48//Vazhdimi i nje takimi magjik

33 6 0
                                    

-Pjata tuaj zonjë dhe zotëri...-kamarieri vendos në tavolinë një pjatë me makarona.

-Por jemi dy-them si e hutuar ndërsa kamarieri largohet.

-Më mirë një, ta bëjmë si italianët që për pjatë të parë hanë gjithmon makarona-thot duke vënë buzën në gaz.-Pastaj jo cdo gjë është e rastësishme, kjo është e qëllimshme.

-Mos ke vendosur vallë të më propozosh për martesë sot?-pyes paksa e cuditur nga gjithë mirëorganizimi që kishte bërë.

-Jo...! Këtë në fakt nuk e kisha menduar-thot nën një pamje të sinqertë.

-Zhgënjyese!

-Por ne jemi të martuar-thot si pafaj.

-Jemi por të propozova unë jo ti mua-them si me ankesë.

-Epo unë nuk të thash "Më propozo Rene sepse nuk di si të propozoj"-thot menjëherë.

-Epo dhe unë nuk e dija se cfarë mund të ndodhte-ngre zërin.

-Sinqerisht? Keni ardhur për tu zënë apo për të shijuar darkën zotëri,-kamarieri i cili sic dukej ishte dhe mik i Roxhersit vendosi pak qetësi në tavolinën tonë.

-Faleminderit Toni. -thot Roxhersi duke mirëmbajtur veten. Vendos dorën mbi flokët plot xhel dhe i shtrin akoma më shumë sikur të dëshiroj t'i bëj një rrafsh të vetëm.

-E njeh gjë kamarierin?-pyes ndërsa ai më sheh i habitur.

-Po por pse më pyete?!

-Do ishte burri perfekt për Nadën time-pasi them këto fjalë ai ja plas të qeshurit.

-Mu bëre fiks si ato nënat nëpër lagje-thot nën trajtën e një të qeshure të lezëtshme por si përfundim e prish lezetin duke thënë:
-Por Toni është i lidhur dhe po pret një fëmijë.

-Oh! Sa bukur!-më shkëlqejnë sytë teksa e shoh Tonin prej faktit se jeta e tij tashme po merrte kuptim.

-Por përsëri asnjë s'ma kalon dot mua-thot duke qeshur.

-Pse? Cfare ke bere ti ndonjë gjë interesante?

-Unë? Dhe pyet?-qesh sërisht.

-Po pra ti. Po pyes se u bëra kurioze-them duke qeshur.

-Unë u bëra baba pas martese pa pritur 9 muaj bebushin. Erdhi bebi me lejlek, kështu "bam bam" përnjëherë.

-Kjo është e vërtet-them duke qeshur por shumë shpejt e qeshura kthehet thjeshtë një buzëqeshur-Meqënëse jemi në një takim dhe do flasim për gjërat që duam...epo unë dua...

-Ti do...?

-Unë dua të kem një fëmijë me ty...-sytë e tij shkëlqejnë më shumë se cdo gjë tjetër.

-Kjo është e mrekullueshme...-thot menjëherë dhe ngrihet nga karrigia për të ardhur drejtë meje dhe për të më përqafuar. Përqafohemi ashtu së bashku, aq fort saqë asnjë gjë nuk mund të na ndajë.
-Kjo është ajo cfarë më ka bërë vërtet shumë të lumtur-sytë i ka paksa të përlotur, këtë e ve re sapo ndahemi nga përqafimi.

-Po qan?-pyes në të njëjtën gradë me të.

-Jo...unë thjeshtë...-vendos dorën në sy dhe i fërkon sytë lehtë-...më ishte futur dicka në sy. Ndërsa ti po që po qan.

-Do të qaja vërtet neës do të thoje se po qaje-them menjëherë dhe më pas shtoi-Megjithatë jam në konsultime të vazhdueshme me doktoreshën. Do t'i vazhdoj të gjithë trajtimet e nevojshme që duhen për të pasur një fëmijë tonin. Pastaj, cdo gjë varet nga durimi yt.

Djali i ëndrrave të mia ✔Unde poveștirile trăiesc. Descoperă acum