35//Epo teknikisht...

55 8 1
                                    

-Pa hë një herë, pa më thoni kush jeni?-pyeta pa mu dridhur qerpiku ndersa shikoja Marian me bisht të syrit e cila kishte bere veshin e saj njësh me telefonin tim për të përgjuar atë c'ka flitej ndërsa Joana picërronte sytë nën një formë dyshimi.

-Eh kush jemi ne...-dukej se zëri i huaj bënte të vështirin.

-E kush?-pyes sërisht dhe pasi rrotulloj sytë dhe gogësijë e lodhur nga lojërat them menjëehere-Shiko nëse je ndonjë copë polici i kërcenuar nga Roxhersi për të më telefonuar mua dhe për të marr vesh se c'përgjigje do u jap të huajve...khem khem jo vetem që ty do të të gjejë dhe do të të var por i shkreti Roxhers c'do mallkoj veten për telefonatën që bëri.

-Po të betohem që me mua nuk ke punë, Roxhersi i ka fajet...-një zë djali dëgjohet nga krahu tjetër i telefonit i cili e nxierr Roxhersin të lagur nga situata.
"Po ti mër kastravec pse flet" zëri i Roxhersit i acaruar dallohet nga telefoni dhe kështu një goxha goditje e mprehtë.

-E mirë, zirje të mbarë...-them dhe mbyll telefonin ndërsa vajzat qeshin sikurse dhe unë. Kjo ngjarje ishte goxha qesharake megjithatë ndjeja se gjërat më qesharake të asaj dite nuk kishin ndodhur akoma.

-Rene,-pas së qeshures Maria më shikon me interesë-Vajzat që kemi pasur në gjimnaz duan të organizojnë një festë. Si mendon?

-Kam thënë ndonjëhere jo unë?-pyes ndërsa të dyja qeshin. Unë gjithmon u thoja "jo" pasi shpesh më dilte ndonjë punë, kisha ndonjë mbledhje familjare, ndonjë sebeb, s'kisha nerva pra cdo gjë varej nga gjëndja ime psiko-fizike.

-U shkrova se do të vijmë dhe gjithashtu kërkojnë që ta marrim dhe Joanën.

-Mua?!

-Po pra ty Jo-jo, pse mos kërkojnë ndonjë tjetër?

-Epo unë vërtet nuk vij dot sot. Kam provim nesër në Histologji dhe më duhet të përgatitem mirë e mirë.

-Bukur doktoresh, mund të marrësh rrugën tënde-thot Maria me një hije mërzitjeje ndërsa telefoni im tingëllon sërisht. E vë rë me kujdes dhe vështroj se është sërisht një numër privat. Psherëtij dhe e hap sërisht.

-Alo?

-Alo Rene Rexhepi dua të dini se...-zëri misterioz ishte më tepër serioz, zëri dukej gjithashtu i modifikuar tamam si tek filmi horror "Scream" kur merr individë të ndryshëm në telefon dhe i pyet se si dëshirojnë të vdesin. Film interesant në fakt.

-Ah sinqerisht më lodhët. Mos mi bini më telefonit se do ju vij në komisariat dhe e zeza c'do t'ju gjej. Mbylleni dhe mos i bini më se ju zuri e zeza. Mirupafshim teveqela.

Ua mbylla telefonin e acaruar dhe e futa në cantë në mënyrë të atillë që të mos më shqetësonin më tepër. Isha lodhur duke u marr me brockullat e Roxhersit. Madje-madje e kisha lutur shumë. I kisha shkuar goxha mbrapa. Prit,prit...nuk jam dorëzuar jo por sot si shefja e vetes sime vendosa të merrja një ditë pushim përderinsa do kemi një ditë nostalgjike.

-Dhe kush do të vij në këtë organizim?

-Ne që jemi gjithmon. Unë, ti, arusha jote e malit, Alesja, Stela, Anisa, Roksana, Fjoralba dhe ndoshta Elena. Besoj se kjo e fundit nuk vjen, jo për gjë por është e martuar tani madje-madje pret edhe fëmijën.

-Ahh sa bukur. U bënë afërsisht dy vite që nuk shikohemi me to.

-Tre Rene. Tre. Domethënë për ty se unë për vete i kam pasur në klasë. Nuk mu ndanë se nuk mu ndanë-tha duke qeshur.

-Epo shkoj autobusi nga shoqëroret vetem unë, Stela dhe ajo Gehmeda Ishmi shkuam nga shumica e shkencoreve.

-Kohë të bukura atëhere-thot Joana ndërsa unë rrudh buzët në shenjë mospëlqimi.
-Mos u anko se nuk ja ke kaluar bukur-merr pamjen e një qortueseje.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now