28//Supë me ty në vend të limonit

46 6 0
                                    


-A je më mirë?-pyeti duke ndërruar kompresën e ftohtë nga balli im i ngrohtë.

-Se di a jam...-përgjigjem dhe ndjej të ftohtë.

-Digjesh nga temperatura-tha duke me vendosur dorën e ftohtë në ballë.

-Me siguri, duhet të më kenë rënë të fikët-them e sigurt duke u mbledhur akoma dhe më shumë me batanie. Kisha nevoj dhe për batanie të tjera. E ndjeja se po ngrija, po ngrija e tëra dhe nuk mundesha të beja asgjë për këtë. As nuk mund të lëvizja për të marr një tjetër batanie por as mund t'i thoja atij se kisha te ftohtë dhe kisha nevoj për një batani.

-Ke ftohtë?-pyetja ishte si një bingo e rënë prej qiellit në momentin më të nevojshëm.
Nuk flas, por thjesht pohoj me kokë. Ndihem shumë e lodhur dhe e vetmja gjë e nevojshme është të pushoj, të rri urt dhe të zhytem në syt e tij. Ndoshta ata sy do ma ulin temperaturen që vendosi të bëhej pjesë e imja pa piken e arsyes dhe pa piken e logjikës.

-Ja...-merr batanien që cuditërisht ishte pas meje dhe ma hedh menjëhere
-Vendose një herë termometrin-ma drejton mua sikur të kishte në dorë një lule të bukur.

-Jooo...-them me zë të lart dhe shtoi-Më pas do kem shumë ethe. Termometri është shumë i ftohtë-ankohem si fëmijë kokfort dhe camarrok.

-I ziu unë për mendt e tua,-flet më keq se mami im-termometri do ngrohet nga temperatura e trupit tënd. –Merr frymë thellë dhe vendos të thot një fjali të tretë-Megjithatë ke dy zgjidhje:
1-ose ta vendosësh vetë
2-ose ta vendos unë.

-Ti?! Jo, jo, jo ,jo, jo. Ma jep këtu atë!-ma jep termometrin në dorë dhe qëndron duke më vështruar mua.

-Qënka akull!-ankohem dhe fus dorën brënda batanies. Tashmë do ndjeja të ftohtin e dytë në lëkurën time. Do ndjej atë copë qelqurine të shkallëzuar teksa vendoset nën sqetullën time të ngrohtë. Arrijë të ndjej kontrastikn mes dy temperaturave anormale. Nëse do isha termometër do isha shkrirë nga këto dy të kundërta.

-E vendose?

-Po-pohoj me kokë.
-Kisha shumë që qëndroja në tokë?

-Jo, sapo u futa në shtëpi dëgjova thyerjen e një gote. Mendova se po laje enët dhe ishe krejt normale. Mbylla derën dhe kur të pashë të vështrova të zverdhur dhe përtok.

-Nëse me sheh kështu zakonisht mos u tremb. Temperatura e ardhur nga "kush djallin e di se nga ku" më katandis në këtë gjëndje. Është zakon t'më bijen të fikët por...shhht, askush nuk e di këtë normalisht vec mamit dhe babit tim. Tashmë do apo s'do të duhet ta dish dhe ti-qesh lehtë ndërsa ai më vështron mua me një fytyrë neutrale. E di se ka dicka që nuk shkon mes nesh. Distanca...kjo ishte shkaktarja. Por e di se cfarëdo që të ndodh nuk duhet të thyeja atë barrier që kishim vendosur. Ishte për të mirën tonë. Për të mirën time, më shumë për të mirën e tij...

-Sekret shteti i rëndësishëm ky për tu mbajtur-qesh më në fund duke ulur kokën.

-Në fakt askush nuk e di dhe me pak fjalë nuk dua as që ta dijnë. Gjithmon jam viktima e sëmundjeve dhe nuk dua të dukem vërtet viktim. S'më pëlqen të tregoj plagët. Ka pak ujë për të pirë?-pyes duke ndjere gojën e thatë.

-Jo, e kemi me lek-thot serioz dhe pastaj qesh duke u cuar për të shkuar drejtë aneksit për të plotësuar dëshirën e princeshës bibizele.

Shtrij kokën në jastik dhe shoh tavanin. Tavani i bardh zakonisht nuk luan vendit por këtë rradhë ai më duket sikur gugullon. Sikur ka një goxha energji në brendësi. "...është fuqia e çakrës1"rrija të kujtoja nga serialet apo filmat e famshëm të Naruto Shipuden. Vallë të kishte dhe muri një copëz çakre? Po unë ku e kisha copëzën e çakrës sime? Dreqin, ku ekziston çakra një herë!

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now