21//Nje copez nga Joana

74 7 2
                                    

Dhe koha pakuptuar thjeshte ndal kur jam me ty...

##########################

-E puthi, s'mund ta besoj dot akoma se e puthi...-Marias nuk i mbyllet kurrë goja duke përmendur "bëmën time" të re.
Qejfi në sytë e saj dallohet që nga 70 metra larg...e minimizova paksa mendoj se që nga 1 kilometer larg.
Akoma vazhdoj të më vërtitet në mendje pyetja pa përgjigje:
"Si ka mundësi që shoqes vazhdon t'i bëhet qejfi për ty më shumë se ty për veten?"

-Mund të mos e përmendim më ketë skenë?-pyes.

-Unë dua ripërsëritjen e pjesës që pashë ndërsa ti më thua ta harroj.

-Epo nuk e kemi me buton ne.

-Vazhdoj të mendoj se ju shkoni shumë-qeshi me lumturi dhe bërtiti në mes të pyllit-Ah dashuria, tamam si në filmat e mi të dashur turk.

-Maria...Po më vjen pështirë nga vetja ime tani, mund të... shhhhh...

-Ah pra kjo qënka arsyeja pse ti ka pirë pesë litra ujë deri tani-më vendosi në lojë Joana.

-Kam pirë pesë litra ujë për këtë arsyeje dhe më duket sikur nuk më hiqet akoma ajo puthje nga buzët.

-Epo paska qënë ngjitëse-qeshën të dyja nga fjala e Marias.

-Ahh sa të këqija jeni-marr frymë dhe nxierr frymë duke vështruar diellin e pafuqishëm kundrejtë pemëve të mëdha e gjelbërake.
Shoh fotonin e dobët të dritës i cili arrin të më ceki pak lehtëshëm dhe pa dëmtim.
Megjithatë përtej përshkrimeve detajuese të ambientit mendja ime vazhdonte të qëndronte pas në kohë.

Flashback:

Ndahem dhe ngrej dorën lart për ta qëlluar në shpullë. Sado e madhe mund të ishte përpjekja nuk munda pasi dora ime u zu në flagrance dhe u kap menjëhere nga dora e tij.

-Ja pra kjo ishte një puthje me zor, meqënëse nuk më besoje.

-Vazhdoj të të mos besoj.

-Puthe mor, puthe prap se falas e ke-s'mund të rrinte pa ndërhyrë zëri i Marias.

-Shhhttt...Cohu, do t'i lëmë pak në privatësi. Besoj se Rene do ndihet goxha më e lehtësuar nëse ne nuk do jemi vërdallë-e dija se Joana do arrinte të më kuptonte mirëpo e dija se do donte t'më shikonte bashkë me të për një kohë akoma më të gjatë.

-Pikërisht të pjesa kur po krahasoja Renen dhe Roxhersin me Huan Migelin dhe Maricuin?

-Hajde tani...ec se do i shohim pas kësaj pemës,-përshpëriti këtë të fundit, ja pra ku më tradhëtoj dhe mirëkuptimi i shoqes sime.

-Uuuu në rrëgull pra, ide e bukur-ja ktheu në përshpërim dhe duke e cuar nga vendi ku ish ulur arriti të zhdukej me Joanën pa lënë gjurmë por vetëm zhurmë të vazhdueshme të gjetheve ku shkelnin.
Megjithatë situata u kthye me serioze se më parë.

-Ti apo unë? Kush do iki prej këtu?-pyeta duke u larguar nga ai disa hapa më tutje.

-Askush.

-Ti apo unë?

-Pse po e bën këtë?

-Sepse unë nuk besoj tek njeri dhe sidomos tek ty.

-Kjo nuk është Reneja që njoh unë.

-Ti nuk e njeh fare Renen.

-Reneja që unë njoh beson verbërisht tek unë.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now