18//Duar lidhur,zemër hapur

65 10 0
                                    

-S'mund t'jesh i askujt kur je vec imi

________________________________________

-Tashmë arrij të kuptoj pse duart tuaja qënkan të lidhura-qeshi si melodia e hollë e flautit magmatik dhe më hodhi syt mua.
E dija fort mirë se pas asaj të qeshure tepër të gjallë shfaqej një inat i cili mund të shfaqej në mënyra nga më mizore. Në fakt ishte i dashuri i saj nuk mund t'i vija faj sepse dhe unë nëse do të shikoja të dashurin tim të prangosur me një vajzë tjetër do arrija të budallepsesha.

-Sa do doja mos të isha këtu në këto momente-psherëtij dhe kruaj pjesën e pasme të kokës duke u përpjekur të shmangia shikimin e atyre ledhatimeve dhe puthjeve që kisha përballë vetes.
Më vinte mirë që Roxhersi kishte një person që e donte pranë vetes por të tregohem shumë reale dhe e vërtet nuk isha plotësisht e lumtur për këtë.
Megjithate le të arrinte të bënte c't'i kish qejfi unë e kisha ndar mendjen se do të përfundoja beqare tërë jetën duke mos hedhur syt tek ndonjë apo duke mos u martuar, s'do të ishin asgjë më shumë vec një pengesë, ose ndoshta unë do të isha për ta një pengesë.

Buzeqesha me dhimbje dhe vendosa dorën në barkun tim dhe më pas dorën tjetër duke harruar se nëse dora imë do të tërhiqej atëhere dora e Roxhersit do të përfundonte tek unë dhe Sara, e dashura e tij do të binte përtok. Fatkeqësisht kështu ndodhi. Sara ra përtok ndërsa dora e tij përfundoj në barkun tim.
Mbylla sytë fort duke ndjere se kisha bërë një gabim dhe me sy mbyllur buzëqesha në pritje që dora e tij të largohej nga aty dhe po ashtu dora ime të tërhiqej por nuk ndodhi.

-A je mirë? Të dhemb barku?-pyeti

-Hëm? Mirë jam...thjesht,-isha gati t'i thoja se cfarë kisha por erdha në vete dhe e mbylla gojën duke thënë-jam pak e lodhur asgjë më shumë.

-Oh Roxhers...c'po më dhëmb këmba-u ankua Sara e cila u cua më kujdes nga vendi dhe vështroj dorën e Roxhersit i cili qëndronte akoma mbi barkun tim. Dreqin. E shtyva menjëhere dhe ndjeva të skuqem. S'kisha lejuar ndokënd ta vendoste dorën në atë mënyrë dhe Roxhersi s'mund të ishte më special për ta pasur atë privilegj.

-Me fal Sara thjesht nuk e vura re që re aq papritur.

-S'ka gjë i dashur-qeshi dhe ju ul mbi preher.

-Do ishte më e këndëshme të uleshe mbi karrige-I tha për të disatën herë.
Në fakt herë pas here më dukej sikur Roxhersi nuk ishte fort i apasionuar pas saj ndërsa ajo më ngjante si një rosë që shkon pas dikujt që ka vërtet dicka për t'i dhënë si ndonjë ngritje në detyrë, ndonjë kacidhe më tepër, ndonjë mundësi për të ardhmen e të tjera gjëra që kush dreqin mund t'i dinte.

-Herë skuqesh dhe herë zverdhesh Rini, je mirë? Ke filluar t'më dukesh si semafori.-Fjalia e saj u shoqërua me të qeshurën e saj aspak të këndëshme dhe përpos të qeshurës se saj ajo u shoqërua me shikimet e vrazhda të Roxhersit kundrejt saj.

-E kam Rene e dashur, Siri?-e theksova emrin e krijuar duke e kthyer në pyetje.
-Thjesht jam pak paqejf dhe e lodhur, asgjë që duhet të dish më tepër. Besoj se u tregova e qartë.

-Uuu sa e sertë dhe serioze-tha dhe qeshi sërisht duke ngacmuar Roxhersin
-Pa qesh dhe ti i dashur, shoqja jote është vërtet shumë gallat.

-Oh Zot na ruaj mendjen-belbezova dhe shtyva me kujdes pjatën e saj.

-E di cfarë mendoj Sara?

-Më thuaj.

-Mendoj ta mbyllim për sot dhe ti të ikësh në shtëpi. Përpos kësaj t'më kthesh celësat e shtëpisë.

-Por ti...

-Celësat-hapi pëllëmbën e tij dhe e vështroj me një shikim tepër të mbyllur duke mos i dalur në pah asnjë shkëlqim i bukur ashtu sic ndodh zakonisht.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now