9//Shfryrje emocionesh

77 11 7
                                    

(っ◔◡◔)っ
Qaj grua qaj,
Qaj burre qaj.
Lotet jane bere per tu liruar jo per tu burgosur ne shpirt.

###############

-C'do këtu ti?-them pa kthyer kokën farë duke u fshehur për të fshirë lotët me mëngët e bluzës që kisha veshur.

-E dija që ishe këtu-tha dhe u ul pranë meje duke vendosur cadrën në mesin tonë në mënyrë të atill që askush të mos lagej.

-Nga e dije?-pyes ftohtë.

-Më shkoj në mëndje-thot sërisht duke më zgjatur një gotë plastike të boshatisur.

-Nuk të dua këtu. Më lërë vetëm-ja pres mundësin që ai t'më prek duart duke më dhënë gotën.

-Është bukur këtu, më pëlqen-thot me një buzeqeshje-Pastaj, a e kam të ndaluar të rri pranë Adës sime?

-Jam Rene-them duke kthyer kokën nga krahu i kundërt dhe duke lejuar një lot t'më rridhtë ndër faqe.

-S'ka gjë, për mua je Ada.
Ada Sela, gruaja ime e bukur, e dashur dhe tepër romantike dhe poetike-thot dhe një moment ndalon së foluri. Pse? Vure re dicka që s'po flet më?
-Rene, cfarë ke?-pyet ndërsa unë refuzoj të shoh. Nuk dua që njeri t'mi shoh lotët e mia. Ato mund t'mi shoh vetëm deti.

-Asgjë-them me një zë të ngjirur.

-Shikom këtu!-urdhëron ndërsa unë nuk e kthej kokën.

-Më lërë të qetë.

-Rene, shikom këtu! Ktheje kokën!

-Më lërë të qetë të thash-them me zë më të lart duke nxierr ne pah kokëfortësinë time.

Më mbërthen fytyrën me duar dhe ma kthen kokën me forcë për t'më parë se cfarë po ndodh me mua.
-O Zot Rene, a është cdo gjë mirë?-pyet i merakosur duke vënë re sytë e mi te fryra dhe të skuqura nga të gjitha ndjenjat negative që kisha në brendësi të qënies sime.

Kaq doja. Një krah ku të shtrija kokën dhe të qaja dhe pikërisht ky ishte personi i fundit që dëshiroja t'më shikontë duke qarë.

-Roxhers-them dhe e përqafoj instiktivisht duke shtrirë kokën në shpatullën e tij dhe duke lejuar lotët t'më dilnin.

-Cfarë ka ndodhur Rene që je në këtë gjëndje? Të morën në telefon dhe të pushuan? I ka ndodhur ndonjë gjë të afërmëve? Cfarë?

-Asgjë Roxhers thjesht...kam nevoj të rri vetëm në heshtje. Nuk dua as të flas dhe asgjë tjetër.

-Në rregull qëndro, unë do të jem pranë teje dhe nuk do të ndjehem fare. Imagjino sikur je vetëm sepse pas të gjithash unë s'mund të të lërë të vetme këtu-thot dhe më bën të ndjej krahët e tij teksa më mbështjellin më përkujdesje dhe ngrohtësi.

Flashback:

-Okej, që jam lidhur me Aleksin e dini sepse jua kam thënë të grupi.

-Si ta harrojmë atë moment e dashur, të treja ne filluam të kërcenim nga gëzimi kur e morem vesh. Aleksi është njeriu i përsosur për ty Sabrina. Jam shumë e lumtur për ty-them e gëzuar për të ndërsa ajo më buzëqesh sërisht.

-Akoma nuk mund t'ja mbaj mend mirë emrin-tha Joana duke qeshur.

-Aleks...Leksi...-thoja ndërsa ajo bënte fytyra të cuditëshme moskuptuese.
-Luani tek "Madagaskar", arrin ta mbash mend këtë?-pyes ndërsa të dyja ato qeshin.

-Mirë,po atë grupin në Snap që të prezantohemi kur do na e hapësh?-pyet Joana.

-Grupin? Ah po, në fakt ai ndihet shumë në siklet për të. Ju besoj se e kuptoni.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now