2//Kur ndodh ajo që nuk e pret

115 9 27
                                    

-𝐒𝐞 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢𝐦 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐲 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐦𝐞 𝐡𝐲𝐣𝐞𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐛𝐨𝐭𝐞𝐬 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐬𝐚 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐢𝐦 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐲 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞 𝐞 𝐮𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭

#################################

"Sa i bukur" mendoj një moment dhe i vendos dorën në fytyrë për ta parë mirë madje dhe buzëqesha ëmbël.

-Ah moj e marrë ç'bën për hir të Zotit. Po flirton me manekinin?

-Manekinin?! Uhg sinqerisht po filloj ta urrej jetën time-i heq kapelen manekinit dhe vështroj. Pse gjithmon kisha një si fobi prej tyre dhe gjithmon i ngatërroja me njerëzit e vërtet.

-Ti nuk je mirë-vuri pikën Joana duke hapur makinën me anë të antifurtit të cilën e mbante në duar.

-Unë? Unë jam shumë mirë thjesht po mbahesha tek ky...ky manekini-thash duke qeshur në siklet.

-Ke nevoj të të coj në shtëpi?-pyeti Sabrina

-Jo jo mundem të shkoj vetë në shtëpi madje sapo të arrijë do të të marrë në telefon.

-Epo mirë meqënëse e thua dhe ti shikohemi atëherë dhe mos i jep si e çmendur makinës more vesh? Mora thuaj.

-Po vet pyete dhe po vet u përgjigje-ja bëra me dije dhe hapa makinën time me anë të antifurtit të makinës sime.
Në mes së makinave të mëdha miliona dollarshe u gjend dhe kanacja ime e vogel tepër femërore. Një makinë e vogël e kuqe e tipit "Mini Cooper" e cila për mua është një parajsë e vërtet dhe mbi të gjitha e mrekullueshme.

-Nga do gjendesh?-me pyeti Joana

-Do vonohem në trafik dhe do iki në shtëpi-thash megjithatë e dija se nuk do të ishte kështu.

-Shihemi në grupin tonë "Hallë qarëset"-tha duke qeshur ndërsa unë ngrita vetullat qetë sikur të doja të thoja "Patjetër".

-Po ti Sabrina? Nga e ke rrugën?-pyeti Joana sërisht.

-Unë do të takohem me mamin sepse pak më parë më shkruajti dhe më tha se po më priste tek "Polisi" nga stacioni i trenit.

-Oh mrekulli atëherë rrugët tona ndahen këtu-them pa humbur kohë.

-Shihemi-thot Sabrina duke u futur në makinën e saj.

-Ehh sa e shkathët kjo-tha Joana.

-Thuaj Mashallah se e more msysh-thash duke qeshur.

-Mashallah mashallah

-Kap naj gjë me dorë-e qeshura ime u shtua ndërsa Joana më pa sikur t'më kishte armike.

-Shko shtrigë e keqe shko mu zhduk nga syt-tha ndërsa unë i nxorra gjuhën dhe u futa në makinën time.

-Oh se kuptoj pse më bijnë për pjesë makinat e bosave-thash dhe pasi vura rripin e sigurimit mora frymë thellë dhe nisa të lëvizja pak nga pak makinën.

-Hë moj ngece?-pyeti Sabrina duke ardhur ngjit makinës sime.

-Dhe ty të kisha mangut tani po ec shiko punët e tua-e përzura.

-Epo mirë, mua më lusin që t'i shoqëroj në muhabet-tha sikur të ishte një mendjemadhe.

-Bukur Rene je në rrugën e duhur-thash dhe më në fund ç'lirova kanaçen time kuqalashe.

Mora frymë lirëshëm dhe eca duke i shtuar shpejtësinë makinës. Fatkeqësisht apo fatmirësisht kisha këmbën e rënd dhe kjo gjë bënte gjithmon që shpejtësia e makinës sime të ishte më tepër seç duhej.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now