15// Ndodhi pas ndodhie

58 10 0
                                    

ıllıllı Ne jemi nje sinfoni🎶 Pa njeri-tjetrin kenga e paplotesuar del pa kuptim🎼 ıllıllı

#################

-Rene-Maria më tërheq vëmëndjen vazhdimisht ndërsa unë shkund kokën nga mendimet dhe e vështroj teksa me flet për gjithcka i ka ndodhur.

-Unë mendoj se...-qëndroj në heshje. C'mendoj unë vallë kur nuk e kam plotësisht mendjen tek ajo c'ka bëhet fjalë?

-E shoh se nuk je e vëmëndshme teksa unë flas,-shtriqet dhe nxierr duart para si një mackë "e përgjumur"-C'të shqetëson?

-Asgjë-them e ngatërruar pa e ditur as vetë se si të përgjigjem. E vërteta ishte se unë nuk e dija përgjigjen e kësaj pyetjes që shpesh ja drejtoja vetes.

-Jo, jo më gënjen e di unë-më shkund prej duarsh lehtë dhe më vështron me sytë e saj të gështenjtë.
-Ka dicka tërësisht tjetër dhe unë e di. Hë pra Rene thuajmë, ne nuk i mbajmë të fshehta njëra-tjetrës.

-E vërtet por këto kohë jam pak lëmsh, nuk e di as vetë cfarë kam. Besoj se më kupton sepse shpesh herë dhe ti je ndjerë në të njëjtën mënyrë.

-E kuptoj por kjo nuk vlen për ty Rene, e kam parë se nëse ke dicka nuk ngurron ta thuash. C'të jetë kjo vallë që të ka bërë kaq lëmsh?-sytë e saj shohin me hije dyshimi dhe përpiqen të kuptojnë situatën.
-Mos ke rënë në grop pa parë se ku po ecje?

"Shprehja metaforike" me bëri të buzëqesh dhe duke rrudhosur fytyrën në shënjë mohimi them:
-Unë?! Joo... Ti e di që unë e kam mendjen tek mësimet.

-Ah ti me gjithë mësimet e tua të mbrapshta.

-Le t'a lëmë këtë budallikun tim pa besoj se e kam nga moti sepse nuk është fort i mirë dhe gjithmon një mot i tillë më turbullos mua.

-Mos moj, ti ke rënë në grop.

-Jo në puset, të lutem mjaft me këto budallalliqe. Supozohet ta dish se unë nuk besoj në dashuri.

-Posi, posi. Njerëzit ndryshojnë dhe ndoshta dashuria do të ndryshoj dhe ty dhe atë kokën tënde që e ke si mushk. Le që përralla të tilla nuk i ha unë.

-Mari, të thash të ndaloje së menduari tek keto budallalliqe.

-Në rregull mendoje kështu, mendoje sikur unë kam ndaluar së besuari "këtë budallik" por në të vërtet është krejt e kundërta megjithatë mendoje dhe thellë madje.

-Truri im nuk e aprovon.

-Sepse truri jot ka mësuar shumë biologji dhe kimi moj budallackë. Të kujtohet kur më thoje se s'nuk për atë temën shumë kohë më parë? Po sikur të ndodh ajo c'ka ti...

-S'ndodh.

-Ja kokfortësia jote e tmerrëshme-u dorëzua për momentin dhe piu lëngun e portokallit që kish porositur ndërsa unë sikurse ajo piva pak nga kakaoja e ngrohtë që ishte para meje.

-Pa më thuaj se c'ke në plan të bësh sot.

-Sot? Do shkoj diku këtej nga Tirana dhe më pas do kthehem për Durrës. Do t'i futem punës.

-Mrekulli, Rene Rexhepi sapo ju rikthye rutinës së mëparëshme të gjimnazit. Duhet të zgjohesh pak nga gjumi. Jepi pra, bëj dicka ndryshe.

-Si përshëmbull?

-Bëj pak vrap, pak ecje, pak palester, pi ujë, vizato, shkruaj, këndo, mëso të gatuash...di unë se c'ke ti në mëndje të bësh. Bëj dicka që të bën të lumtur.

-Mua të lumtur më bën vetëm parazitimi. Të rrish si qyp është dicka me benefite pozitive.

-Dhe kjo do të thot?

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now