hark buzëqeshje mu pikturua në fytyrë instiktivisht. Ishte harkorja e buzëqeshjes së keqe. Po ndjehesha e keqe, ashtu sic duhej gjithmon por fatkeqesisht keqësia ime e nderuar zvëndesohej nga e mira infinitive që nuk mbaronte kurrë. Si të mbaronte e mira vallë? Fatkeqësisht ajo nuk ishte as qumësht, as bukë, as pizza, as coca-cola...ajo nuk ishte asgje konkrete por ishte gjithcka abstrakte.
Eh po ta kapja këtë të mirën e të më binte në dorë do t'i bërtisja duke i thënë që të mos sillej mirë me njerëzit e gabuar sepse e ka tepruar.

-Jam përpjekur të punoj me të dashurën time zoti Tomorri por asnjë punë nuk bëjmë dot të sakt.

-Epo të vishet me minifundin na ajo-u ngrita në këmbë e paduruar dhe vendosa dorën në kofshë duke treguar gjatësinë e minifundit që kish veshur e dashura e tij. C'budallack jam, po mua c'më duhet e dashura e tij.

-Shtt Rene, kur ju folet Roxhersi nuk ju ndërpreu asnjëhere, përpiquni ta mbyllni gojën, ta ngjisni menderen tuaj në karrigë dhe të mos coheni nga vendi. E di se keni fiksim të kundërshtoni cdo gjë por...

-Sepse jam Skeptike-mbylla sytë duke i lënë hapur vetëm në një trajtë ku mund të shikoja ngjyrat e dhomës që ndricohej nga dielli. Kisha ngritur gishtin e dorës së djathtë lart sikur të dëshiroja të masja shpejtësin e erës dhe si gjithmon isha ngritur në këmbë.
-Të jesh skeptike do të thot të jesh dyshuese e gjithckaje ashtu sic ishte dhe Sokrati...

Djali i ëndrrave të mia ✔Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt