39//Takim mbi takim

46 5 0
                                    

-Vërtet mendon se kjo është një ide e shkëlqyeshme e dashur?-pyet Roxhersi duke mbajtur menun para fytyrës në mënyrë që mos të duket.

-Këto Jufkat në menu po ma bënkan me sy.

-Rene!

-Po i dashur,-I përmend fjalën që ka më shumë qejf.

-Vetëm me këtë fjalë arrinë t'ma shkrish zemrën. Mos ndalo së përmenduri këtë fjalë-thot duke më vështruar hutuar me një buzëqeshje ndërsa unë i ul menun dhe picërroj sytë lezetshëm dhe them:
-Në fakt kam vendosur të të thërras hundë derr.

-Cfarë? Nga doli kjo?

-Se di, një moment mu kujtua Penelope kur po e shikoja dhe po të imagjinoja ty me hundën e derrit.

-Ti dhe karakteri yt fëmijënor.

-Pastaj i dashur po mendoja për ne.

-Tani u nxeh pak situata.-Këtë e thot me një ton entuziasmi duke ulur menun menjëhere pa i interesuar nëse Maria apo Juri do t'na shikonin.

-Qetësohu djalosh se kam frikë se e keqkuptove. Mos harro se kam një dirtymind.

-Unë e kam më keq se ty edhe pse akoma më vjen për të qeshur me atë c'ka tha Maria në drekë.

-"Mos harroni të vendosni një tabelë me nënshkrimin +18" –imitova dhe qeshëm.

-Ishte perlë.

-"Po të lutem tani, unë jam njeri i zgjuar"-e imitoj sërisht.

-Tani ajo do të të vriste.

-Do me zhdëpte në dru.

-Jam kurioz fillimisht të dijë nëse jeni zënë prej flokësh ndonjëhere dhe më e rëndësishmja se cfarë po mendoje për ne.

-Me Marian nuk zihem në të tillë mënyra thjesht përpiqemi të ofendojmë njëra-tjetrën duke e quajtur "Mali Korabit" ndërsa ajo më thot "Një metër e një qofte",-kjo e bëri të qeshte me atë buzëqeshje që të shkrin zemrën e akullt të bërë copë-copë dhe shtova-me Joanën zihemi shpesh prej flokësh ndërsa me Sabrinën zakonisht...

-Tani le të flasim për ne-thot duke më kapur duart sikur të jetë gjëja më romantike.

-E di se kemi 10 orë pa u zënë.

-Ndoshta duhet të ishim martuar më parë që mos të ziheshim-thot duke qeshur.
-Megjithatë të kthehemi asaj c'ka po mendoje pak më parë sepse dhe unë kam menduar dicka për ne.

-Shiko e imja nuk është e rëndësishme vërtet. Thjesht ishte ideja se nëse unë do kisha një hund derri a do t'më dashuroje ti në të njëjtën mënyrë që më do tani?

-Po të kishte bishtin kacurrel të derrkucit po, por hundën...-thot duke marr shprehin e të qënit nazeli, gjë të cilën e kthen menjëherë fal një të buzëqeshje-Do të të doja edhe nëse do ta dija që do t'më jepje helm që të vdisja. Nga duart e tua s'do kisha frikë ta pija helmin.

-Oh Roxhers, kjo ishte dicka që nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë.

-E di, kam lindur për të qënë romantik- thot me një të qeshur dhe shton-cifti erdhi.

-Bukur pra, tani besoj se do cdo gjë do të shkoj sipas planit.

-Tani merr këtë kufjen vendose në vesh ndërsa ti më jep një nga kufjet e tua ta vendos në vesh. Je e sigurt se e vendose atë përgjuesin e vogël në unazën që i dhe?

-Normalisht që po. Madje u kujdesa që ta vendoste në gisht dhe mos ta hiqte sikur fundi i botës të ndodhte. Mirpo ti, a ja vendose përgjuesin në manshetat e këmishës?

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now