17//Ëndërrimtare e hidhur

66 7 0
                                    

𝓢𝓲 𝓷𝓳𝓮 𝓻𝓻𝓾𝓰𝓮 𝓮 𝔃𝓫𝓻𝓪𝔃𝓾𝓻 𝓳𝓮𝓽𝓪 𝓲𝓶𝓮, 𝓮𝓼𝓱𝓽𝓮 𝓷𝓳𝓮 𝓻𝓻𝓾𝓰𝓮 𝓮 𝔃𝓫𝓻𝓪𝔃𝓾𝓻 𝓺𝓮 𝓶𝓮 𝓷𝓾𝓴 𝓮 𝓷𝓳𝓸𝓱...

__________

Ishim kapur dorë për dore me hir e me pahir. Normalisht dihet se unë, si një njeri tepër gjak nxehtë nuk kisha pranuar në fillim por situata më kishte bërë të veproja sipas mendjes së tij të zgjuar i cili tashmë më shtrëngonte vazhdimisht dorën.

-Do doja shumë që të ndalonim së qëndruari kështu por e di shumë mirë se ti nuk i shkëputesh mendimit tënd-them dhe mbyll syt e lodhur.

-Mendoj se kot vazhdojm dhe i sorrollatemi Durrësit-ndryshon temën dhe shton-Le të shkojmë në shtëpi.

-Në shtëpi? Ku shtëpi?

-Në shtëpinë tonë.

-Ne nuk kemi një shtëpi tonën-e ndërpres hovin që kish marrur.

-Atëhere le të përdorim për disa orë shtëpinë e Adës dhe Sinanit-qesh cuditëshëm dhe ëmbël. Më shtrëngon dorën fort dhe më tërheq nga pas.
Cuditërisht po ndihesha si ato vajzat tek kukullat Anime kur i dashuri i tërheq nga dora dhe ato skuqen në fytyrë me turp.
Përpos këtij kujtimi tepër të këndëshëm papritur u kujtova se sa dhimbnin këmbët e mia.

-Stop-ndal hapin dhe ai tërhiqet pas befasisht duke u përplasur me trupin tim.
Ishim shumë pranë. Aq pranë sa mund të ndjeje frymën e tij të pastër teksa përplasej me fytyrën time dhe kjo më bëri të skuqesha cuditëshëm, pa dëshirë.
Megjithatë përpos këtij mini-aksidenti ai nuk ndaloj së vështruari syt e mi të zinj. C'kishin sytë e mi që vështroheshin aq cuditëshëm?
Sikurse ai dhe unë nuk rreshtja së vështruari ata sy të bukur të kaftë dhe të ëmbël. Ata sy të cilat ishin tëpër tërheqëse, sy të cilat tregonin më shumë sec duhej. Ata sy të cuditëshëm të cilët më shtynin në melankoli, në fshehtësi, në mister dhe nën ëndërrime të kota të parealizuara.

U përtypa por pështyma e hollë më kapërceu keq. Filloj të kollitem mënjëherë.
Fatmirësisht kolla ime e hollë dhe e thatë bëri që kjo skemë shumë "romatike" të ndalonte sepse nëse do të ishte për në te dy me shumë siguri nuk do i kishim hequr sytë njëri-tjetrit deri në mëngjesin tjetër.

-Qetësohu, qetësohu...-me dorën e lirëshme të tij më goditi pas kurrizit lehtë.
-Nuk...khem-khem...ka...khem-khem...nevoj...-po përpiqesha ti thoja por kolla ime në një dyluftim mizerabël me zërin tim kish vendosur të fitonte.

-Mbaje kokën lartë-më vendosi dorën poshtë mjekrës dhe ma ngriti kokën lartë duke thënë-merr frymë thellë dhe c'liroje frymën e ndotur që mban në brendësi.

-Se mos ti...khem-khem...e ke...khem-khem...më të pastër...khem-khem...-vendos dorën në kraharorin e tij dhe e shtyj lehtë sikur të doja t'i thoja t'më linte të qetë.
Ngrej kokën duke parë qiellin dhe marr frymë thellë duke ja lënë shpirtit tim të lirë drejtë qiejve kaltëroshe që si nuse janë dekoruar me vellën bardhoshe.

-Je më mirë besoj...-tha i pasigurt kur vuri re se gjëndja ime ishte më mirë se më parë.

-Shumë më mirë-them dhe tërhiqem për të ikur por rikujtohem se pranga në dorën time ishte akoma aty.
Psherëtij lehtë nga ky fakt dhe lëviz me hapa të heshtur pas.

-Mendove se...

-Atë mendova, mjaftë tani. Gjej mundësin dhe mendo se si do të ikim në shtëpi. Kam filluar të ngrij së ftohti dhe s'dëshiroj të marr ndonjë të ftohtë.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now