26//Incidentet e vogla bëjnë gjëra të mëdha

43 6 0
                                    

You will forever be my always <3

######################

Grupet ishin ndarë në një mënyrë më ndryshe se zakonisht. Maria dhe Roxhers ishin nisur drejt Rajonit Policor për të rrëfyer krimin e bërë ndërsa unë kisha për detyrë të kujdesesha për Franceskon, të ashtuquajturin "viktimën" i cili ishte pak a shumë në rrezik për jetën.

-Kam ftohtë...-ankohet dhe mbulon kokën me batanie si një fëmijë i vogël dhe i llastuar.

-Cdo gjë do shkojë mirë-përpiqem ta qetësoj.

-Ajo shoqja jote psikopate më futi në trup një krimb të pa debiluar helmues.

-Ti e paske pare krimbin?!-pyes.

-E ndjeva se me dogji dicka për herë të tretë në kurriz dhe vura dorën nën bluzë të për të tërhequr djallin nga kurrizi im. Ishte si iriq I vogël që të thumbonte por më dhimbshëm se më parë. Menjëherë sa e nxorra nga kurrizi atë copë leshi e hodha tutje dhe ndjeva një dhimbje tjetër në dorë.

-Një krimb si copë leshi the? Mos ishte gjë kafe?-po arrija ta memorizoja pak nga pak përbindshin e vogël helmues të cilin e kisha ndeshur më parë në librat biologjik te biblotekes së shkollës.

-Po pikërisht ishte ngjyrë kafe. Po unë nuk ta thash këtë! Mos vallë ke bërë plan me Marian që t'më vdisni?

-C'janë këto budallalliqe që të zë goja-bërtas ndërsa një djalosh, student i mjeksis më tërhoqi vëmëndjen më një fërshëllimë.
-Zonja Sela, keni dal shëmbullore nga fakulteti i infermjeris së përgjithshme dhe mendoj se keni mësuar aq pak gjë sa nuk u bërtitet pacienteve. Megjithatë akoma nuk arrijë të kuptoj se përse drejtori i spitalit më tërhoqi vëmëndje që të mos ju fusja në ndonjë aksion urgjent.

-Thuaji shefit tënd se di goxha gjëra,-qëndrova e menduar. Kisha 2 vite që nuk i hapja librat e mjeksis, ato që kisha blerë madje-madje kur arratisesha për në biblotekën e qytetit nuk kërkoja më për librat biologjik.

"Hmm përpiqu të rikujtohesh Rene...dicka do e kesh lexuar për këtë krimb përderinsa e mban mend mirë"

-Hiqe bluzen!-urdheroj.

-C'po bëni zonjë?-hidhet djaloshi menjëhere në sulm për të zbatuar fjalët e shefit të tij.

-Atë c'ka di më mirë. Hajde ti mos më shiko po hiqe bluzen.

-Je gazetare Rene nuk je doktorresh. Ti ha gazeta dhe jo ilace-me rikujton pa e ditur se tashme isha një tjetër personazh.

-Doktorresha Ada Sela,nuk jua lejoj. More ju djalë, mos u zhvishni ore se s'do bëni gjithmon atë c'ka thonë. Pastaj Doktorresh Ada Sela nuk është as e licensuar sic duhet.

-Ada Sela? Rene c'dreqi...-i mbylla gojën me duar dhe buzëqesha në siklet.
-Mos u lodhni i dashur miku im pacient.-I buzëqesh sërisht në siklet duke e ditur se vërtet e donte një shpjegim megjithatë ju ktheva djaloshit arrakat dhe mistrec i cili me siguri do të ishte në moshën time por në shpirt kishte sërisht atë mistrecin e vogël të fëmijërisë, atë Piter Panin që s'dëshiron të rritet kurrë edhe pse për mëshirë të fatit kthehet nga filizi në pemën më të madhe.
-Ti djalë, si quhesh?-pyes mistrecin.

-Vangjel-tha serioz emrin e tij. Me siguri do kish një gjysh me emrin Vangjel i cili për fat të keq do të ketë vdekur dhe për ta memorizuar atë të fundit ja kanë ngjitur këtij djali kur sapo kish lindur. E mendoj këtë me atë sigurin 100%-ce tradicional të një shqiptari.

-Do të të thërras mistreci Gjel-thash serioze ndërsa nga goja e Franceskos doli një ngërdheshje tallëse e cila përfundoj menjëhere në saj të një pickimi të mirëfilltë.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now