1//Të heqësh dorë apo jo?

184 15 54
                                    

Rregulli numer 1:
-Cdo te shtune do te kete pjese.

Hajde lexim te kendshem!

𝕯𝖍𝖊 𝖆𝖙𝖊𝖍𝖊𝖗𝖊 𝖐𝖚𝖗 𝖙𝖊 𝖒𝖊𝖓𝖉𝖔𝖏 𝖘𝖊 𝖈𝖉𝖔 𝖌𝖏𝖊 𝖉𝖔 𝖙𝖊 𝖒𝖆𝖗𝖗 𝖋𝖚𝖓𝖉, 𝖉𝖔 𝖗𝖎𝖓𝖌𝖗𝖎𝖍𝖊𝖒 𝖉𝖍𝖊 𝖉𝖔 𝖗𝖎𝖕𝖏𝖊𝖘𝖙𝖔𝖏 𝖒𝖚𝖓𝖉𝖊𝖘𝖎𝖙𝖊 𝖖𝖊 𝖋𝖚𝖓𝖉𝖎 𝖙𝖊 𝖉𝖆𝖑 𝖓𝖊 𝖘𝖍𝖕𝖗𝖊𝖘𝖊.

##########################

-Më thuaj se cke gjetur-u ula në karrige përball Joanes e cila po thithte me anë të pipës lëngun ngjyrë portokalli që kishte përpara.

-Prit, bëj durim të presim dhe Sabrinën-tha duke u shkëputur prej saj.

-Mos më thuaj se e keni gjetur kanditatin e parë në sajë të përshkrimeve të mia-qëndroj në pritje të një përgjigje pozitive por në fakt ajo tund kokën në një mënyrë mohuese.

-Do të më pëlqej kjo që do të më thoni?-pyeta

-Oh normalisht që po-mu përgjigj me një buzëqeshje të ëmbël.

-Shyqyr-shtova dhe pasi vështrova mirë e mirë kamarierin që po më sodiste nga banaku atje tutje me një lëvizje të duarve ja bëj me shenjë që të vij.

Kamarieri, një djalë shtatëlartë i bukur dhe zeshkan. Trup i rregullt, flokë të rregulluara dhe modeluara për bukuri megjithatë balluket i bijnë lehtë mbi fytyrë. Sytë jeshil sikur të ishin pikturuar nga Zoti tregojnë një shpirt goxha të fort ndërsa dhëmbët tregojnë se pronari i tyre është një person i shëndetshëm, dhëmbët të cilët dalin në pah në sajë të një buzëqeshje.
Fytyra e zeshkët dhe paksa e mprehur është pa mjekër, pronari është kujdesur mirë për estetikën e fytyrës së tij.

Këmisha e bardh i qëndron bukur mbi trup ndërsa pantallonat serioze tregojnë pjesën e tij më të mirë, seriozitetin. Mbi kycin e dorës qëndron një byrzylyk sermi pa asnjë zbukurim në të.
Megjithatë me bukurinë e tij të zakonshme ecën drejtë tavolinës sonë ndërsa unë kthej kokën nga krahu tjetër duke marr një pamje të atillë sikur ky djalë nuk më intereson aspak.

Sapo kthej kokën vështroj Joanën.
Bashkon buzët dhe mban gojën e mbyllur për të mos thënë asnjë fjalë por vetëm për të shqyer sytë mbi kamarierin simpatik.

-Përshëndetje! Cfarë dëshironi të porosisni?-me pyeti.

-Oh-lëshoj një pasthirrmë në mënyrë që të duket sikur unë as nuk e kam vënë re praninë e tij aty sepse ndryshe do t'i rritet mendja.
-Dëshirojë një tortë Oreo dhe një Fanta me portokall-them pa e parë aspak sepse në vendin tim është Joana ajo që po i kushton rëndësi.

-Menjëherë-thot prerazi dhe pas një rrotullimi joshës të këmbëve të tij kthehet për të marrë gjërat e kërkuara.

-A nuk është i bukur?-pyet ajo duke pulitur sytë 3 herë rreshtë me qëllim.

-Mos e shiko ashtu Jon sepse duket sikur ke ndërmend ta hash të gjallë atë.

-Të lutem, nëse do më dilte kjo mundësi e artë do ta haja me qershizen mbi kokë-pasi thot këto fjalë me pamjen serioze unë nis të qesh menjëherë.

-Ti je cmendur-them dhe marr telefonin në duart e mia-E paska zënë barku keq sot Sabrinkën.

-Nuk e di c'e zuri por ndoshta është duke bërë muhabet me Erisen, një goc që e takoj papritur tek dera.

-Ah Erisa ajo vajza e këndëshme që punon me motrën time në supermarketin e "Spar"-it.

-Po po ajo...si quhet ajo vendi i punës së kësaj...-po shikonte sipër në tavan për pritjen e përgjigjes sikur ajo përgjigje do t'i vinte menjëherë nga qielli.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now