14// Ditë e zezë

65 9 2
                                    

✞✞Mendoja se me ty do kapja perjetesin por e verteta qe ndryshe... Fatkeqesisht s'arrita te kap dot as funeralin tend....✞✞
-Sabrina

############

Kisha picërruar sytë dhe nuk e kuptova mirë se për cfarë po bëhej fjalë. Po shikoja atë ekran të ftohtë me atë shikimin e turbullt të mëngjesit.

Rrëshqas gishtin të shoh mesazhet më para.
Mesazhi i parë i cili lexoj i përket orës 08: 59, në fakt të gjitha mesazhet në atë orë vinin ose me sakt midis ores 08:59 deri ne 09:47.

"O Ren"08:59
"Ca thot Sabrina"08:59
"Rennn"09:00
"Paska vdek Aleksi"09:03
"Booo"09:03
"Zott i madh"09:03
"Pse ndodhin kto"09:04

Missed video call at 09:14

"Reeeeennnn"09:23

Missed video call at 09:26

"A t'i shkruaj Lusit t'ja them Ren"
"Po ja them me mire"09:47
"Reneeeeeee ku je mi goc"09:47
"Cou"09:47
"Cou"09:47
"Cou"09:47
"Cou"09:47
"Cou"09:47
"Cou"09:47

Missed video call at 10:09

Pasi kisha lexuar të gjitha këto mesazhe isha kthjelluar dhe më në fund truri im kishte marr mesazhin më të keq të gjithë ditës.
Në mendjen time kapërcyen shumë e shumë kujtime të bukura të cilat i kishim kaluar bashk edhe pse shumica ishte virtualisht ato në fund kishin një goxha vlerë për mua. Megjithatë në fund të kujtimeve të mia zun vend ëndrrat camarroke të cilat më kishin paralajmëruar me nëtë para.
"Amaneti im për ty është Sabrina" fjalët e tij mu rikthyhen në vesh ndërkohë që një zhurm e tmerrshme grricëse dhe goxha ngjethëse më bëri t'i riktheja mornicave të mëparëshme.

"Pa prit mos po bëjnë shaka këto? Pa me vdekje e kanë gjetur? Pastaj Joana kur bën shaka dallohet po këtë rradhë është ndryshe..."

"CA THUUU"10:11

"Qyqaaaaa"10:11

Tashmë isha bindur se cdo gjë ishte e vërtet. Tashmë isha kujtuar se njeriu nuk ja kisha thënë ëndrrën që kisha parë. Tashmë kisha 100% siguri se cdo gjë ishte e vërtet dhe ajo c'ka kish ndodhur...cdo gjë, cdo fjalë, cdo e dhënë në ëndrrat e mia nuk kish dal pa një qëllim.
Ai kish pësuar një aksident, aksident të cilin nuk e kishim zbuluar ende. Ndoshta për kaq ditë kish ndenjur në gjëndje kome, ndoshta jo. Se cfarë kish ndodhur me të nuk dinim akoma asgjë. E vetmja gjë që unë dhe Joana dinim ishte se Sabrina kishte nevoj për ne dhe këtë gjë nuk mund ta kalontë krejt vetëm.

"Shih mesazhet tek grupi" 10:12

Nuk vonoj ta heq nga chat-i me Joanën dhe të "vrapoj" drejt chat-it me grupin tonë, aty ku të treja rrëfenim për cdo ndodhi të ndodhur qoftë e mirë ose e keqe, qoftë ëndërr ose realitet, cdo gjë rrëfehej ashtu sic mëkatari rrëfehej nga mëkatet e bëra.

"Goca mora nje lajm shume te keq"00:19
"Aleksi nuk jeton me"00:19

Një mesazh i till kish ardhur nga Sabrina në një kohë shumë të vonë të natës dhe shumë të herët të mëngjesit ndërkohë që unë qëndroja zgjuar duke parë Sherekun.
Po ndihesha fajtore në fakt. Fajtore që nuk e kisha lajmëruar për atë c'kisha parë, fajtore që sado e kisha parë atë logon e ËhatsApp-it në faqen kryesore sërisht nuk isha bërë kurioze ta hapja dhe ta kontrolloja.
Po ndihesha fajtore që shoqen time e kisha lënë si një gjë të vjetër të strukur në një cep. Ajo ndoshta ishte ndjer njeriu më...më...
Thjesht as për të thënë nuk di c'të them. Momenti se si është ndjer ajo nuk mund të përshkruhet në asnjë moment sepse edhe nëse do ta përshkruaja përseri nuk do të arrija në atë pikë të njëjte me të, më atë cka ajo ndjen.
Mund të të them se arrija ta mirkuptoja, e kuptoja se mund të ndihej ajo, e kuptoja se ndihej si një lulë pa ujë e cila po thahej dhe po vdiste nga dielli. Po nëse ajo ishte lulja dhe Aleksi i ndjerë uji, kush të ishte dielli?

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now