23//Bashkim zemrash

66 6 0
                                    

Plani im?
Plani im eshte te jem me ty deri sa cdo gje te prek fundin.

#############################

Ajo vrapoj tutje ndërsa ai e ndoqi nga pas. Nuk priste që ta shikonte aty pikërisht sot në këtë ditë të qetë dhe tepër të bukur. Në këtë diell rrezëllues nuk priste që për dreq t'i dilnin para ato retë e zymta dhe humorë-prishëse.
Kush dreqin i paguante ato për këtë fatkeqësi që krijonin?

-...doja thjesht të flisja me të,-psherëtiu Armando duke parë nga ajo e cila tashmë ishte zhdukur nëpër gjelbërimin e pyllit.

-Ndiqe,-I buzëqesha duke i treguar se kishte të gjithë lejen time mirëpo kishte dhe një kusht-por sillu me të sic të takon sepse nëse e marr vesh që e ke mërzitur sërisht do të të rrjep sic e rrjep mami gjelin për Vitin e Ri. Krijo një distancë me të dhe mos e zëro distancën, nëse e bën e di se do filloj të mbimendoj dhe të ndihet keq për arsye të cilat ti nuk i di mirë.

-Faleminderit.

-Vazhdo po të ruaj motorrin-u tregova e sjellëshme duke pasur besim tek Armando. Fatmirësisht e njihnim Armandon nga gjimnazi, ishte nje njeri i hedhur dhe ndonjëhere tepër i rezervuar. Ai ishte djali i ëndrrave të Joanës. Dhe kur themi djali i ëndrrave të gjithë së paku arrijnë të kuptojnë se kjo dreq ndodhie nuk është dicka e lehtë.
Kur e takoj për herë të parë qëndroj me kohë të tëra e mbyllur në vetvete duke dyshuar në ishte ai personi që e kish cmendur nëpër ëndrrat e saj. Ndoshta personi që kishte përballë ishte thjeshtë një pjellë e imagjinatës së saj, ndoshta ishte sërisht duke fjetur dhe ajo c'ka vërtet i duhej ishte thjeshtë një e tundur e mirë. Edhe pasi ishte bindur se ishte zgjuar akoma nuk i besonte syve që tipi përballë saj ishte ai, një idiot gënjeshtar që si fillim vetëm interesohej për detyrat e saj të shtëpisë.

-C'po bën?-fillin e mendimeve mund ta shkëpuste vetëm Roxhersi i cili arrinte të fuste hundët kudo.

-Po bëj banjë dielli-mbështeta gjysmat e picave mbi motor duke i kthyer atij kurrizin për të mos krijuar ndonjë bashkëbisedim.

-Të të them dicka të bukur?-po mbaja me duart kutit e picave dhe po përpiqesha ta mbaja veten në mënyrë të tillë që të mos kthehesha për ta parë. Kisha krijuar varësi duke e parë aq shumë cdo moment. Zemra ime nuk mund ta përballonte dicka të tillë.

-Ë? Thuaje!-toni urdhërues i ftohtë zuri vendin e cdo gjëje.

-Si fillim ktheu pak pas.

-Jo, nuk më pëlqen kur dielli më bie në sy.

-Po pork am një situatë të rëndësishme të Timitonit për të të thënë,-dhe të mos doja sërisht më duhet të ktheheha. Timitoni ishte misioni im dhe Roxhersi kish punuar pa dijenin time për një kohë vërtet të gjatë. C'dreq gazetare isha unë vallë?

-Oh po, sapo më kujtove që...-u ktheva dhe kuptova se flokët e mi të gjatë u përplasën lehtëshëm në fytyrën e tij të bardhë.
Distanca jonë ishte zeruar dhe po shikoheshim thellë në sy sikur të donim të thonim gjëra të tjera tepër të ndryshme. Arrita të ndjeja frymarrjën e tij të rëndë që përplasej në fytyrën time, arrija ta ndjeja erën e mirë mashkullorë të mjekrës së sapo rruajtur dhe mirëmbajtur. Ishte e sigurt se me shumë dëshirë do ulja kokën neë mjekrën e tij dhe do e nuhasja atë e pangopur. Cuditërisht ajo ishte era që unë mund ta karakterizoja si erë parajse.

U mbajta dhe vendosa dorën time në parakrahun e tij ndërsa ai vendosi duart rreth belit duke me afruar dhe më pranë vetes.
-Sytë e tu janë vërtet të bukur...kur dielli bie mbi ta ti ngjason si një...si një...nifmë e vogël që shpërndan dashuri-buzëqeshi dhe unë e shoqërova në buzëqeshje sepse askush nuk ishte shprehur në atë mënyre tek unë. C'dreqin kish parë ai tek unë që shumë më pëlqente?

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now