51//Kur hapet një dritare, mbyllet një derë

42 5 0
                                    

Pas 6 muajsh:

Kisha dëgjuar shpesh se njeriu e gjen veten teksa dashuron por kurrësesi nuk i kisha besuar këtyre fjalëve.
"Njeriu mund të ndjehet i plotësuar dhe pa gjetur dashurinë, ajo ndjenjë nuk na bën kurrësesi të ndihemi të tillë" thoja më parë ndërsa tashmë cdo gjë kishte ndryshuar. Tashmë cdo gjë bënte kuptim. Cdo fjalë e dëgjuar më parë, cdo ndjenjë ideale dhe e lezetshme, cdo hidhërim, cdo gëzim, cdo vështirësi...
Cdo gjë kishte një shije ndryshe, një shije më të ëmbël nga vetë fjala "Dashuri". Sepse dashuria nuk është vetëm fjalë, por gjithë kuptimi i të qënurit i pranuar, i besuar, i qetë dhe mirëkuptues me cdo gjë...

Të gjithë jemi të plotësuar. Të paktën kështu ndihemi pak nga pak.
Ndoshta unë nuk jam e plotësuar plotësisht për shkak të heqjes dorë së karrierës për një afat të vogël kohor por e di me siguri se e vetmja gjë dhe e vetmja arsye e fort se përse e bëra këtë ishte thjeshtë "Familja".
Sepse familja është farëza e një peme të shenjtë nën kopshtin e bukur të parajsës.

Gjatë gjithë kësaj kohe Roxhersi u bë nga policat më të mirë, jam e gëzuar që rrugëtimi i tij falë Zotit shkon për bukuri. Ai u gradua dhe një mrekulli tjetër ishte zbulimi i misterit dhe aksionit të Timidon Deshos i cili u fut në burg. U zbulua se Lëvdimi ishte bashkëpunëtori i tij por ai vijon të mbetet ne kërkim të shtetit. Jam plotësisht e sigurt se Roxhersi do ta kap dhe do ta arrestoj atë qelbësirë, madje shumë shpejtë.

Mirëpo sido që të jetë puna së bashku e kemi gjetur kohën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit. E di dhe e them me bindje se nuk ka qënë e lehtë por gjithmon të dashuruarit e kanë një copë kohë ekstra.

Celulari tringëllon ndërsa lepurushi Teo bërtet me gëzim. Bëson se i ati po rimerr sërisht.
Fshijë pa vonesë duart në përparësen e kuqe, të cilën e vendos mbi vete teksa laj enët dhe mënjeherë rrëmbej telefonin në dorë.

-Alo përshendetje Zonja Rene.

-Avokati Tuhala?!

-Po, po pikërisht ai jam, Jozef Tuhala.

-Gëzohem që po të ridëgjoj. C'e mirë ju bëri të më telefononit?

-Kërkesa e divorcit Zonjë.

-Ajo që bëm bashkë me kontrat që në martesë për një afat kohor?

-Pikërisht.

-Anulloje për momentin. Unë,Roxhersi dhe Teo jemi për mrekulli së bashku.

-Në rregull, ashtu ju pafsha si familje.

-Faleminderit!

-Faleminderit ju dhe ja kaloni mirë, po e ruaj divorcin për cfarëdolloj rasti.

-Është e kot por megjithatë ti e di. Mirupafshim...-mbyll telefonin dhe vijoj të laj enët e mbetura ndërsa Teo është i rrethuar nga të gjithë arushat e tij të bukur dhe i lirë të qëndroj shtrirë mbi tapet. Sa herë dëgjon ndonjë tringëllim telefoni bërtet sikur t'më dëshiroj t'më lajmëroj.
Në sfond vijon kënga e zakonëshme e fëmijëve "Qingji vogël rri mendushëm". Parapëlqej që së paku fëmijën tim ta ushqej me ato këngët e zakonshme shqiptare jo me ato të huaja si "Ram sam sam" apo "Mummy finger". Vallë kanë mbaruar këngët shqiptare që fëmijët të sorrollaten me këngët trendi angleze të kohës? Në fund të fundit dhe ne që u rritëm më këngë shqiptare nuk është se na gjeti gjë. Thjesht ishim më të formuar si brezë...ndoshta kishim dhe ca më shumë shije muzike...

Dera hapet sërisht. Dihet se Roxhersi pas një ditë të gjatë pune përpiqet të mos na shqetësoj me mendimin se së bashku me Teon jemi duke fjetur të qetë, mirëpo nuk është gjithmon kjo.
Teo bërtet me gëzim sërisht.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now