5//Zënkë në rrugë

91 12 45
                                    

𝓢𝓲 𝓭𝓸 𝓽𝓮 𝓪𝓻𝓻𝓲𝓳 𝓽𝓮 𝓽𝓮 𝓴𝓾𝓹𝓽𝓸𝓳 𝓴𝓾𝓻 𝓽𝓲 𝓳𝓮 𝓶𝓮 𝓴𝓮𝓺 𝓼𝓮 𝓷𝓳𝓮 𝓹𝓻𝓸𝓫𝓵𝓮𝓶 𝓴𝓲𝓶𝓲𝓮...

###########################

S'kisha marrë as valixhe, as rroba, as gjerat minimale personale të një femre por thjesht mbaja me vete rrobat që kisha veshur në takimin "serioz" me shefat dhe gjithashtu cantën e cila ishte ngarkuar me gjerat e mia.
Fatmirësisht dhe cuditërisht në makinë gjendeshin të dyja fustanet ngjyrë rozë. Në rregull e prisja për fustanin e vajzave pasi e kisha harruar, por fustani i mamit?!

-T'i telefonoj mamit së paku-thash duke marr frymë e paqetë ndërkohë që shikoja atë se si i jepte makinës sime.

-Po merre dhe lajmëroje.

-Po, po patjetër-thash dhe sapo bëra për ta marr ajo me solli një zile-Oh si me porosi.
-Alo?

-Allo, Rene ku je?

-Jam në makinë ma dhe po iki për...

-Për të sëmës të vesh se s'ke ku të ikesh tjetër. Kur të vish kalo nga parukierja se të pret. Para se të ikje për pune sot të futa në makinë fustanin rozë që të bleva. Coje tek rrobaqepsja se e di ajo se cfarë ndryshimi t'i bësh kam folur unë me të dhe...

-Mami unë po iki-e ndërpreva.

-Po ikën?! Ku po ikën moj?

-Puna më dërgoj të jetoj në Tiranë për një farë kohe.

-Cfarë? Në Tiranë? Sot?-të bërtiturat e saj dëgjoheshin jashtë telefonit dhe kjo gjë e bënte akoma dhe më shumë Roxhersin të nënqeshte i lumtur.

-Mami mos me ulurit sikur të jem një fëmijë.

-E di babi që po ikën në Tiranë për të jetuar?

-Jo, teknikisht nuk e di por...

-E di se cfarë do të bënim sot që kisha bërë kaq shumë përgatitje?

-Cfarë?

-Nga Amerika kishin ardhur shkuesit për të të parë dhe për të të martuar me djalin e tyre. Një djalë afërsisht në moshën tënde i cili fliste rreth 6 gjuhë të huaja dhe kishte një biznes dhe një shkollë tepër të mirë.

-Prit c'do të thuash me martesë?-po ndihesha e tensionuar mirëpo përpos kësaj po ndjeja dhe një energji negative që po me rrethonte.

-Nuk do të të martonim bam bam kupton c'dua të them? Ai sot do të të vinte të të shikonte ty. Ka lënë Floridën vetëm për ty. Shiko e dashur nuk të them që të mos shkosh në Tiranë dhe të jetosh por po të them të vish vetëm sot së paku. Pas drekës së organizuar ik nuk do të të pengoj për këtë. Vetëm nëse ke mundësi...-nuk mund ta dëgjoja më pasi telefoni im kishte fluturuar nga veshi drejte sendileve të pasme.

-Cfarë po bën? A nuk e sheh se po flas?-pyeta e acaruar nga kjo ndërprerje. Me c'të drejtë po e bënte ai këtë.

-Po më shpërqëndroje,-tha me një hije të rëndë në fytyrë dhe mbi të gjitha dukej tepër i nevrikosur.

-Nëse nuk je mësuar t'i japësh makinës duke folur atëhere përpiqu të imagjinosh sikur unë nuk jam këtu dhe gjithashtu mund të mos më flasësh më dhe mua. Kam marr një vendim dhe dua të kthehemi.

-Ncuq, nuk të coj në shtëpi. Jo tani që po i afrohemi daljes së Durrësit-justifikoj i përqendruar tek rruga.

-Ti s'mund të marrësh vendime për mua-ja kujtoj.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now