22//Hapje

72 6 0
                                    

Cfaredo qe te ndodh ti do jesh gjithmon zgjedhja ime me e mire.

##########################

-Përshëndetje të dashur miq...,-unë dhe Maria bëjmë provën e fundit pasi për rreth 10 minuta të gjithë kampistët do të mblidheshin rreth nesh për të nxehur situatën dhe për të bërë cdo gjë akoma më bukur dhe më argëtuese.

-Prit.-Ndërpret hyrjen shef Tomorri i cili ka ardhur për të parë provën e fundit ndërsa ne të katërt kthejm kokat.
-C'është kjo hyrje e tillë kaq skandaloze? Dy vajzat bashkë dhe dy djemtë bashkë?! Po më ngjani si pjesë e LGBT, jo se kemi dicka me ta sepse secili ka jetën e vet por që nuk më pëlqen aspak një hyrje e tillë.

-Unë mendoj se është mirë,-ndërhyj

-Unë mendoj se jo.

-Pse?-pyeti Maria e cila e dinte se ai kishte të drejtë por e dinte se nuk mund të qëndronte në krahë të Franceskos, pasi nuk i pëlqente aspak.

-Vendosni një herë kreativitetin në punë. Vërtet mendoni se dy vajza krahë për krahu ngjajnë bukur dhe unë kam një mendim të njëjte me ju për këtë pjesë por të shohësh dy djem të cilët janë kapur dorë për dore është kulmi. Një budallik i till zgjidhet kështu, Maria dhe Francesko së bashku ndërsa Reneja dhe Roxhersi normalisht që së bashku.

-Po sikur unë, Reneja dhe Roxhersi të jemi bashkë dhe Francesko vec? Ose...ose...unë vec, Francesko vec ndërsa Reneja dhe Roxhersi bashkë. Sic thot dhe zoti Tomorri nga duhet një cift në mes për syrin e keq-qesh pasi sheh shikimet e mia luftarake dhe tepër vrastare. E dinte tepër mirë kërcenimin e frikshëm, të atij shikimi të shëmtuar dhe aspak frytdhënës.

-Jo, jo ashtu sic ju thash do bëni-me pak fjalë e kish ndarë mendjen se do të na e nxinte jetën.

Ndërruam vendet ose më sakt të themi se Maria dhe Roxhersi ndërruan vendet për të qënë sa më pranë partnerëve të tyre.

-Tani arrijë ta shikoj shumë më mirë bukurinë që arrini të paraqisni. Oh, paskan kaluar 10 minuta. Po shkoj të thërras të gjithë gazetarët në mënyrë që të nisim aktivitetin tonë.

-E marrtë dreqi...-belbëzova e pa lumtur për vendimin përfundimtar të Tomorrit, vendimin që unë dhe Roxhersi të ishim së bashku.
Edhe doja por në të njëjtën kohë dhe nuk doja.
Nuk doja të krijoja akoma dhe më shumë lidhje me të. Doja që ta mbaja larg vetes sime pasi sa më shumë qëndroja me të aq më shumë lidhje krijoja ndërkohë sa më larg t'i qëndroja kuptoja se aftësia ime për të bindur veten për dicka ishte më e fort se kurrë dhe si pasoj "arrija ta harroja" mirëpo sërisht e ndjeja nevojën për ta pasur pranë.
Kisha frikë se nëse vijoja t'i afrohesha apo t'i jepja mundësinë për t'u afruar më tepër me mua atëherë ai njeri për mua do të ishte një lëndë narkotike tepër e fort pa të cilën nuk do mund të rrija.
Kush është ai përson që dëshiron të helmoj veten e tij me pesticide të panevojshme? Unë jo një here sepse ilacet janë një nga gjërat që urrej më së shumti në gjithë botën kështu mos të vazhdojmë më tutje.

-Dicka që nuk shkon?-pyeti ndërsa unë qëndroj neutrale dhe nuk kthej kokën.
-Asgjë që duhet të dish-buzëqeshja në fytyrën e tij fashitet menjëhere dhe në vend të kësaj vijon një fytyrë habitëse.
-Ka ndodhur gjë?
-Asgjë.
-E sigurt?
-Si drita e diellit.
-Si ka mundësi që u ktheve kaq serioze?
-Po përse vallë të dukem gjë palaco unë ty që të ngërdheshem cdo moment nga të qeshurat?
-Je vërtet e cuditëshme. Mënyra se si e ndryshove sjelljen tënde...-e anashkalova bisedën e tij kur vështrova Joanën dhe Nadën të hynin brënda në "sallën e madhe" të drunjtë të ndjekur nga një tufë me gazetarë.

Djali i ëndrrave të mia ✔Where stories live. Discover now